Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kush ja ka mbyllur gojën opozitës?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Shteti i kapitulluar përballë krimit

Kush ja ka mbyllur gojën Partisë Demokratike? Kjo është pyetja më normale që do bënte çdo qytetar që beson që vendi po qeveriset keq nga mazhoranca e majtë. Por jo vetëm ai. Edhe çdo qytetar që beson se një opozitë e fortë është e domosdoshme për vendin. Madje edhe një i majtë, që e kupton se një qeveri që ka përballë një opozitë reale është më e përgjegjshme dhe e kujdesshme.

Opozita po flet, mund të përgjigjet dikush! Madje mund të sjellë edhe shembullin e ditës së enjte në parlament. Mund edhe të referojë përjashtimin e Bashës po atë ditë nga parlamenti. Vetë deputetët dhe opozitarët e tjerë të PD mund të tregojnë që po punojnë. Dalin në mëngjes në punë dhe kthehen pasdite. Pra ata janë në punë. Dalin edhe në televizione dhe recitojnë po atë tekst. Shkruajnë edhe statuse në facebook.

Por opozita e PD është në mos inekzistente, fare e zbehtë. Këtë e ndjen kudo dhe kjo është realisht një fatkeqësi. Jo se nuk flet, por fjala e saj nuk po sjell besim dhe kjo është akoma më fatale. Dita e enjte ishte shembulli më i mirë për të ilustruar këtë bindje. Pra opozitën e zbehtë, me të cilën sot, ekzaltohen vetëm përfaqësuesit e qeverisë. Të enjten, unë dhe besoj çdo qytetar i Shqipërisë ka besuar se Rama do kryqëzohej në Parlament pas deklaratave të ambasadorit amerikan për krimin në Shqipëri.

Unë besoja se ai do të thirrej për interpelancë dhe do t’i kërkohej llogari që ende sot, javë të tëra pas ngjarjeve në Elbasan, Vlorë e Durrës nuk ka asnjë reagim zyrtar. Unë besoja se atij do ti kërkohej llogari se kush janë 4 klanet mafioze dhe kush janë 20 familjet kriminale që drejtojnë sot Shqipërinë?

Unë besoja se PD do të ftonte publikisht LSI që të ngrinin një front të përbashkët opozitar kundër mazhorancës të enjten për të kërkuar me alarm atë që përfaqësuesi i SHBA e tha zyrtarisht në Tiranë. Dhe atë që shtypi po e thotë me kurajë përditë. Por PD nuk tha asgjë. Hyri në një problem procedural, shumë të rëndësishëm, por shumë më pak të rëndësishëm se sa kërcënimi nga krimi. Dhe jashtë kontekstit që prodhuan deklaratat e Lu. Ende sot nuk kuptohet se përse PD ja “fali” Ramës kritikat e Lu dhe perse nuk flet më ashpër për krimin?

Do kishte sens që foltorja të bllokohej nëse Kryeministri nuk fliste për këtë gjë; do kishte sens që opozita të mos dilte prej aty pa marrë një përgjigje të saktë. Por shmangia e temës së ditës, në mos një tolerim i menduar është një gafë. Opozita nuk bëhet me kalendar! Temat nuk përcaktohen një herë në vit, por ndjekin zhvillimet aktuale në vend. Ndryshe, është opozita ajo që po zbaton porosinë që Rama ju dha dje deputetëve të tij: me opozitën silluni në frymën e marrëveshjes së 18 majit! Ky vend nuk bëhet më i mirë nga cilësia e qeverisjes! Ky vend bëhet më i mirë nga cilësia e opozitës. (Opinion.al)

Tags: bashadonald lukuvendopozitaPDrama

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Next Post
Akademia e Shkencave dhe e Arteve në Kosovë, ekspozitë për Rexhep Ferrin

Akademia e Shkencave dhe e Arteve në Kosovë, ekspozitë për Rexhep Ferrin

Këmbimi valutor/ Dollari vijon rënien, euro mbetet konstante kundrejt lekut

Këmbimi valutor/ Dollari vijon rënien, euro mbetet konstante kundrejt lekut

Pse Berisha është i dënuar të heshtë

Basha: Ç'tregon kërkesa e Shullazit dhe Tahirit për të dëshmuar Berisha







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com