Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Lehtësohet” leja e qëndrimit, ja kategoritë që përfitojnë leje 5-vjeçare

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Lehtësohet” leja e qëndrimit, ja kategoritë që përfitojnë leje 5-vjeçare

Të huajt që duan të punojnë apo jetojnë në Shqipëri, tani mund të pajisen me një leje unike në një sportel të vetëm. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, shpjegoi sot para deputetëve se me ligjin e ri për emigrantët, të huajt që duan të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri, do duhet të drejtohen vetëm në një sportel për t’u pajisur me një leje unike që siguron qëndrimin dhe punësimin në vendin tonë.

Çuçi deklaroi se shtetasit e BE-së, SHBA-së dhe ata të Kosovës, do aplikojnë për një leje qëndrimi 5-vjeçare. Projektligji i ri do i japë të drejtë qëndrimi edhe personave pa shtetësi, kategorisë së personave që punojnë nga distanca në fushën e IT, pensionistët e huaj dhe ata që kanë një pasuri të paluajtshme në territorin e Shqipërisë.

“Projektligji për të huajt është një iniciativë tërësisht e re ligjore. Me këtë legjislacion të ri, po krijojmë procedura më të lehtësuara për lejet e qëndrimit, duke shmangur burokracitë për investitorët dhe fuqinë punëtore.

Ky projekt nuk është iniciativë e shkëputur. Bashkë me ligjin për shtetësinë dhe ligjin për azilin në Republikën e Shqipërinë, plotësojmë regjimin për të huajt në vendin tonë. Janë kryer dëgjesat nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, për të garantuar pajtueshmërinë me të drejtat dhe liritë e parashikuara në Kushtetutë”, tha Çuçi. Duke shpjeguar se projektligji i hartuar nga qeveria, siguron pajisjen me leje pune dhe qëndrimi me një dokument të vetëm që do quhet ‘leje unike’ për të huajt që duan të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Kjo, sipas tij, garanton një procedurë të vetme aplikimi.

Kategoritë që përfitojnë më shpejt

Ministri i Brendshëm ka theksuar se ky projektligj, i jep mundësi përfitimi disa kategorive të cilat deri më sot kanë patur shumë vështirësi burokratike. Me këtë hap u jepet mundësi personave pa shtetësi, duke garantuar standardet për lëshimet e lejes së qëndrimit si dhe kategorisë së punonjësve lëvizës që janë shtetas të huaj e që punojnë nga distanca në fushën e IT.

“Kjo do synojë tërheqjen e tyre në Shqipëri. Kjo i shërben rritjes së konsumit vendas dhe tërheqjes së tyre në Shqipëri, për t’i dhënë shtysë ekosistemeve teknologjike. Një kategori tjetër janë pensionistët e huaj. Ata do aplikojnë për leje për pensionistë.

Kategori tjetër janë të huaj që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë. Kjo përbën investim serioz në këtë treg.

Të rinjtë e huaj që duan të njohin gjuhën dhe kulturën në Shqipëri duke qëndruar në një familje shqiptare. Do bëjmë një hap në politikat për emigracionin e parregullt“, deklaroi ministri Çuçi./ Tirana Today

Tags: bledi cucileje qëndrimishqiperi

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
“Do konsiderohet si vajza e vrasësit”, nëna e Carolines kërkon kujdestarinë

"Do konsiderohet si vajza e vrasësit”, nëna e Carolines kërkon kujdestarinë

Profil/ Analizë taktike e Locatelli-t, diamanti i Italisë

Profil/ Analizë taktike e Locatelli-t, diamanti i Italisë

I nxehti nga Saharaja, temperatura deri në 42 gradë për nesër

I nxehti nga Saharaja, temperatura deri në 42 gradë për nesër







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com