Modelingu është një industri e vështirë, që kërkon shumë punë, sakrifica por edhe fat. Nëse dikush është në gjendje të tërheqë mjaftueshëm vëmendje dhe nënshkruar disa marrëveshje të mira, kjo industri do t’ju bëjë super të pasur. Ja cilat janë10 modelet më të paguara në botë për momentin.
- Doutzen Kroes: 8 milion dollarë në vit
Kur ishte e re, modelja holandeze aspironte të bëhej një patinatore profesioniste. Por ku u rrit nisi të punonte për “Paparazzi Model Management”, që e dërgoi atë në NjuJork. Nga ai moment,jeta e saj ndryshoi. Kroes punon aktualisht për kompaninë“L’Oréal”, dhe ka dalë në kopertinat e revistave më të famshme të modës në botë.
- Bella Hadid: 8.5 milion dollarë në vit
22-vjeçarja është imazhi i kompanive të famshme “Dior”, “Bulgari” dhe “Tag Heuer”. Ajo ka 21.7 milionë ndjekës në Instagram, ku bën edhe reklamimin e markave të njohura.
- Joan Smalls: 8.5 milion dollarë në vit
Modelja nga Porto Riko, merr pjesë në më shumë sfilata sesa modelet e tjera të listuara këtu, dhe gjen ende kohë për të xhiruar fushata të ndryshme publicitare për kompani të ndryshme të kozmetikës dhe jo vetëm.
- Gigi Hadid: 9.5 milion dollarë
Në moshën 22 vjeçare, Gigi është bërë një nga modelet më të paguara në botë. Ngjitja e saj në listë, është pjesërisht për shkak të marrëveshjeve që ajo ka lidhur me kompani si“Maybelline”, “Tommy Hilfiger”, “BMW” dhe “Topshop”.
- Cara Delevingne: 10 milion dollarë
Ajo është duke u përqendruar aktualisht në punën e saj si aktore, por është ende e famshme në industrinë e modelingut. Me 34 milionë ndjekës në Instagram, Delevingne është supermodele, aktore dhe këngëtare. Ajo debutoi si modele që kur ishte 10-vjeçe, më pas në vitin 2009, Delevingne nënshkroi me kompaninë “Storm Model Management”. Ajo fitoi çmimin “Modeljae Vitit” dy herë në vitet 2012 dhe 2014. Në kinematografi, ajo ka luajtur në filma si “Anna Karenina” (2012), “Paper Towns” (2015) dhe “Suicide Squad” (2016).
- Gisele Bundchen: 10 milion dollarë
Është një modele, aktore dhe producente nga Brazili. Ajo e filloi karrierën së modele në
vitet1990. Bundchen ishte pionieree “shëtitjes me kalë”, dhe ishte pjesë e Engjëjve të Victoria’s Secret në vitet 2000- 2007. Ajo ka luajtur në role dytësor në filmat “Taxi” (2004) dhe “The Devil Wears Prada” (2006).Ajo është angazhuar prej kohësh me shumë organizata bamirësie si “Mjekët pa Kufij”, Save the Children, dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.
- Rosie Huntington-Whitely: 11.5 milion dollarë
Është një nga modelet angleze më joshëse. Është bërë e famshme me serinë e saj të veshjeve të brendshme, të make-up dhe parfumeve për dyqanet e markave Marks & Spencers.
- Chrissy Teigen: 11.5 milion dollarë
Falë pranisë së saj të madhe në mediat sociale, ish-ylli i kopertinës së revistës“Sports Illustrated” është distancuar tani nga modelingu për tu angazhuar në promovimin e një linje enësh kuzhine. Ajo ka nxjerrë një libër të dytë gatimi, dhe është protagoniste në shfaqjen televizive “Lip Sync Battle”.
- Karlie Kloss: 13 milion dollarë
Modele dhe sipërmarrëse amerikane. Kloss, është një nga modelet më të bukura të Amerikës, ishte një nga Ëngjëjt e Victoria’s Secret në vitet 2011-2014.
- Kendall Jenner: 22.5 milion dollarë
Aktualisht një nga vajzat më të bukura në botë. Ka një rekord ndjekësish në rrjetet sociale. Fama e saj është e ndikuar sigurisht edhe nga fakti se ajo është pjesëtare e familjes Kardashian.
Burimi i lajmit: https://www.wonderslist.com/top-10-highest-paid-models/
Përshtatur nga TIRANA TODAY