Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar aktualitetin politik, ndërsa tha se është i sigurt se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Balla komentoi deklaratën e kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi pas takimit në selinë blu.
Deputeti u tregua mjaft i ashpër dhe ironizues, teksa tha se nuk komenton njerëz që marrin mandatin për një gotë raki dhe më pas lënë mandatin po për një gotë raki.
“Nuk e luan as topi zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar, kanë kaluar tashmë në emra konkret. Basha e Kryemadhi nuk kam besim se janë persona që i vënë gishtin kokës, por dy tutorët të bëjnë thirrje të heqin dorë. Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen.
Refuzoj të përgjigjem për njerëz që marrin mandatin për një gotë raki dhe e lëshojnë për një gotë raki.”- u shpreh Balla.