Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

LDK: Isa dhe Hoti sa herë që erdhën në pushtet me hile, ikën me turp

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
LDK: Isa dhe Hoti sa herë që erdhën në pushtet me hile, ikën me turp

Nga: Ramazan Bekteshi

Në dekadën e fundit është bërë traditë që LDK-ja të turpërohet keq, ti humbi të gjitha zgjedhjet që kur e kapi timonin e partisë Isa Mustafa. Isa kurrë s’kishte qenë anëtar i LDK-së por një njeri që kishte vjel privilegjet e partisë, bilës edhe duke sabotuar presidentin Rugova me dinakëri dhe heshtje, duke abuzuar me Fondin e qeverise dhe me Dardania Bankë. Sa herë që LDK-ja ishte pjesë e qeverisë në dekadën a fundit ajo kishte hy aty si humbëse por kishte bere pazare politike gjithmonë te turpshme e te dëmshme për LDK-në.

Ajo kurrë nuk e kishte përfunduar mandatin por ishte rrëzuar nga HTH kurdo qe ai kishte dëshiruar. LDK-ja duke mos e mësuar asnjëherë leksionin, sërish i ra qeveria e saj e qe erdhi me ndihmën e HTH, por ai nuk ndodhet më në Prishtine ta shpëtoj, sepse Kushtetuesja kësaj radhe veproi pa urdhëratë e Thaçit.

LDK-ja, vazhdon ta quajë veten parti serioze por çdoherë bëri veprime joserioze që rezultuan me humbje, LDK-ja, vazhdon ta quaj veten si një çerdhe ‘akademikësh’ por ne fakt ndërtoi një ‘akademi’ te linçimit e përjashtimit, ndërtoi ‘çerdhe gjarpri e qyqeje.’ Veprimet e saj anti-akademike, autokrate dhe shpesh fëmijërore e bënë LDK-në që të humbi edhe bastionet e saj të fundit, filluar nga kryeqyteti.

Përjashtimi, linçimi dhe gjuetia e shtrigave mbetet pasioni i partisë së Isës, për ndryshim nga lideri historik që kurrë s’e kishte vënë në provë përjashtimin as edhe në një rast të vetëm. Një bandë e LDK-së e kanë sjell një trashëgimi të madhe shtetërore e kombëtare buzë greminës, e kanë sjell partinë e themeluesit të Kosovës moderne pranë shthurjes, vetëm për të ruajte Isën dhe bizneset e një bande të vogël.

LDK-ja, e zëne keq në kurthin e HTH, në kohë pandemie bëri një ndër tradhtitë më të mëdha kombëtare si ajo tradhtia që i është bërë Hasan Prishtinës e Fan Nolit me ndihmën e Serbisë duke u ripërsëritur kështu historia. Ajo e rrëzoi partnerin e saj LVV-në me ndihmën e HTH, Vuçiqt e mikut të Serbisë, Grenell. Por një akt tjetër tradhtie me dëshirën e LDK-së e ekzekutoi HTH në një nate të vonshme pas mesnate, ai i shoqëruar nga një komandant tjetër, Ramush Haradinaj, kontrabanduan votën e vetme që u duhej të Haxhi Shalës për qeverinë kukull Hoti, por duke harruar se një vote tjetër po ashtu ilegjitime ajo e Arifit do të qëndronte e mbështjellur rreth fytit të qeverisë Hoti që tani më e fundosi turpshëm.

Kryeministri Hoti, një nxënës i dëgjueshëm i bashkëpunëtorit të Rrahman Morinës, një njeri me fytyrë të pafajshme por me çehre akulli, një servil i llojit te vet që e spostoi çështjen e Kosovës buzë humnere: duke tërhequr reciprocitetin, duke sjellë moratoriumin, që shteti ynë të abstenojë nga aplikimi në organizata ndërkombëtare, duke u tërhequr nga pika dhjetë e që është njohja reciproke, duke hy në pazare për pasuritë e Kosovës si Ujmani dhe të gjithë këto veprime bizare te kryeministrit u bënë për t’ia bërë qefin Vuçiqit e Grenellit për ‘hatër’ të ‘Amelikes’ por në dëm të Kosovës.

Tradhtia dhe mendjelehtësia e Hotit e bënë që ai të hy në negociata si i pabarabarte, duke lejuar që Grenell të barazoj agresorin me viktimën, dhe pranoi të vazhdojnë negociatat me Vuçiqin edhe pse ai vazhdimisht e thotë se kurrë s’do ta njeh Kosovën derisa të jetë kryeministër, dhe, paloset si një nuse kur Lajçak i thotë se Kosova duhet të ndërroj kushtetutën e saj për Zajednicen.

‘Kavalieri’ Hoti, duket edhe me i mjere sot kur ne veri te Kosovës u shfaqen rreshta qytetaresh duke prit te marrin vaksinën qe ua ka siguruar Serbia. Këto imazhe neveritëse ngjallin një pasiguri ne Kosove dhe një dyshim për veriun se kush e qeveris atë pjese te vendit. LDK, Isa, dhe Hoti dështuan turpshëm te kërkojnë te vihen para drejtësisë vrasësit e aktivisteve te LDK-së, i përjashtuan me te mirët, u shtynë me gra te guximshme, dhe për ketë sovrani do ta japi verdiktin e merituar. LDK me Isën ka një emër qe quhet, disfate e një-pas-njëshme!

Tani, erdhi koha për ndryshimin e madh. Ikja e Trump-it me mizdevirin e tij Grenell është një fitore e madhe edhe për Kosovën. Ardhja e Presidentit të zgjedhur Biden është një triumf për Amerikën, për Kosovën dhe botën. Nëse Albini dhe Vjosa do të jenë fitues të zgjedhjeve të ardhshme dhe gjasat janë reale, dhe me Bajden-in president, shansat e Kosovës janë të mundshme për anëtarësim në OKB dhe për një prosperitet që është i vonuar. Me Amerikën, dielli sërish do ti ngroh shqiptarët.

Tags: kosoveLDKopinionramazan bekteshi

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
PD akuzon Veliajn: Tirana ka taksat më të larta, s’është ndërtuar asnjë shkollë

PD akuzon Veliajn: Tirana ka taksat më të larta, s'është ndërtuar asnjë shkollë

Sherr në Instagram/Të riut nuk i del inati, vjen nga Greqia dhe plagos shokun

Sherr në Instagram/Të riut nuk i del inati, vjen nga Greqia dhe plagos shokun

Studentja e Drejtësisë, Bashës: Familja investon dhe në fund unë dal kamariere

Studentja e Drejtësisë, Bashës: Familja investon dhe në fund unë dal kamariere

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Rama e bën sërish, ulet në gjunjë para Melonit
Politikë

Rama e bën sërish, ulet në gjunjë para Melonit

by mirseda
16:22 | 10/07/2025
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave italiane dhe ndëkombëtare me veprimin e...

Zjarr në qendër të Tiranës, era përhap flakët me shpejtësi

Zjarr në qendër të Tiranës, era përhap flakët me shpejtësi

16:20 | 10/07/2025
Rrëzohet nga automjeti gjatë shkarkimit të materialeve, përfundon te Trauma 49-vjeçari

Rrëzohet nga automjeti gjatë shkarkimit të materialeve, përfundon te Trauma 49-vjeçari

15:39 | 10/07/2025
Hetimet në Mat: Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit

Hetimet në Mat: Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit

14:04 | 10/07/2025
Vllaznia kërkon të ndjehet si në shtëpi, autobusë falas për transportin drejt Elbasanit

Vllaznia kërkon të ndjehet si në shtëpi, autobusë falas për transportin drejt Elbasanit

14:01 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com