E martë, 14 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Fatmira Hajdari në “Vetting”/ Çfarë pretendon KPK

Më të lexuarat

“Mund të kemi 600 raste në ditë”, Brataj i përgjigjet Dashos

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ka kthyer përgjigje ekspertit të Shëndetit Publik, Erion Dasho, pas deklaratës së bërë nga ky i fundit...

VIDEO/ Shkupi “pushtohet” nga flamujt shqiptarë një ditë para nisjes së votimeve

Maqedonia e Veriut po mban sot fazën e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ditën e sotme do të lejohen të votojnë vetëm të...

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Zani Çaushi kërkon lirim me kusht

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe se Zani Çaushi ka kërkuar lirimin me kusht. Çaushi, i cili aktualisht vuan dënimin...

Lirohen nga burgu dy mjekët që kuronin Eduart Lamajn

Dy mjekët që morën përsipër të mjekojnë ilegalisht Eduart Lamajn janë liruar në detyrim paraqitjeje. Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të lirojë Viktor Markun...

I riu rrezikon burgun për një bombol, prokurori ‘kyç’ gojën (VIDEO)

Emisioni “Stop” ka trajtuar këtë të martë një histori të çuditshme nga Korça. Kostandin Beqirllari ka një biznes familjar që ka të bëjë me...

“Cenohet liria e shprehjes”/ Meta kthen në Kuvend ligjin që ndëshkon median

Presidenti Ilir Meta ka kthyer sot për shqyrtim në Kuvend ligjin nr. 73/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 20,...

Vendoset lëndë plasëse pranë një banese në Fushë Krujë

Një sasi tritoli është gjetur pranë një banesë në periferi të Fushë Krujës. Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer, pasi e zonja e shtëpisë e...

Pandemia/ Dy pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Viktimat janë një burrë nga Shkodra dhe një...

Nxori në pritë Hekuran Billën, Apeli merr vendimin për Adiola Lakrën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për Adiola Lakrën, e cila akuzohet për vrasjen e Hekuran Billës. Ajo u përdor...

Shifra rekord/ Rritet ndjeshëm numri i rasteve në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 117 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Shpërndarja gjeografike e...

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari, ka dalë këtë të hënë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shoqëruar nga dy avokatët e saj Maks Haxhia dhe Ilira Dane.

Rivlerësimi i gruas së të ndjerit Azem Hajdari bëhet për dy kritere, pasurinë dhe figurën.

Për sa i përket pasurisë, ILDKPI ka deklaruar se nuk ka fshehje të pasurisë, mosdeklarim apo konflikt interesi, por KPK pretendon për disa shuma të pajustifikuara.

Por, sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit zonja Hajdari ka mungesë burimesh të ligjshme pasurie për vite me radhë.

Për para vitit 2003 ka mungesë burimesh të ligjshme për 18 milionë lekë.

Për vitin 2003, mungesë për 1 mln lekë, për vitin 2005 mungesë për 2 mln lekë, për vitin 2006 mungesë gati 5 milionë lekë, për vitin 2008 gati 5 milionë lekë, për vitin 2010 gati 3 milionë lekë, për vitin 2013 ka mungesë për 15 milionë lekë, për vitin 2015, 1,5 milionë lekë dhe për vitin 2016 për 6 milionë lekë.

Në 27.1.17 pyetjes “A ju është refuzuar hyrja në ndonjë vend të BE-së, Hajdari ka thënë jo”. Por rezulton se asaj i është revokuar viza për në SHBA, që është vend i NATO-s.
DSIK ka përcjellë raport të rishikuar.

Në këtë raport grupi i punës shprehet: Fatmira Hajdari ka bërë deklarim të pasaktë.

Mosdeklarimi e ngarkon me përgjegjësi për të dhëna të pasaktë në formular dhe DSIK mbërrin në konkluzion për papërshtatshmërinë e Hajdarit për vijimin e detyrës.

Subjekti ka deklaruar se nuk është pyetur për revokim vize.

Ajo ka shpjeguar se deri në momentin e plotësimit të formularit nuk ka pasur dijeni për revokimin, shkruan “A2”.

Detajet e deklarimit të pasurisë

Në pasurinë e deklaruar, rezulton se Hajdari ka në pronësi të saj një truall me sipërfaqe 454 metra katrorë, në të cilën ka një ndërtesë 95 metra katrorë te “Vilat gjermane”.

Zonja Hajdari ka deklaruar se prona është e ndarë në 4 pjesë të barabarta të secilit prej anëtarëve të familjes, dy djemve dhe vajzës, Rudina Hajdari.

Pasuria në fjalë është deklaruar si e blerë në vitin 1995 nga i ndjeri Azem Hajdari, me vlerë 125 mijë lekë.

Në formularin e vitit 2003, subjekti ka deklaruar një shtëpi banimi me oborr me vlerë 2,7 milionë lekë.

Sipas KPK, ka një mospërputhje në lidhje me çmimin e apartamentit të blerë nga Enti Kombëtar i Banesave.

Trualli me sipërfaqe 150 metra katrorë është përfituar përmes legalizimit, për të cilin është paguar 978 mijë lekë.

Në deklaratën e vitit 2015 nuk është deklaruar fitimi i këtij trualli.

Rezulton se me një VKM të vitit 2015, kjo sipërfaqe është kaluar në pronësi të zonjës Hajdari. Ndërsa sipas saj, e drejta e pronësisë është përfituar në vitin 2013.

Sipas KPK, kjo nuk është deklaruar në formularët e plotësuar 2013-2014-2015.

Në këtë truall me sipërfaqe totale 887 metra katrorë, zonja Hajdari, duke investuar edhe 200 mijë euro për zhvillimin e saj, është bërë pronare e 3 njësive shërbimi dhe 13 apartamenteve.

Sipas KPK, subjekti ka deklaruar si burim të ardhurash për investimin e bërë shitjen për 160 mijë euro të një lokali nga djali i saj në Qytetin Studenti.

Gjithashtu rezulton se subjekti ka marrë 10 milionë lekë nga G.B., administrator i një shoqëria ndërtimi, që ka ndërtuar edhe pallatin. G.B. ka deklaruar se 10 milionë lekët ia ka dhënë me marrëveshje verbale djalit të Hajdarit, Kiri.

Në një deklaratë të dytë G.B. ka thënë që i ka dhënë 100 mijë euro materiale ndërtimi, që do t’i ktheheshin në apartamente. Subjekti ka thënë që me G.B. kanë njohje të hershme, pasi ka qenë mik i hershëm i bashkëshortit të saj.

Por sipas KPK, Hajdari ka mungesë të financave për 68 mijë euro, ose 10 milionë lekët e deklaruara si të marra me klering.

Kjo për shkak se subjekti nuk ka deklaruar në vitet 2012-13-15 detyrimet ndaj shoqërisë “E shpk”. Është provuar se shoqëria nuk ka lëshuar faturë për Kiri Hajdarin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fshehja pas betejës proceduriale, dhe jo cilësisë së ndryshimeve kushtetuese

Nga: Mero Baze Presidenti Ilir Meta ju shmang përsëri komenteve për cilësinë e ndryshimeve kushtetuese, lidhur me reformën zgjedhore. Në një deklaratë të tij, përmes...

Aplikacioni më i shkarkuar bie në të gjithë botën, miliona përdorues nuk dërgojnë dot mesazhe

Një prej aplikacioneve më të përdorura në mbarë botën, WhatsApp, ka shfaqur probleme mbrëmjen e sotme. Lajmërimi është përcjellë në Twitter, ku përdoruesit kanë treguar...

“Ceremoni falas nëse e regjistronte si të vdekur nga pandemia”, Sazan Guri plas skandalin

Në kohën kur Ministrja e Shëndetësisë apelon që të gjithë të ndërgjegjësohen, pasi Infektivi po përballet me një fluks edhe të moshave të reja,...

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 36-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i katërt

Një 36-vjeçar me inicialet E.L., ka rënë aksidentalisht sot nga ballkoni i katit të katërt. Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur në...

Intervistimi i presidentit Thaçi vazhdon të mërkurën, çfarë shkruan “Zëri i Amerikës”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, doli pas gjashtë orësh të intervistimit të tij në Prokurorinë e Posaçme në Hagë, që trajton pretendimet për krime...