Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Rusi, në kuadër të kryesimit të OSBE.
Sipas gazetarit Muhamed Veliu, vizita është parashikuar të zhvillohet më datë 26 shkurt. Në fokus të takimit të tij do të jenë bisedimet rreth krizës Rusi-Ukrainë, ndërsa ende nuk dihet se kush do të jenë bashkëbiseduesit e kreut të qeverisë në Moskë.
Gjatë fjalimit të tij në OKB, Rama e listoi Ukrainën si një prej prioriteteve të presidencës shqiptare të OSBE.
Kujtojmë se kryeministri i fundit shqiptar që ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Moskë ka qenë Aleksandër Meksi. Rreth 25 vite më parë Meksi u takua në Moskë me kryeministrin e asaj kohe, Çernomerdin.