Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kush peshkon në llum, nuk duhet të ankohet për fatin e grepit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kush peshkon në llum, nuk duhet të ankohet për fatin e grepit

Nga: Lorenc Vangjeli

Rrjetet sociale e masakruan barbarisht një deputete të parlamentit shqiptar. Gruaja e re, bionde e kuruar siç do të kishte bërë dhe një brune në vend të saj, e dalë nga listat e Partisë Demokratike e kishte pothuaj të pamundur të lexonte normalisht tekstin  fjalimit të saj. Gabonte fjalët në shqiptim dhe dukej qartë dhe se nuk ishte e familjarizuar me kuptimin e tyre. Por ky nuk është faji i saj dhe gjithë kritikët që e quanin atë si bionde barsaletash, në thelb gabonin kur e konsideronin qesharake. Ajo thjesht nuk ndodhej në vendin e duhur.

Njëlloj si një grua që shkon me fustan balloje për të bërë plazh, njëlloj si një burrë që shkon me kominoshe bojaxhiu në një ballo politike. Sa kohë qëndronte e heshtur, gruaja e parlamentit do të mund të komentohej për të krehurën, të veshurën, ecjen drejt sallës së seancave plenare dhe askush nuk do të kujtohej për teknologjinë e pabesueshme që kryetarët e partive, në këtë rast Basha I PD-së, kanë për të zgjedhur njerëzit e listave të tyre. Dhe askush nuk do të guxonte të quante qesharake zonjën që nuk dinte të lexonte, por do të vazhdonte të merrte seriozisht Bashën që e kishte zgjedhur. Kjo anë komike e çështjes nuk ka nisur sot. Ana tjetër dramatike ka kohë që është shfaqur gjithashtu. Pak vite më parë, në një moment ngërçi të politikës shqiptare, një konsensus tripolar mes palëve, i dha jetë një qëndrimi kontraversial politik, të njohur si ligji i dekriminalizimit.

Një ligj i egër, i ashpër dhe ekstrem përtej ekstremit, por që në ato moment ishte ndoshta edhe përgjigja e vetme e mundshme. Një përgjigje që më shumë se ndaj realitetit konkret, ishte një reagim ekstrem në perceptimin për kriminalizmimin e politikës. Edhe pse më pas gjykata kushtetuese e klasifikoi ligjin si në përputhje me dokumentin themelor të shtetit, e drejta universale e njeriut për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, është shkelur nga ligjvënësit shqiptarë. Madje edhe nga ata që do të bëheshin viktima të këtij akti politik dhe që e votuan edhe vetë.

Ai ligj dëshmoi atëherë dhe ulërin edhe sot pafuqinë morale të shoqërisë shqiptare për të detyruar tre – katër individë në Shqipëri – kryetarët e partive – që të mos peshkojnë në llum dhe të mos promovojnë individë me rekorde kriminale. Që të mos ftojnë në skenë individë që kanë marë diplomën e universitetit përpara se të mbarojnë shkollën e mesme. Ligji u duk se zgjidhi anën praktike të problemit, por duke qenë I përciptë dhe sipërfaqësor, duke qenë mjet për të kaluar lumin dhe jo moral I vetëdijshëm, ai ka dëshmuar vetëm njërën anë e medaljes. Duke tentuar të bëjnë diçka mirë atëherë, është bërë shumë keq e gjitha. Sot, për shkak të ligjit, politika e gjykon të shkuarën e individit me syzet e interesit të ditës. Ajo I citon si dëshmi nga Bibla apo Kur’hani vendimet e gjykatave të huaja, greke e italiane kryesisht. E pra, thjesht nuk është kështu. Shqiptarët e viteve 90-të, brezi i parë i emigrantëve që u katapultuan në një botë të huaj, papritur panë botën jo nga ekrani bardh e zi i RAI-t apo nga  “njishi i sllavit”, por me sytë e tyre dhe me ngjyra.

Coca-Cola dhe Marlboro, simbolet të Perëndimit në psikologjinë e shqiptarit të kohës, por shpesh edhe ushqimi i përditshëm, ishte vetëm një xham vitrine larg. Dhe nuk dukej mëkat i madh për ta thyer atë.

Të mësuar me sapunin e zi të Rrogozhinës dhe seksin me miza që shihnin tek Electric Blue, vajzat e Perëndimit, të spërkatura me parfum dhe të qeshura për mirësjellje, ata i shihnin si ftesa për shkepje. Dhe ishin të bindur se ishte burrëri edhe ta rrihnin viktimën e kulturës së tyre të ndryshme, ndërkohë që shfrynin tensionin e tyre mbi to.

Të tjerë shqiptarë, i hynë rrugës së krimit për motive nga më të ndryshmet, por nuk bëhet fjalë për ta, por për një kategori krejt tjetër fatkeqësh. Qindra e mijëra shqiptarë janë dënuar më shumë sesa parashihte ligji, në rastin më të mirë dhe në pafajësi të plotë, në rastin më të keq, vetëm sepse ishin emigrantë të varfër shqiptarë. Ata vuajtën diskriminimin në një botë që ishte e huaj për ta, ata luftuan për mbijetesë, të braktisur nga atdheu dhe ranë shumë shpesh viktimë e racizmit, ksenofobisë dhe paragjykimeve që i parashihte fajtorë.

Surpriza që sot marrin nga Tirana, është se pikërisht kjo kategori individësh, kriminalizohet dhe i cungohet e drejta për t’u zgjedhur dhe për t’u rehabilituar. Kjo ndodh vetëm për një arsye: sepse politika i përdor ata kur ka interes dhe i flak tutje me përbuzje kur ju zbulohet e shkuara. Por meqë e shkuara e kujtdo nuk blihet dot, e nesërmja duhet të jetë ndryshe. Për të këmbyer një ligj me vullnetin e kontrolluar nga morali i shoqërisë së tre – katër individëve. Atyre që vendosin për fatin e të gjithëve sot dhe jo duke nisur vetëm nga skedinat penale.

Por përpara se të firmosin listën e deputetëve – sa për fillim – të bëjnë një test për shkrim e këndim të kandidatëve të tyre. T’ju bëjnë një diktim dhe nëse arrijnë të shkruajnë tre fjali bashkë, me vetëm 9 gabime drejtshkrimore, ta konsiderojnë testin e tejkaluar.  Herët a vonë, kjo do të ndodhë. Por deri atëherë, kufiri mes engjëjve biondë dhe djajve brunë do të jetë tërësisht i padukshëm dhe shumëkush do të hasë në politikë djaj të pafajshëm dhe engjëj analfabetë.

Tags: deputetëkomentlorenc vangjelimajlinda halilipartia demokratike

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Emri+Foto/ U kap me 3 mln euro kokainë, ja me sa vite dënohet muratori shqiptar

Emri+Foto/ U kap me 3 mln euro kokainë, ja me sa vite dënohet muratori shqiptar

Dështimi i negociatave/ Cakaj: Shqipëria do të vazhdojë angazhimet e saj reformatore

Dështimi i negociatave/ Cakaj: Shqipëria do të vazhdojë angazhimet e saj reformatore

Ronaldo fiton më shumë nga “Instagrami” se nga kontrata e tij me Juventusin

Ronaldo fiton më shumë nga "Instagrami" se nga kontrata e tij me Juventusin







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com