Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kush lejohet të qarkullojë dhe kush jo/ Policia sqaron qytetarët

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kush lejohet të qarkullojë dhe kush jo/ Policia sqaron qytetarët

Në Shqipëri deri më tani kanë ndërruar jetë 5 persona si pasojë e COVID-19.

Ndërkohë qeveria ka marrë masa kufizuese dhe shtrënguese për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend.

Së fundmi, përmes një njoftimi të bërë publik, Policia e Shtetit sqaron se kush lejohet të qarkullojë sot pas orës 13:00 dhe kush jo.

Njoftimi i Policisë: “Në përgjigje të pyetjeve të shumta të adresuara nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, sqarojmë se:

Lejohen të qarkullojnë me automjete për të shkuar në punë duke plotësuar formularin e VETËDEKLARIMIT të gjithë punonjësit e administratës dhe biznesit në oraret 05:00 deri në orën 08:00 dhe për kthim nga ora 12:00 deri në orën 13:00.

Përjashtohen nga ky kufizim të gjitha automjetet e transportit të mallrave, produkteve ushqimore, fruta-perimeve dhe atyre blegtorale, me qëllim furnizimin e marketeve dhe minimarketeve dhe dyqaneve ushqimore.

NUK lejohet asnjë qytetar që të lëvizë me automjet pa plotësuar formularin e vetdeklarimit dhe pa marrë konfirmim për lëvizje.

Pas orës 13:00 NUK lejohet të lëvizë asnjë qytetar, përjashtuar kthimin për në banesë të punonjësve të linjave prodhuese, të Shëndetësisë, Ushtrisë, Policisë së Burgjeve, SHPSF, të atyre personave që janë të përfshirë në listat e shërbimeve të bashkive dhe shërbimeve në banesë.

Pas orës 13:00 NUK lejohet të jenë hapur asnjë market, minimarket, apo farmaci.

Përjashtohen nga ky kufizim vetëm linjat e prodhimit të bukës, ushqimoreve, prodhimit të mishit dhe atyre blegtorale vetëm për të prodhuar, por JO për të tregtuar.

NUK lejohet lëvizja e këmbësorëve për shëtitje, sport e çdo aktivitet që nuk ka lidhje me furnizimin me produkte për konsum.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që gjatë orarit të lejuar lëvizje, të mos qarkullojnë masivisht apo të mblidhen në parqe e lulishte, të ruajnë distancën në markete e minimarkete dhe të evitojnë në maksimum lëvizjet e kota, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”.

Tags: koronaviruspoliciaqarkullimQytetare

TË LIDHURA

Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër

09:12 | 13/02/2026
Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi
Aktualitet

Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

09:06 | 13/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Next Post
Humbën të atin në një tragjedi, jetë e re për familjen Boçi

Humbën të atin në një tragjedi, jetë e re për familjen Boçi

Koronavirusi/Greqia konfirmon 17 viktima, gjobiten ata që thyejnë rregullat e kufizimit

Koronavirusi/Greqia konfirmon 17 viktima, gjobiten ata që thyejnë rregullat e kufizimit

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19 në Serbi

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19 në Serbi







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur
Bota

Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

by mirseda
09:31 | 13/02/2026
0

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë...

Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër

Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër

09:12 | 13/02/2026
Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

09:06 | 13/02/2026
Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

21:33 | 12/02/2026
Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com