E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Studentja e Drejtësisë, Bashës: Familja investon dhe në fund unë dal kamariere

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë.

Ata ndanë pikëpamjet e tyre për çeshtjet më të rëndësishme të drejtësisë në Shqipëri, si dhe problematikat e arsimit në përgjithësi.

Studentët i thanë shefit të opozitës se mundi i tyre, shpenzimet e familjes për vitet e shkollës po shkojnë dëm, pasi në përfundimin e studimeve universitare, kanë pamundësi për të hyrë në tregun e punës.

Pjesë nga biseda

“Unë për vete punoj në një call center dhe shumë shpejt do të diplomohem në Fakultetin e Drejtësisë. Teknikisht unë nuk do të mundem as të nxjerr të ardhurat, që unë kam investuar për të kryer këtë universitet. Mua minimalisht më kushton 2-3 mijë euro. Momentalisht unë po punoj full time, dhe arsyeja se pse unë po punoj me orar të plotë, është vetëm që unë të arrij të kursej të ardhura të mjaftueshme që në të ardhmen të mund të bëj masterin. Në rast se në një leksion supozohet të marrin pjesë 200 studentë, marrin a nuk marrin pjesë 30. 90 përqind prej tyre punojnë.

Punojnë full time njësoj si unë. Shumicën i kam kolegë nëpër call center. Unë nuk do kem kolegë juristë, unë do të kem kolegë të call center, kamarierë. Sa bukur! Unë jap gjithë këtë investim, familja ime investon gjithë këtë kohë e mund për mua dhe unë dal një kamariere, banakiere në fund të ditës. Unë do të isha e gatshme për çfarëdolloj gjëje që të largohesha nga Shqipëria sot.”, tregoi Edona, studente e Fakultetit të Drejtësisë.

Lexo edhe :   Ndahet nga jeta Martin Deda/ Shkëlqim Hajdari: Një gjyqtar model dhe i drejtë

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...