Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kush ishte Dritan Prifti, njeriu që flet edhe pas vdekjes

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Dritan Prifti në gjendje tejet kritike për jetën/Në 2011 denoncoi aferat korruptive të Metës

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës që vinte nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti, u nda nga jeta mbrëmjen e së enjtes, në moshën 49-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Por, nga vjen Dritan Prifti, të cilin shumica e mban mend për denoncimin me anë të video-përgjimit ndaj shefit të tij politik dhe njëherësh zëvendëskryeministrit, Ilir Meta, në vitin 2011, kur bëhej fjalë për afera korruptivë në tenderë dhe koncesione.     

Dritan Prifti lindi më 27 gusht të vitit 1968 në qytetin e Beratit. Aty ai mori arsimin fillestar, ndërsa më pas do të transferohej me studime në një prej universiteteve më të njohura në botë, siç është ai i Harvardit. Prifti u rikthye në Shqipëri në vitin 1997, kur Shqipëria ishte pushtuar nga trazirat, kaosi, lufta mes bandave dhe revolta e njerëzve si pasojë e rënies së firmave piramidale, nga veriu në jug.  

Në vitin 2000 do të përfshihej në politikë ku do të rreshtohej krah Partisë Socialiste. Ndërsa një vit më pas do të do të drejtonte Korporatën Elektro-energjetike Shqiptare, detyrë të cilën do ta kryente deri në vitin 2002.

Kjo e bëri që ai të spikatej për aftësitë e tij menaxheriale dhe të dallohej si një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste. Në vitin 2005, Prifti iu bashkua një subjekti të ri politik, që ishte ngritur kundër establishmentit politik, siç ishte Lëvizja Socialiste për Integrim. Kjo forcë politike drejtohej nga Ilir Meta.

Kalimi me LSI-në do ta rreshtonte atë kundër liderit historik të së majtës, Fatos Nano. Aftësitë e tij menaxheriale dhe politike do ta bënin atë një nga figurat politike më të rëndësishme të kësaj force politike për 6 vite me radhë.

Dritan Prifti do të ishte edhe një aktor kyç në periudhën pas zgjedhjeve të vitit 2009 kur ai do të ishte edhe “kumbari” i marrëveshjes historike për të qeverisur midis PD-së dhe LSI-së.

Kjo marrëveshje me të djathtën, do t’i sillte postin e tij të preferuar; atë të ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës. Prifti e drejtoi për dy vite këtë ministri, nga fillimi i qeverisjes me Berishën e deri në vitin 2011, kur ai do të denonconte shefin e tij politik dhe zëvendëskryeministrin e asaj kohe Ilir Meta, kur ky i fundit kërkonte favore për tenderë dhe koncesione në qindra e mijëra euro.

Denoncimi i Dritan Priftit do të sillte një reagim masiv të opozitës e cila do të pushtonte Kryeministrinë më 21 janar 2011, reagim i cili u shoqërua me dhunë dhe vrasjen e katër protestuesve. Meta u përball me drejtësinë, ku Gjykata e Lartë e shpalli të pafajshëm me një vendim tejet të diskutueshëm ndërsa Dritan Prifti la ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës.  

Pas vitit 2013 Prifti vendosi të largohej nga politika aktive, si pasojë e zhgënjimit të tij të deklaruar publikisht mbi drejtësinë që nuk mundi të bëjë drejtësi në rastin e skandalit të shefit të tij politik të dikurshëm, si dhe nga pamundësia e shëndetit të tij. Ai vuante prej një kohe të gjatë nga një sëmundje agresive gjaku. Ndërsa kohët e fundit ishte kuruar intensivisht në një spital të Italisë.

Më pas, Prifti u transferua për një kurim më të specializuar në Gjermani. Me gjithë trajtimet që mori në këto dy shtete, ish-ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, nuk ka pati asnjë përmirësim të gjendjes shëndetësore. Prifti u kthye pasditen e së mërkurës në Shqipëri, ku të afërmit e tij konstatuan se gjendja sa vinte edhe rëndohej. Ndërsa mbrëmjen e së enjtes Prifti humbi betejën me sëmundjen. Kjo ishte beteja e tij e fundit, pas atyre të politikës.

Prifti i humbi të dyja betejat, por do të mbetet gjatë në kujtesë si një nga figurat më kontroverse të politikës shqiptare, i cili pati edhe guximin të denoncojë shefin e tij politik, Ilir Meta (sot president i vendit) për afera korruptive. Dritan Prifti, tashmë flet edhe pas vdekjes, ndoshta do të flasë gjatë me vetë gojën e Ilir Metës.  TIRANA TODAY

Tags: Dritan Priftiilir metakush ishtelsiNanonjeriupas vdekjesPS

TË LIDHURA

Moti i keq në vend: reshje të lehta në Elbasan, përmbyten dy shtëpi në Belsh
Aktualitet

Moti i keq në vend: reshje të lehta në Elbasan, përmbyten dy shtëpi në Belsh

08:28 | 07/01/2026
Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!
Aktualitet

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

21:49 | 06/01/2026
Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’
Aktualitet

Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

20:01 | 06/01/2026
Next Post
Basha: Peshku i madh i krimit është vetë Edi Rama; Tahiri dhe Xhafa vegla të tij

Basha: Peshku i madh i krimit është vetë Edi Rama; Tahiri dhe Xhafa vegla të tij

Zanetti: Kur topi preku rrjetën, tifozët shkuan në delir

Zanetti: Kur topi preku rrjetën, tifozët shkuan në delir

Kryemadhi: Ilir Meta dhe Gramoz Ruçi janë fajtorët që parlamenti është në këtë farë feje

Kryemadhi: Ilir Meta dhe Gramoz Ruçi janë fajtorët që parlamenti është në këtë farë feje







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten
Politikë

Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten

by mirseda
16:49 | 07/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të premten, më 9 janar, ministrat e kabinetit të tij në...

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Zyrtare, e ardhmja e Sylvinho, FSHF merr vendimin për rinovimin

Zyrtare, e ardhmja e Sylvinho, FSHF merr vendimin për rinovimin

16:17 | 07/01/2026
Trump “i rri në kokë”Venezuelës, forcat detare amerikane ndjekin anijen cisternë për ta sekuestruar

Trump “i rri në kokë”Venezuelës, forcat detare amerikane ndjekin anijen cisternë për ta sekuestruar

14:34 | 07/01/2026
Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris/ Ndan foto duke u përqafuar

Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris/ Ndan foto duke u përqafuar

14:29 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com