Ditën e sotme 3 persona kanë rënë në “rrjetën” e OFL-së.
Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë tre personave, të cilët rezultojnë të dënuar nga drejtësia shqiptare.
Bëhet fjalë për Mario Selamaj, banues në Kuçovë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
Kastriot Jahupi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim për shkak të cilësive të veçanta”.
Qerim Rabaj, banues në Gjirokastër, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Të tre këta persona duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.