E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Ish-këshilltari i Bashës: Fatkeqësi për vendin nëse zbatohet programi i PD-së

Ish-këshilltari i kryedemokratit Lulzim Basha, Besart Kadia, i cili aktualisht është zv.ministër i Financave, ka reaguar në lidhje me programin ekonomik që Partia Demokratike ka prezantuar ditën e sotme.

Në një intervistë që ka dhënë për ”Report Tv”, Kadia e cilësiuar si një program të parealizueshëm si në ideologji dhe në praktikë, duke shtuar se nëse ky program do të zbatohej  në realitet do të ishte fatkeqësia e tretë për vendin pas tërmetit dhe pandemisë.

Ai tha se premtimet që bëri Basha sot nuk janë të realizueshme dhe krijojnë një defiçit të madh në buxhetin e shtetit.

“Programi i PD me kujton shprehjen me ne fitojnë te gjithë premtime qe duhet te behet kujdes dhe te jemi racional. Ne kaluam një tërmet, pandeminë qe duam apo jo ka pasoja ekonomike dhe duhet te mendohet si te kalohet kjo vështirësi dhe më pas të rimëkëmbem. Kryesore është rimëkëmbja dhe në këtë rast ne jemi të shkëputur nga realitet dhe sfidat që ka ekonomia shqiptare. Ulja e sigurimeve shoqërore e çon deficitin me 186 mln euro. Kjo në vetvete do alarmonte dhe FMN dhe Bankën Botërore.

Rritja e pensione me 5 % në vit është shumë e mirë de shpresoj dhe më shumë mirë, por duhet të thuash skemën e madhe të financimi të tyre. Dhe kjo është 48 mln euro më shumë. Ose do mendosh që do mbushësh thesin ose ta mbajnë sa është. Por jo ta shpojmë atë, pasi shpenzimet janë marramendëse dhe të parealizueshme. Do të ishte fatkeqësia e tretë pas tërmetit dhe pandemisë nëse realizohet ky program ekonomik.”, tha Kadia.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...