Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Largimi i ministrave nga Prishtina, fundi i fabulës me racizmin anti kosovar

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant

Nga: Andi Bushati

Nga qeveria u largua dhe ministri i dytë i ardhur nga Prishtina, Gent Cakaj, duke i dhënë fund një ekspertimenti të dështuar për integrimin e shqiptarëve të Kosovës në kabinetin e Tiranës. Fiks dy vjet pas emërimit të tyre në dhjetor 2018, ata rezultuan të panevojshëm në pragun e fushatës elektoale që po afrohet. Por të lexohet me kujdes edhe dorëheqja e Cakjat edhe ajo e Shahinit, në të dyja rastet, jepet si motiv mos kandidimi në zgjedhje.

Pra është e qartë edhe njëherë se as emërimi, as qëndrimi dy vjeçar dhe as largimi nuk kishte lidhje me ekspertizën, aftësinë dhe kontributin e tyre personal në dikasteret që drejtuan. Ata liruan vendet pasi nuk i shërbenin dot aq sa duhet interesave elektorale të rilindjes, ashtu sikurse u afruan për qëllimet e pastra politike të Edi Ramës.

Kush e mban mend kontekstin, që ripërtriu një traditë të ndërprerë që prej kohës së qeverive kuislinge të luftës së dytë botërore, e ka më të lehtë të kuptojë se përse Genti dhe Besa u parashutuan në Tiranë. Ishte periudha që Rama u shpreh për herë të parë nga foltorja e kuvendit të Prishtinës për një president të përbashkët mes dy vendeve. Ishte periudha kur gjatë një interviste në Ulqin edhe Thaçi edhe kryeministri ynë, guxuan të hedhin idenë e hapave unilateralë, nëse BE nuk nga jep mundësinë e një bashkimi brenda unionit.

Të gjitha këto provokime dhe sinjale ishin në kuadër të një projekti më të madh: atij të hartuar mes Vuçiçit, Thaçit dhe Ramës për të coptuar teritorin e Kosovës, duke e ndarë atë në një të ardhme, mes Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo lojë me harta edhe Tiranës i jepte mundësinë të valviste flamujt e patriotizmit të rremë të bashkimit edhe Beogradin e çlirontee nga pesha e pamundur e njohjes së një Kosove të pavaruar.

Ka shumë indicie, deklarata dhe pohime se Edi Rama i shërbeu kësaj ideje. Emërimi i Gent Cakajt dhe Besa Shahinit u bë vetëm tre muaj pasi Hashim Thaçi e arikuloi atë me zë të lartë (gusht 2018).

Vetëm pas këtij parashtrimi mund të kuptohet më lehtë, polemika që shpërtheu pas deklaratave të ministres së arsimit në ikje e cila foli për nota racizmi anti kosovar në shoqërinë shqiptare. Kjo tezë e fortë, që e ndau debatin publik në dysh duke u mbështetur edhe nga të tjerë, nisej nga premisa se sulmet ndaj dy ministrave të rinj nga Prishtina kishin në embrion elementë të anti kosovarizmit.

Në fakt, flurudha e tyre e shpejtë në politikën e Tiranës tregoi se kjo tezë nuk qëndronte. Nëse është e vërtetë se Besa Shahini dhe Gent Cakaj mbetën si mish i huaj për socialistët apo nuk u pranuan prej tyre, nëse u akuzuan dhe anatemuan ndoshta më shumë se ç’e meritonin, kjo vështirë të ketë pasur lidhje me origjinën prej nga vinin. Refuzimi ndaj tyre, sipas të gjitha gjasave ka të bëjë me përdorimin si vegla nga ana e Edi Ramës.

Ai i afroi në një kontekst të caktuar, jo për meritat e tyre në diplomaci dhe arsim, por për shkak të planeve rajonale që pati hartuar me Vuçiçin. Ai i largoi po njësoj, jo se kishin dështuar në ministritë përkatëse, por se nuk i duheshin më në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.

Pra edhe fillimi i beftë i punës edhe largimi surprizues nga ministria e arsimit dhe ajo e jashtme, përbëjnë dy momente kyçe që tregojnë se përse edhe Genti edhe Besa mbajtën mbi supe më shumë fshikullime sesa meritonin: për faktin e thjeshtë se ata nuk u perceptuan dot si ministra të republikës por si kukulla të qëllimeve okulte të shefit. Dhe kjo është e mjaftë që kritikat ndaj tyre të mos përdoren aspak si argumenta të ekzistencës së antikosovarizmit.

Por, nëse duhet me patjetër ta lidhim këtë histori me raportin e trazuar mes dy pjesëve të kombit, mund të thuhet tjetër gjë: mund të konkludohet se eksperimeti pervers i Edi Ramës, me reagimet e natyrshme që shkaktoi, ishte vërtet një shtysë për ta parë më shtrembër njëri – tjetrin. /Lapsi.al

Tags: Gent Cakajserbishqiperi

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Britania duhet të vaksinojë 2 milionë njerëz në javë për të shmangur valën e 3

Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarë nga Franca dhe Gjermania

Ekspertët: Koronavirusi i ri, prezent në Gjermani që nga muaji nëntor







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Trump dhe tarifat e reja ndaj 60 vendeve për “punën e detyruar”

by mirseda
12:45 | 04/06/2026
0

Rikthimi i tarifave doganore nga Uashingtoni shënon heqjen dorë përfundimtare të administratës së Donald Trump nga ajo...

Dosja Revanshi/ Sa vite burg kërkoi SPAK për Durim Bamin dhe Aldo Avdylin

12:22 | 04/06/2026

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Laç

12:13 | 04/06/2026

Lamallari i kthehet opozitës:S’më latë të flas. Duhet të iki në Korçë, nuk qëndroj në shfaqjen tuaj

11:36 | 04/06/2026

“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

11:01 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com