Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Liria e medias/ OSBE letër Ramës: Rishiko paketën antishpifje

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Liria e medias/ OSBE letër Ramës: Rishiko paketën antishpifje

Referuar paketës antishpifje, OSBE i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, për të rishikuar ligjin për shpifjen edhe mbi mediat online. Përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Desir, i ka kërkuar Ramës rishikim të ligjeve mbi mediat online në Shqipëri.

Sipas Desir, duhen bërë disa përmirësime në projektligj, në përputhje me standardin ndërkombëtar. “Unë e vlerësoj bashkëpunimin konstruktiv me autoritetet, edhe pse disa përmirësime në projektligjet ende duhet të futen. Shpresoj që rekomandimet tona të merren parasysh dhe se modifikimet do të futen gjatë procesit parlamentar, për të siguruar pajtueshmëri më të mirë të legjislacionit të ardhshëm me standardet ndërkombëtare mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias”, tha përfaqësuesi.

“Vërej që ka pasur përmirësime të rëndësishme në krahasim me draftet e përgatitura më herët gjatë vitit. Versioni i fundit i projektligjit për mediet audiovizuele përmban dispozita të reja, që përcaktojnë më mirë dhe më saktësisht objektin dhe fushëveprimin e ligjit dhe përmend nevojën që AMA të respektojë standardet ndërkombëtare dhe rajonale kur të miratojë vendimet e saj. Është pozitive që dispozitat problematike në lidhje me regjistrimin e emrave të domenit dhe bllokimin e përmbajtjes në internet, janë hequr dhe se propozimi përfshin një përshtatje specifike të së drejtës për t’u përgjigjur në mjedisin e ri të botimeve elektronike”, tha Désir.

Në letrën e tij drejtuar kryeministrit, Désir theksoi disa çështje të mbetura që ende duhet të adresohen, të cilat ai rekomandon për të ndryshuar në procesin legjislativ. Rishikimi ligjor propozon, në veçanti, të modifikojë nenin 132/1 që i jep AMA-s kompetencën për të detyruar ofruesit e shërbimeve të botimeve elektronike të publikojnë një kërkesë faljeje, heqjen e përmbajtjes ose futjen e një njoftimi pop-up në rastet e shkeljeve të dispozitave në veçanti në nenin e ri 33/1. Në këtë artikull, referimi ndaj “respektit të privatësisë dhe dinjitetit të qytetarëve”, i cili është i gjerë, i jep AMA-s fuqi të madhe të re që mund të ndikojë në lirinë e shprehjes.

“AMA ose ndonjë organ administrativ apo rregullator nuk duhet të merret me çështjet e shpifjes, të cilat duhet të mbeten nën kompetencat e gjykatave”, tha Désir.

Shqyrtimi ligjor ngre shqetësime rreth kompetencave të dhëna AKEP-it në propozimin për ndryshimin e Ligjit për komunikimet elektronike, lidhur me miratimin e masave për të mbrojtur një gamë të gjerë interesash, duke përfshirë interesat e vendit, sigurinë publike, të drejtat themelore dhe çdo dispozitë të përfshirë në sistemin ligjor shqiptar. Këto nocione janë shumë të definuara dhe mund të jenë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të sigurisë juridike, proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë dhe nuk përfshijnë rregulla specifike për mënyrën e sigurimit të mbrojtjes së lirisë së shprehjes.

Për më tepër, neni 133 i projektligjit ende i referohet gjobave ekonomike shumë të larta që do të vendosen në rastet e shkeljeve.

“Shpresoj se analiza ligjore, që përfshin një numër rekomandimesh, do të jetë i dobishëm në diskutimet e mëtejshme. Zyra ime do të vazhdojë të jetë e angazhuar ngushtë në këtë proces, i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës për të gjithë aktorët relevantë deri në përfundimin e saj “, përfundoi Désir.

Tags: “Paketa Antishpifje”Letërliria e mediasOSBErama

TË LIDHURA

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur
Aktualitet

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur

18:25 | 07/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh
Politikë

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Next Post
Çfarë pritet ndryshe nga opozita në shtator?

Çfarë pritet ndryshe nga opozita në shtator?

“Goditje në zemër, ndërron jetë Erdogan”, lajmi që shkaktoi konfuzion

“Goditje në zemër, ndërron jetë Erdogan”, lajmi që shkaktoi konfuzion

“T’i ngulën thikat në shpinë ata që nuk e prisje!” Për kë e ka fjalën këshilltarja e Haradinajt?

“T’i ngulën thikat në shpinë ata që nuk e prisje!” Për kë e ka fjalën këshilltarja e Haradinajt?







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Begaj bashkon mësuesit nga të gjitha trevat: Integrimi s’do të thotë asimilim
Bota

Begaj bashkon mësuesit nga të gjitha trevat: Integrimi s’do të thotë asimilim

by mirseda
18:34 | 07/03/2026
0

Në Ditën e Mësuesit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, bëri bashkë mësues shqiptarë nga të gjitha trevat...

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Sulmet në Dubai e Abu Dhabi, presidenti i Emirateve paralajmëron Iranin: Nuk jemi pre e lehtë

Sulmet në Dubai e Abu Dhabi, presidenti i Emirateve paralajmëron Iranin: Nuk jemi pre e lehtë

18:28 | 07/03/2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur

18:25 | 07/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com