Aktori Laert Vasili ka shprehur mllefin ndaj politikës shqiptare. Pasi sipas tij, nuk ka marrë meritat që i takojnë. Ai ka bërë një krahasim me Italinë, se nëse do të kishte punuar atje, do të vlerësohej më shumë këtu tek ne. Sipas tij, po ta kishte ndërtuar karrierën e tij në Itali, do të ishte bërë Ministër Kulture.
Më pas, Laert Vasili shtoi se nuk ka popull grek dhe shqiptar, por janë një dhe të bashkuar. “Nuk kam lidhje me administratën. Kam qëndruar 20 vite në Athinë. Kam bërë 127 shfaqje të shitura në Athinë, që Teatri Kombëtar nuk i ka parë në ëndërr. Mëkati im i madh për politikën është se në festivale kam përfaqësuar Greqinë. Kam qenë në Greqi, se po të isha në Itali do të isha edhe Ministër Kulture, por kam qenë në Greqi, te ata maskarenjtë që nuk i do politika shqiptare, edhe pse 50% e tyre janë arvanitas. Grek dhe shqiptarë nuk ka, janë një popull”, tha Vasili.