Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Lëvizjet e autorëve që rrëmbyen dhe ekzekutuan Prengën, çfarë zbuluan kamerat

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Lëvizjet e autorëve që rrëmbyen dhe ekzekutuan Prengën, çfarë zbuluan kamerat

Zbardhet të tjera detaje për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, trupi i të cilit ende nuk është gjetur nga policia. Në dosjen e Prokurorisë deklarohet se rrëmbimi është bërë si presion për një sasi prej 260 kg kokainë që vëllai i viktimës Astrit Prenga që jeton në Angli iu kishte marrë disa shtetasve shqiptarë.

Ndërkohë zbulohen edhe lëvizjet e 5 autorëve të dyshuar, ndaj të cilëve gjykata me gjyqtar Sokol Tonën ka vendosur arrest me burg.

TË AKUZUARIT

Bajram Hajri, 64 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit-kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

Leonard Hajri, 35 vjeç, i dushuar për veprat penale “rrëmbim ose mbajtje peng e personit” kryer në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

Olsi Turja, 36 vjeç, i dyshuar për veprat penale “rrëmbim ose mbajtje peng e personit” kryer në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

Elton Hajri, 32 vjeç, i dyshuar për veprat penale “rrëmbim ose mbajtje peng e personit” kryer në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

Festim Bexhdili, 30 vjeç, nga Kavaja i dyshuar për veprat penale “rrëmbim ose mbajtje peng e personit” kryer në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehje dhe asgjësim kufome”.

RRËMBIMI DHE LËVIZJET E AUTORËVE

Sipas Prokurorisë, në datën 17 janar, rreth orës 11:50 në rrugën “London” në Kamëz, persona të paidentifikuar kanë rrëmbyer shtetasin Jan Prenga duke e futur në një automjet fuoristradë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe procedurale, si edhe informacioni i mbledhur ka rezultuar Prenga është marrë peng nga disa persona si mjet presioni për shkëmbimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë që vëllai i tij shtetasi Astrit Prenga i cili heton në Angli u kishte marrë disa shtetasve shqiptarë. Për këtë fakt këta të fundit kishin urdhëruar marrjen peng të Prengës në këmbim dhe kthimin e lëndës narkotike. Duke përcaktuar këtë motiv të rrëmbimit organi i akuzës pretendon se sasia e lëndës narkotike është 260 kg.

Në hetimet e këtij rrëmbimi Gjykata e Tiranës vendosi të kontrolloheshin tre banesa private të këtyre personave në Pjezë, Shijak, Durrës, disa hotele si edhe në kompleksin Golden në pronësi të familjes Hajri në Shijak.

Nga kontrollet janë sekuestruar, një armë zjarri pistoletë tip “Glock”, një krehër dhe 11 copë fishekë 9 mm; një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, një krehër me 15 fishekë 9 mm; 16 aparate celularë; 4 makina të markave të ndryshme, 4800 euro; 3 aparate DVR regjistrimi të kamerave të sigurisë së këtyre objekteve.

Nga këto pamje filmike të administruara në formën e fotove zbulohet edhe rruga e ndjekur nga automjeti “Range Rover Evoque” me ngjyrë të bardhë me rrëmbyesit e pengut Jan Prenda. Automjeti ka pasur targën AA365VI dhe i përket shtetases K.R., kallëzuar nga kjo shtetase si i vjedhur në Komisariatin nr.6 më 26 nëntor.

Automjeti pasi hynë në kompleksin “Golden” në Shijak në orën 11:35, del nga pjesa e oborrit të kompleksit në mbrëmje në orën 20:38 dhe ikën në drejtim të Durrësit, ku u gjet më pas i djegur në fshatin Shkallnur.

Nga proces verbalet e këqyrjes së CD-ve si edhe pamjeve fotografike të nxjerra nga kamerat e vëzhgimit konstatohen se si jashtë kompleksit “Golden” por sidomos në ambientet e brendshme, në bodrum të akuzuarit kryejnë veprime aktive, si fshehje e armëve, duke fshehur dhe fshirë gjurmët e gjakut, duke ndihmuar fizikisht futjen e kufomës në automjetin tip “Furgon”; automjet në pronësi të Elton Hajrit si edhe transportimin në drejtim të daljes nga ambientet e kompleksit. Sipas pamjeve që disponon prokuroria, në fugon futen edhe vegla të tilla si kazma e lopata.

“Golden” administrohet nga Bajram Hajri, Leonard Hajri dhe Altin hajri. Ndërsa Olsi Turja merret me menaxhimin e kompleksit. Ky i fundit në filmime sipas prokurorisë shfaqet duke fshehur dhe fshirë gjurmët e gjakut.

Ndërsa për Festim Bexhdilin, i cili akuzohet edhe për fshehjen dhe asgjësimin e kufomës, prokuroria thotë se në sjelljet e tij rreth ngjarjes, tek ai identifikohen dukshëm veprime aktive në transportimin e kufomës fillimisht në fugon dhe më pas dhe jashtë tij, por deri tani nuk është gjetur vendi ku është varrosur Jan Prenga./BW

Tags: detajedosjaekzekutimijan prengaprokuroriRrëmbimi

TË LIDHURA

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan
Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

22:28 | 15/09/2025
Aksident në aksin Fier–Patos, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Patos, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi

21:13 | 15/09/2025
Nga reklamimi me postera në xhamat e lokalit te roli i “Profesorit”, si u joshën qytetarët drejt skemës piramidale online
Aktualitet

Nga reklamimi me postera në xhamat e lokalit te roli i “Profesorit”, si u joshën qytetarët drejt skemës piramidale online

20:10 | 15/09/2025
Next Post
Vizita e parë e një kryeministri shqiptar në Rusi që prej vitit 1996

Vizita e parë e një kryeministri shqiptar në Rusi që prej vitit 1996

Koronavirusi/ Kina përdor dronet për të identifikuar të infektuarit

Koronavirusi/ Kina përdor dronet për të identifikuar të infektuarit

Policët e OFL, të nevojshëm apo televizivë

Policët e OFL, të nevojshëm apo televizivë

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

16:28 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë
Showbizz

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë

by mirseda
22:41 | 15/09/2025
0

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, i është rikthyer televizionit me një sfidë të...

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

22:28 | 15/09/2025
Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

22:24 | 15/09/2025
Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

22:15 | 15/09/2025
Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

21:29 | 15/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com