Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lleshaj: Gjyqtarët nxorën nga burgu 28 kriminelë të rrezikshëm

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Lleshaj: Gjyqtarët nxorën nga burgu 28 kriminelë të rrezikshëm

Ministri Sandër Lleshaj, tregoi në Kuvend përse qeveria veproi me emergjencë duke kaluar me akt normativ për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë, pagëzuar si “Anti-KÇK”.

Duke bërë një panoramë të përgjithshme të punës së policisë, ai tha se puna është intensive për të çuar elementë kriminalë para drejtësisë. Ai shtoi më tej se burgjet po furnizojnë skemën e krimit me kriminelë të tjerë të dënuar dhe të liruar në kushte absurde. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, shprehu shqetësimin se përmes vendimeve të papërgjegjshme, është mundësuar sidomos vitin e fundit kryesisht, dhënia e vendimeve që janë jo vetëm përtej ligjit, por edhe përtej logjikës.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai shtoi se përmes këtyre vendimeve, po lirohen elementë me rrezikshmëri të lartë kriminale.

“Ne besojmë se ka ardhur momenti për një kthesë serioze, historike, për të shkatërruar modelet që shkatërrojnë shoqërinë, nëse lihen të mbijetojnë kështu siç janë. Akti normativ, jo thjesht se na e kërkon BE, se këtë pastrim të thellë e kërkon integrimi, por e kërkon e ardhmja jonë.

Vendim unik, i panjohur më parë, në bazë të një recete origjinale, që synon së pari të vendosë drejtësi në një vend që ka munguar.

Sot rezultojmë në një shoqëri që kemi të rinj analfabetë dhe milionerë. Janë krijuar modele kriminale, biznese dhe kanë joshur të rinjtë. Ky model ka shkatërruar rininë, por edhe bizneset që nuk gjejnë hapësirë për tu zhvilluar.

Akti ka një kryefjalë, parandalim të krimit. Është krijuar nevoja e emergjencës, pasi Vettingu rezultoi se shumë persona të drejtësisë nuk ia dilnin. Rreth 50% e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë futur në Vetting, nuk ia kanë dalë vlerësimit.

Përmes vendimeve të papërgjegjshme, është mundësuar sidomos vitin e fundit kryesisht dhënia e vendimeve që janë jo vetëm përtej ligjit, por edhe përtej logjikës, mbi 28 vendime, që provojnë këtë situatë të papranueshme.

Përmes këtyre vendimeve, po lirohen elementë me rrezikshmëri të lartë kriminale, që sipas pritshmërive të policisë, duhej të ishin në burg. Ndërkohë që policia operon përditë për të çuar elementë kriminale para drejtësisë, burgjet po furnizojnë skemën e krimit me kriminelë të tjerë të dënuar dhe të liruar në kushte absurde.

Dalin dhe kanë jashtë edhe logjistikën e madhe kriminale. Ne besojmë fort që kemi një situatë emergjence, e cila duhet adresuar në kushte emergjente përmes aktit normativ”, tha ministri i Brendshëm.

Ministri Sandër Lleshaj la të hapur mundësinë që akti normativ të mos e mbyllë misionin e tij deri më 31 dhjetor 2020, kur është parashikuar si masë emergjente e përkohshme. “Veprimtaria e këtij akti përfundon kohën e tij më 31 dhjetor 2020. Nëse volumi i çështjeve do të jetë i tillë sa që gjykata nuk mund ta kapërdijë këtë, do të shihet për një vendimmarrje të re se çfarë do të bëhet me personat që nuk e kanë kaluar procesin”, tha Lleshaj.

Po kështu ai kërkoi votën nga të gjithë deputetët, duke shpjeguar edhe arsyen. “Ju ftoj ta votoni me 100%. Sepse besoj që është 100% në interes të çdo shqiptari që pronat që janë siguruar përmes gjakut, trafikimit, të mos gëzohen nga ata që janë subjekt i këtij ligji. Për të hequr një model të keq nga shoqëria jonë, dhe askush të mos ketë mbështetje në këtë sallë përsa kohë është rreshtuar në anën e krimit. Të jepet një mesazh i fortë për krimin, dhe për qytetarët që e presin”, përfundoi ministri.

Tags: burgjetkuvendsander lleshajsituata kriminale

TË LIDHURA

Will Smith bën simbolin e shqiponjës me futbollistin shqiptar
Kryesore

Will Smith bën simbolin e shqiponjës me futbollistin shqiptar

10:58 | 26/06/2025
Hetimi i zgjedhjeve të 11 majit, Dumani: Kemi sekuestruar prova të rëndësishme
Aktualitet

Hetimi i zgjedhjeve të 11 majit, Dumani: Kemi sekuestruar prova të rëndësishme

10:49 | 26/06/2025
Opozita kërkon zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Balla: Ju kujtoj që duhen 84 vota, që nuk i keni!
Politikë

Opozita kërkon zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Balla: Ju kujtoj që duhen 84 vota, që nuk i keni!

10:46 | 26/06/2025
Next Post
“S’kam konsideratë për ata kokë palarët”, Murrizi komenton fotot e politikanëve

“S’kam konsideratë për ata kokë palarët”, Murrizi komenton fotot e politikanëve

Shkojnë në 349 rastet me koronavirus në Gjermani

Shkojnë në 349 rastet me koronavirus në Gjermani

“ANTI-KÇK është vija e kuqe”, Rama shpërthen në Kuvend

“ANTI-KÇK është vija e kuqe”, Rama shpërthen në Kuvend

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Will Smith bën simbolin e shqiponjës me futbollistin shqiptar
Kryesore

Will Smith bën simbolin e shqiponjës me futbollistin shqiptar

by mirseda
10:58 | 26/06/2025
0

Ikona e kinemasë botërore, Will Smith, është fotografuar së fundmi duke bërë simbolin shqiptar të shqiponjës me...

Hetimi i zgjedhjeve të 11 majit, Dumani: Kemi sekuestruar prova të rëndësishme

Hetimi i zgjedhjeve të 11 majit, Dumani: Kemi sekuestruar prova të rëndësishme

10:49 | 26/06/2025
Opozita kërkon zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Balla: Ju kujtoj që duhen 84 vota, që nuk i keni!

Opozita kërkon zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Balla: Ju kujtoj që duhen 84 vota, që nuk i keni!

10:46 | 26/06/2025
Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, zjarrfikësja në vendngjarje

Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, zjarrfikësja në vendngjarje

10:18 | 26/06/2025
Arrestohet shoferi që aksidentoi 3 të miturit me monopatinë në bulevar

Arrestohet shoferi që aksidentoi 3 të miturit me monopatinë në bulevar

10:06 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com