Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Lëndë narkotike me postë nga Spanja, ja si u zbulua trafikanti vlonjat

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Lëndë narkotike me postë nga Spanja, ja si u zbulua trafikanti vlonjat

Falë operacionit të koduar “Kostumi”, është bërë e mundur sekuestrimi i 11.000 farave cannabis sativa. Pas informacioneve të marra më datë 14 maj, u bë e mundur që në Degën Doganore Tiranë të konstatohej një pako postare me përmbajtje të dyshimtë, e ardhur nga Spanja, me destinacion qytetin e Vlorës.

Në momentin e tërheqjes së pakos postare në qytetin e Vlorës, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale O. C., 30 vjeç, lindur dhe banues në qytetin bregdetar.

Në përfundim u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese që përmbanin fara të bimës cannabis sativa. Më konkretisht, 7000 fara të cilësisë së lartë për kultivim me llamba elektrike dhe 4000 fara për mbjellje në natyrë. Nga ana e policisë vijon puna hetimore për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi

Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kostumi”.

Operacioni nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Departamentin Operativo-Hetimor të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Sekuestrohen 11.000 fara cannabis sativa. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, nga Drejtoria Hetimore Qendrore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin Operativo-Hetimor të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kostumi”.

Pas informacioneve të marra më datë 14.05.2020, u bë e mundur që në Degën Doganore Tiranë të konstatohej një pliko postare me përmbajtje të dyshimtë, e ardhur nga Spanja, me destinacion qytetin e Vlorës.

Specialistët e Njësisë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Hetimore Qendrore e referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për fillimin e ndjekjes penale, për veprën penale “Trafikim ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe nën drejtimin e Prokurorisë prej disa ditësh u ndoq me metoda speciale të hetimit.

Më datë 16.05.2020, nga ana e strukturave të Drejtorisë Hetimore Qendrore, në kuadër të dorëzimit të kontrolluar, në momentin e tërheqjes së plikos postare në qytetin e Vlorës, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale O. C., vjeç 30, lindur dhe banues në Vlorë.

Në përfundim u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese që përmbanin fara të bimës cannabis sativa, konkretisht 7000 fara të cilësisë së lartë për kultivim me llamba elektrike dhe 4000 fara për mbjellje në natyrë.

Nga ana e Drejtorisë Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna hetimore për zbulimin e autorëve te tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Tags: operacioni kostumispanjevlore

TË LIDHURA

Protestë para bashkisë kundër ‘TID Durrës’/ Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave
Aktualitet

Protestë para bashkisë kundër ‘TID Durrës’/ Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave

17:06 | 30/10/2025
Gjykata e Vlorës la në burg shoferin që vrau 17-vjeçarin; familjarët kërkojnë dënim më të ashpër
Aktualitet

Gjykata e Vlorës la në burg shoferin që vrau 17-vjeçarin; familjarët kërkojnë dënim më të ashpër

17:03 | 30/10/2025
Zbulohet arsyeja e paraqitjes së Bashës në SPAK/ Pyetet si person në dijeni për 21 janarin
Politikë

Zbulohet arsyeja e paraqitjes së Bashës në SPAK/ Pyetet si person në dijeni për 21 janarin

16:56 | 30/10/2025
Next Post
Veliaj: Ja si do të jetë Teatri i Ri

Veliaj: Ja si do të jetë Teatri i Ri

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar, i dënuari jetonte në zonën e “Don Boskos”

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar, i dënuari jetonte në zonën e "Don Boskos"

Veliaj tregon pse e shembën teatrin natën

Veliaj tregon pse e shembën teatrin natën







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
AKU bllokon mbi 3.9 tonë produkte blegtorale në Durrës dhe Lezhë

AKU bllokon mbi 3.9 tonë produkte blegtorale në Durrës dhe Lezhë

16:35 | 23/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025




TË FUNDIT

Protestë para bashkisë kundër ‘TID Durrës’/ Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave
Aktualitet

Protestë para bashkisë kundër ‘TID Durrës’/ Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave

by mirseda
17:06 | 30/10/2025
0

DURRËS- Dhjetëra qyteatrë kanë protestuar ditën e sotme përpara bashkisë Durrës. Ky tubim është mbajtur nga banorë...

Gjykata e Vlorës la në burg shoferin që vrau 17-vjeçarin; familjarët kërkojnë dënim më të ashpër

Gjykata e Vlorës la në burg shoferin që vrau 17-vjeçarin; familjarët kërkojnë dënim më të ashpër

17:03 | 30/10/2025
Zbulohet arsyeja e paraqitjes së Bashës në SPAK/ Pyetet si person në dijeni për 21 janarin

Zbulohet arsyeja e paraqitjes së Bashës në SPAK/ Pyetet si person në dijeni për 21 janarin

16:56 | 30/10/2025
Trump njoftoi nisjen e testimit të armëve bërthamore, Moska paralajmëron për të bërë të njëjtën gjë

Trump njoftoi nisjen e testimit të armëve bërthamore, Moska paralajmëron për të bërë të njëjtën gjë

16:54 | 30/10/2025
“E duam Turqinë pjesë të BE-së”, thotë kancelari gjerman pas takimit me Erdoganin

“E duam Turqinë pjesë të BE-së”, thotë kancelari gjerman pas takimit me Erdoganin

16:37 | 30/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com