Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Kush janë 10 forcat mercenare më të afta sot në botë

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Kush janë 10 forcat mercenare më të afta sot në botë

Mercenarët, kanë luajtur historikisht një rol kryesor në fatin e betejave, edhe pse shpesh nuk përmenden në dëshmitë historike. Mercenarët e sotëm, janë disi më ndryshe nga ata të historisë. Sot lufta është një aktivitet shumë më i privatizuar dhe fitimprurës. Ajo u ka dhënë mundësi korporatave shumëkombëshe mercenare, të operojnë në shumë fronte luftërash.

  1. DynCorp

Me seli në Virxhinia, DynCorp, ka pasur një rol kryesor në operacionet ushtarake të SHBA-së në në vende të ndryshme gjatë viteve të fundit si në Irak, Afganistan, Bosnje, Sri Lanka, Kuvajt dhe Bolivi etj. Në faqen e saj në internet, ajo pretendon se është një kompani serioze, që respekton ligjin. Në fakt, është akuzuar për shkelje të ndryshme të të drejtave të njeriut. Rasti më i bujshëm ishte skandali seksual në Bosnje. U zbulua se personeli i DynCorp, ishte i përfshirë në trafikimin e paligjshëm të vajzave të mitura.

  1. GardaWorld

Kjo kompani me qendër në Kanada, është ndër më të mëdhatë në botë në fushën e sigurisë. Ajo madje mund të quhet një konglomerat kompanish, pasi zotëron shumë kompani të tjera të mëdha, përfshirë britaniken Aegis. Kjo e fundit ishte përfshirë së fundmi në skandalin e rekrutimit të fëmijëve-ushtarë nga Sierra Leone të Afrikës. Pasi stërviteshin, ata dërgoheshin të luftonin në Irak. GardaWorld, u përfshi në një skandal edhe në Afganistan në vitin 2012, kur disa prej  punonjësve të saj iu gjetën kallashnikovë, për të cilat nuk kishin leje.

  1. Olive Group

Kjo kompani është e specializuar në mbrojtjen e interesave private në sektorin e naftës, nga sulmet kamikaze dhe sulmet e rebelëve në Irak që nga viti 2003. Përderisa angazhohen në disa prej zonave më konfliktuale në botë, puna kryesore e saj është vlerësimi i rrezikut në terren. Kjo përfshin grumbullimin e shumë informacioneve nga shërbimet sekrete.

  1. Military Professional Resources Inc (MPRI)

Edhe pse ofron shërbimet për të gjithë llojet e klientëve, përfshirë kompanitë private dhe qeveritë e vendeve vogla, klienti i saj kryesor është qeveria amerikane. MPRI, është përfshirë në operacione ushtarake në shumë vende, mes tyre në Irak dhe Panama. MPRI u përfshi indirekt në një genocid në Kroaci gjatë “Operacionit Stuhia” në vitin 1994, kur ushtarët vendas të trajnuar prej tyre, kryen përdhunime dhe vrasje të shumta të civilëve. Çuditërisht, askush nga kompania nuk është akuzuar ndonjëherë për krime lufte.

  1. Erinys International

Selia e kësaj kompanie gjendet në Britaninë e Madhe. Ajo është punësuar nga forcat e koalicionit që nga fillimi i luftës në Irak, duke kryer edhe veprime të dyshimta. Në një rast, personeli i Erinys hapi zjarr ndaj civilëve të pafajshëm, ndonëse fatmirësisht askush nuk u vra.

Kjo kompani, është paditur për vdekjen e një ushtari amerikan, si dhe keqtrajtimin e një të burgosuri nën kujdestarinë e saj. Roli i saj aktual, është kryesisht i kufizuar në mbrojtjen e interesave private, dhe instalimeve të naftës në Irakun e pas luftës.

  1. Booz Allen Hamilton

Selia e saj është në Virxhinia, SHBA. Kjo kompani, kryen një sërë operacionesh në këmbim të parave që merr nga qeveria amerikane. Këtu përfshihen trajnime për spiunët, mbledhje e informacioneve të inteligjencës në zonat e konfliktit, si dhe kryerja e simulimeve ushtarake për NATO-n. Ajo bashkëpunon me kompanitë private të inteligjencës në të gjithë botën.

  1. Unity Resources Group

Kjo kompani nga Australia, luan një rol të rëndësishëm në gati të gjitha fushatat ushtarake të SHBA-së. Pjesëtarët e kësaj kompanie, përfshihen rregullisht në përleshje të vogla me armë me grupimet militante vendase. Shumica e tyre janë veteranë lufte. Ata janë akuzuar së fundmi për vrasjen e një profesori 72-vjeçar australian, vetëm pse nuk ndaloi makinën në postbllokun e tyre.

  1. STTEP

STTEP, është një kompani nga shteti i Afrikës së Jugut. Ai përbëhet nga disa prej ushtarëve më elitarë të kësaj ushtrie. Ata janë përfshirë në shumë beteja të drejtpërdrejta me grupimin terrorist Boko Haram në Nigeri. STTEP ndodhet zyrtarisht në Nigeri, vetëm për të trajnuar forcat qeveritare.

  1. Gazprom

Është një nga kompanitë e pakta ruse, që zotëron ushtrinë e saj private të tyre. Ashtu si shumë kompani private britanike dhe amerikane të naftës, edhe Gazprom i menaxhon vetë problemet lokale. Deri më tani, Gazprom mbështetet nga qeveria ruse. Por nuk është ende pjesë e ushtrisë zyrtare ruse. Ajo ka trupat e veta tokësore, dhe së fundmi është pajisur me disa dronë ushtarakë.

  1. G4S

Është sot për sot ushtria me e madhe private në botë. Ajo ka pësuar një rritje të paparë nga fillimi i “Luftës kundër Terrorizmit” në vitin 2001. Ajo krenohet me operacionet e zhvilluara në mbi 120 vende të botës. Ka rreth 620.000 punonjës në të gjithë botën. Selia e saj është në Britaninë e Madhe. Kjo kompani ofron një gamë të gjerë shërbimesh. Punonjësit e saj angazhohen kryesisht si roje nate dhe oficerë patrullimi. Por për shkak të madhësisë, pjesëtarët e kësaj kompanie janë të përfshirë thuajse në gjithçka./ TIRANA TODAY

Tags: forcat mercenarefronte luftërashKorporatamë të aftamercenarëtne boteoperojnë

TË LIDHURA

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”
Bota

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Next Post
Letra e Fugës: KQZ-ja një institucion i kalbur, ka shkelur ligjin me të dyja këmbët

Fuga: Çfarë do të thotë 'Po, me kushte për hapjen e negociatave'?

‘Po flenë si arixhinjtë’/ Propozimi ‘befasues’ i deputetit: 1 miliardë lekë për deputetët e rinj

'Po flenë si arixhinjtë'/ Propozimi 'befasues' i deputetit: 1 miliardë lekë për deputetët e rinj

DW: Shenja për dialog në Shqipëri

DW: Shenja për dialog në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Reshje të mëdha bore në Zvicër, shpallet alarmi i nivelit 4 në Ticino
Bota

Reshje të mëdha bore në Zvicër, shpallet alarmi i nivelit 4 në Ticino

by mirseda
21:52 | 14/03/2026
0

Autoritetet meteorologjike në Zvicër kanë paralajmëruar për reshje intensive bore gjatë fundjavës, duke shpallur nivelin e rrezikut...

Izraeli planifikon pushtim tokësor në Liban për të larguar Hezbollahun

Izraeli planifikon pushtim tokësor në Liban për të larguar Hezbollahun

21:48 | 14/03/2026
Shpërthim në rafineri nafte në Erbil, Hamasi thirrje Iranit të ndalojë sulmet

Shpërthim në rafineri nafte në Erbil, Hamasi thirrje Iranit të ndalojë sulmet

21:00 | 14/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin

Lufta në Lindjen e Mesme, Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin

20:56 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA në Bagdad u kërkon amerikanëve të largohen nga Iraku pas sulmit me raketë.

Ambasada e SHBA në Bagdad u kërkon amerikanëve të largohen nga Iraku pas sulmit me raketë.

20:23 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com