Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Lëreni ish-Piktorin të mbarojë pikturën e tij të Ferrit”, Zheji: Po e çon trenin në përplasje…

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Artur Zheji/ I do zgjedhjet lokale më 30 qershor. Vetëm dhe rrethuar bollshëm, me zarat, zarushat, larushat dhe larot e tij pas, ca peshq të vegjël dhe mishngrënës, të paguajë dhe ndihmësit e tij në shqyerjen e tokave, nëntokës, pyjeve, detit e buzëdetit, që thirret akoma Shqipëri.

Nuk janë pra zgjedhje, por një fushatë pushtimi, qytetesh, trojesh, pyjesh dhe tokash të shtrenjta bregdetare…

Por në të vërtetë, edhe Rama nuk ka faj, ju kundërshtarët e tij të sotëm politikë e sollët deri këtu si partner të besueshëm dhe si punëmbaruar… që ju shkruante dikur fjalimet dhe ju “frymëzonte”, tani mbajeni deri në fund dhe mos e thërrisni as kopuk dhe as të çmendur. Ay, kryetari i dikurshëm i opozitës, me të cilin ndryshuat dhe vutë dorë në mënyrë të gabuar në Kushtetutën shqiptare të vitit 1998, duke e shkatërruar atë në vitin 2008, njohur si viti i Gërdecit…

Ju nuk e kuptoni, që Ay, Kryeministri i sotëm, ish-, por përsëri Piktor, thjesht do të mbarojë tablonë e tij murale, ku ju të tjerët, ish-partnerët dhe ish-bashkautorët e marrëveshjeve që keni bërë me të, sot armiqtë e tij, të dukeni nesër në pikturën e tij murale ca oborrtarë…

Por, që mbani në supet tuaja të pikturuara fronin e tij, të hidhni majtas dhe djathtas petale trëndafili dhe të këndoni ca këngë korale të adhurimit kolektiv…

Ay, pra, do të ketë dhe të kruajë çdo cep të tepsisë, të gjitha pushtetet…

Sepse Prokurorinë e ka, gjykata nuk ka, por do të ketë, mundësisht të ndërtuara me plastelinë prej tij dhe deputetëve të rinj, të cilët, ju shefa opozitarë i sollët në Kuvend në listat tuaja zgjedhore… Mos harroni, ju i ndërkallët ndër lista këta djem e vajza, që sot votojnë për ngrënien e kokës suaj dhe kanë zgjedhur një Kryeshef të ri.

Kryeministrin “bujar”, që ka thes të madh favoresh dhe shpërblesash të majme. Do të emërojë krejt “zarat” e tij të bindur, në krejt postet kyçe, që do të jenë butonat e pushtetit të tij. Durojeni, vetë e sollët deri këtu, sepse e kujtuat “frikacak” dhe të paaftë, ndërkohë që Ay, ju kishte studiuar të gjithëve, një e nga një. Jua mësoi veset tuaja, trillet tuaja, oreksin tuaj, krejt zakonet tuaja dhe mënyrën tuaj të të menduarit e të vepruarit me pushtetin dhe njerëzit…

Jua njeh të gjithë këshilltarët apo ish-këshilltarët tuaj dhe i paguan për t’ju shkëshilluar, kush prej tyre ka ndonjë vlerë. Por më të shumtën i lë patrazuar, sepse keni zgjedhur për t’u këshilluar nga “shahistë” që mendojnë vetëm tri lëvizjet e para dhe ju mburren e shesin mend pa fund me dokrrat e tyre, që i shesin shtrenjtë…

Por ish-Piktori, Ay, pra, Piktori që mbetet Kryeministër, nga dita në ditë po e lehtëson punën e kundërshtarëve të tij, duke e çuar trenin e tij në përplasje, përplasje nga e cila nuk ka dhe nuk mund të ketë fitimtarë të vërtetë…

Piktura murale e Ferrit të Biblës dhe Dantes po plotësohet ditë pas dite në Shqipëri dhe ishPiktori, apo Piktori Kryeministër, po hedh penelat e fundit, ku pasionin për “gjuhët” e zjarrit po e përsos mjeshtërisht…

Po zjarri dihet, mund të djegë edhe zjarrvënësin e madh… Ndoshta!

Tags: “ferrit”ish-PiktorinLërenimbarojëperplasjepikturëntreninZheji

TË LIDHURA

Aktualitet

I dënuar për trafik droge dhe kanosje, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

11:08 | 06/06/2026
Aktualitet

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, vendas dhe të huaj mbushin bregdetin e Durrësit

11:07 | 06/06/2026
Aktualitet

I akuzuar për vrasje në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar

10:41 | 06/06/2026
Next Post

Shijak/ PD letër KZAZ-së dhe kreut të bashkisë: Respektoni dekretin

Pak para protestës, Gjermania thirrje opozitës: Hiqni dorë nga sulmet

Spahia prej 48 orësh në izolim të plotë, familjarët: Hakmarrje e ulët politike







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

I dënuar për trafik droge dhe kanosje, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

by mirseda
11:08 | 06/06/2026
0

Një 54-vjeçar i dënuar me mbi 7 vite burgim për trafikim lëndësh narkotike dhe kanosje është kapur...

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, vendas dhe të huaj mbushin bregdetin e Durrësit

11:07 | 06/06/2026

I akuzuar për vrasje në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar

10:41 | 06/06/2026

Rrëshqitja e dheut në Durrës/ Rriten masat e sigurisë, banorët s’lejohen të hyjnë në banesa

10:40 | 06/06/2026

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

10:30 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com