Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për gjenocidin, fajëson Serbinë

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për gjenocidin, fajëson Serbinë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën për “gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë”.

Për hartimin e kësaj Rezolute kanë punuar përfaqësuesit e të gjitha partive politike përveç grupit të Listës Serbe dhe rrjedhimisht partitë politike kanë shprehur gatishmërinë e tyre për mbështetje njëzëri të Rezolutës.

Rezoluta u miratua me 79 vota për.
Para se të hidhej në votim, drafti i Rezolutës është diskutuar dhe në fund është harmonizuar nga të gjitha grupet parlamentare.

Në rezolutë, pos tjerash, përmendet të gjitha vendet ku janë kryer masakrat, vrasjet, dhunimet seksuale si dhe dëbimi i më shumë se 1 milion shqiptarëve nga Kosova. Aty kërkohet që kryerësit e krimit të njerëzimit, krimit të luftës dhe gjenocidit e dhunës, të dalin para drejtësisë.

Po ashtu, aty përmenden edhe dëmet materiale, shkatërrimi i objekteve të ndryshme fetare e kulturore.

Debati në Kuvend gjatë ditës

Debati në lidhje me draft-rezolutën kishte filluar gjatë orëve të pasdites.

Bilall Sherifi nga partia Nisma Socialdemokrate, në emër te grupeve parlamentare, i cili prezantoi një pjesë të propozim-rezolutës për “gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë”, tha se për 20 vjet, në vend që Serbia të dënohet për krimet, ajo po synon t’i amnistojë kriminelët.

Prandaj, siç tha deputeti Sherifi, përmes kësaj rezolute, do të mundohen dhe do të kërkohet që kriminelët të dalin para drejtësisë.

“Rezoluta do t’i obligojë institucionet e Kosovës që të kërkojnë drejtësi, Parlamentin, Presidencën, Qeverinë e institucionet e drejtësisë. Kriminelët që janë gjallë, do të përpiqemi t’i vëmë para drejtësisë dhe shteti i Serbisë do të jetë aty dhe do të vihet para drejtësisë. Ai shtet do të mbajë përgjegjësi për gjenocidin në Kosovë, ne do të jemi këtu dhe nuk do të heqim dorë nga kërkimi i drejtësisë”, tha Sherifi.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku tha se Serbia ka pasur për synim zhdukjen e popullit të Kosovës dhe spastrimin etnik. Sipas tij, shteti serb po vazhdon të fsheh gjurmët e krimeve të kryera dhe do të tentojë “të shlyejë kujtesën” e shqiptarëve.

“Duke u mbështetur në konventat ndërkombëtare, që flasin për të drejtat e njeriut, kërkojmë që shteti serb të pranojë krimet dhe gjenocidin në Kosovë”, tha Lushtaku.

Ndërkaq, deputeti partisë opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, poohoi se partia e tij e mbështet në mënyrë unanime rezolutën për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

“Ajo çka na ka bashkuar këtu është për të kryer një obligim, të cilin institucionet e Kosovës nuk kanë arritur qe 20 vjet ta sjellin një rezolutë të tillë”, tha Zemaj.

Ai shtoi se një ndër objektivat e Serbisë është edhe shpërbërja e institucioneve politike e sociale.

“Sado pak të jetë një thirrje për të gjithë që keqpërdorin, minimizojnë krimet e kryera në vitet e 90-ta dhe duhet sa më pak fjalë, e sa më shumë vepra, dënimin e te gjithëve atyre që kanë kryer këto krime”, tha Zemaj.

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se rezoluta u referohet të gjitha dokumenteve evropiane e më gjerë, që kanë të bëjnë më krimet kundër njerëzimit, gjenocidit, e të tjera.

“Nuk ka asgjë perfekte, por teksti i rezolutës ka marrë të gjithë shembujt e dokumenteve ndërkombëtare”, tha deputeti Kurteshi.

Gjatë zhvillimit të debatit për propozim- rezolutën, deputetët e partive politike në opozitë dhe atyre në pushtet, kanë drejtuar akuza dhe kundër-akuza për atë se nuk janë mbledhur shifra zyrtare e të sakta për vrasjet, masakrat dhe krimet e ndryshme që janë bërë nga forcat serbe në vitet 1998-99.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalën e tij tha se në gjithë Kosovën në secilën lagje në çdo fshat e qytet, ka fakte, dokumente, e dëshmitarë për krimet që ka bërë Serbia në Kosovë.

Ai tha se të gjithë qytetarët e Kosovës presin drejtësi.

“Ende nuk ka kërkim-falje dhe ato gjykime që janë bërë në Serbi janë bërë për t’i fshehur faktet”, theksoi Veseli.

Veseli tha se qytetarët me të drejtë pyesin se a do të ketë drejtësi për ta. Ai theksoi se për shumë vite Kosova dhe qytetarët, i kanë besuar drejtësisë ndërkombëtare, por, siç tha ai, ‘sot ndihemi të zhgënjyer nga puna e saj’.

“Njeri pas tjetrit kanë dështuar në gjykimin e krimit, UNMIK-u edhe EULEX-i, e bashkë me to edhe institucionet e Kosovës. Janë dhënë 189 vjet burgim për shqiptarët dhe vetëm 20 vjet burgim për serbët. Të dënuar në Kosovë janë: 34 shqiptarë, 4 serbë, 1 rom. Të dënuar në Serbi: 15 serbë, 1 shqiptar dhe qindra të tjerë shqiptarë me aktakuza të shtetit serb. Të dënuar në Hagë: 6 serbë, 2 shqiptarë. Plus, ne e kemi edhe Gjykatën Speciale”.

“Në anën tjetër, Gjykata e Hagës për krimet në ish-Jugosllavi e ka lënë në gjysmë drejtësinë për krimet kundër njerëzimit, të kryera nga shteti serb në Kosovë. Edhe në rastet e përfunduara, ka ndodhur që krerët e gjenocidit kanë marrë dënime shumë minimale. Disa prej tyre tanimë janë liruar dhe ditët e fundit i kemi parë duke marrë pjesë në paradat ushtarake, të cilat Serbia i organizon për të kërcënuar rajonin”, tha Veseli.

Veseli përmendi se nga lufta e fundit në Kosovë, shteti serb gjatë luftës, ka vrarë e ka masakruar dhe si pasojë janë vrarë më shumë se 13.500 veta, kurse janë dhunuar më shumë se 20 mijë gra e burra.

Kuvendi në agjendë ka edhe formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për, siç thuhet, gjenocidin serb në Kosovë, pastaj marrjen e vendimit për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, te Stacioni hekurudhor i Prishtinës dhe caktimin e Ditës së Gjenocidit.

Sipas Veselit, lidhur me krimet e Serbisë në Kosovë, do të punojë drejtësia vendore, por edhe ajo ndërkombëtare, duke theksuar synimin për themelimin e një tribunali ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë.

“Tribunali ndërkombëtar do të marrë kohë. Nuk do të ndodhë ditën e enjte, Mund të marrë kohë shumë. Për vet faktin që Komisioni shtetëror, pasi që të krijohet, i ka një varg masash dhe hapash, të cilat duhet t’i kryejë. Pastaj, duhet të shkojmë në fund të asaj e që do të jenë aktakuzat. Aktakuzat do të ngrihen nga vet Prokuroria dhe gjyqësia jonë”, theksoi Veseli.

Po ashtu, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dhënë mbështetje nismës së Kuvendit të Kosovës, duke thënë se thënë se “është mirë që më në fund, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vendosur që në mënyrë të bashkuar të lëvizet përpara me nxjerrjen e një rezolute dhe dokumenteve tjera pasuese, ku dënohet qartë gjenocidi i Serbisë i kryer në Kosovë dhe kërkohet drejtësi nga të gjitha instancat ndërkombëtare”.

Kuvendi i Kosovës, në mesin e muajit prill, ka formuar një komision të veçantë ‘ad hoc’ për dënimin e, siç është thënë, krimeve të luftës, gjenocidit dhe agresionit të regjimit të Serbisë, i cili ka punuar për hartimin e rezolutës në lidhje me këtë çështje.

Qëllimi përfundimtar, siç kanë thënë më parë zyrtarët e Kuvendit të Kosovës, është hapja e Tribunalit ndërkombëtar për krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13,500 persona. Të pagjetur ende konsiderohen më shumë se 1,600 persona./ Evropa e Lirë

Tags: GjenocidiKuvendi i KosovesrezolutaSerbia

TË LIDHURA

Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali
Rajoni

Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali

14:52 | 20/06/2025
Shkatërrohet grupi kriminal i Elvis Demçes, policia italiane arreston 14 persona
Rajoni

Shkatërrohet grupi kriminal i Elvis Demçes, policia italiane arreston 14 persona

14:21 | 20/06/2025
Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se e kanë rrëmbyer
Rajoni

Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se e kanë rrëmbyer

11:13 | 19/06/2025
Next Post
Për Shqipërinë e “Bild” dhe Shqipërinë e “Merkel”!

Për Shqipërinë e “Bild” dhe Shqipërinë e “Merkel”!

Hipoteka e Përmetit nuk i njeh 7000 metër tokë qytetarit, BOOM i zgjidh problemin

Hipoteka e Përmetit nuk i njeh 7000 metër tokë qytetarit, BOOM i zgjidh problemin

Arrestimet për grabitjen në Rinas, reagon Rama: Sa më shumë baltoset Policia…

Rama flet për dosjen "339": Nuk ka përgjime të certifikuara 

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com