Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kush fshihet pas maskës së silikonit të banditit të vrarë ose nën qeverisjen e faktit të kryer

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kush fshihet pas maskës së silikonit të banditit të vrarë ose nën qeverisjen e faktit të kryer

Nga Lorenc Vangjeli

Pati një kuriozitet të skajshëm, menjëherë mbas grabitjes në Rinas, për të gjetur se kush fshihej mbas maskës së silikonit të banditit të vrarë. Një englendisje publike, të cilës policia i dha vetëm një përgjigje të pjesshme. Në thelb, ajo ishte një përgjigje formale sepse mbas asaj maske të lëmuar plastike, me syze e pak mjekër, fshihej jo portreti i një individi me plumb në kokë, por shumë më shumë se kaq. Ajo maskë fsheh fytyrë për fytyrë të gjithë ata njerëz, me pushtet të djeshëm dhe të sotëm, duke nisur që me ata që kanë dhënë koncesionin e aeroportit, ata që duhet të ndjekin menaxhimin e kontratës dhe duke përfshirë koncesionarin, nënkontraktorin e sigurisë, dhe një zinxhir të pafundëm hallkash të tjera sigurie që kanë dështuar paralelisht me njëra-tjetrën dhe në të njëjtën kohë nga padija, nga implikime korruptive, nga lehtësia kriminale përballë detyrës dhe nga dembelizmi tipik otoman që e kemi të trashëguar si kancer dhe që mbartet si kancer nga një sistem në tjetrin.

Guximi i një grushti banditësh që pushtoi aeroportin, afroi një mundësi dramatike për të rizbuluar dhe njëherë sesa mëkatarë janë të gjithë ata që meren me një zeje kaq serioze sa fluturimi në veçanti dhe sesa amatoresk, sipërfaqësor dhe naiv është vetë shteti shqiptar. Një shtet që tenton të bëhet evropian, por që vazhdon të sillet si një makinë e zhurmshme me avull në epokën e kompiuterave.

Skandali i aeroportit e bëri politikën të ndahet dhe njëherë si përherë në dy ekipe që luajnë pigpong me pataten e nxehtë të përgjegjësive dhe të denigrimit reciprok. Me një palë që e çon absurdin në ekstrem dhe e sheh Edi Ramën si organizator të grabitjes dhe nga ana tjetër me Edi Ramën që e sheh fajin të projektuar në Kinë.  Në të vërtetë, e gjithë java e grabitjes është pasqyrë e lehtësisë kriminale me të cilën meren edhe gjërat më serioze në Tiranë. Në pasqyrë mund të shihen me rradhë të gjithë ata, që edhe pse janë përgjegjës për të ndryshuar situatën në aeroport, nuk e kishin vënë re çfarë ndodhte dhe nuk bënë çfarë duhej që një gjë e tillë të mos ndodhte.

As koncesionari.

As nënkontraktori i tij i sigurisë.

As Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i opozitës, ministri i brendshëm, ministri i mbrojtjes, ministri i transportit, deputetë të komisionit të sigurisë, drejtori i policies, grupi i menaxhimit të kontratës koncesionare dhe një batalion i tërë personazhesh të tjerë më pak të njohur, as njëri nga ta, pra, që duhet t’i kishin rënë me kohë këmbanës së alarmit dhe që paguhen për të garantuar jo mrekullinë e munguar, por së paku normalitetin minimal, nuk ka reaguar. Ose ka reaguar pak e pamjaftueshëm në rastin më të mirë.

Kjo indiferencë e përgjithshme, kjo rendje pas faktit të kryer dëshmon mënyrën sesi reagojnë qeverisjet në Shqipëri përballë problemeve.

Nuk quhet detyrë parashikimi, por vrapi me dihatje mbasi ka ndodhur hataja.

Nuk kërkohen shkaqet, por synohet shërimi i pasojave.

Nuk studiohet parandalimi, por nxitohet tek ndjekja.

Nuk zbulohet thelbi, por hyjnizohet forma.

E thënë më thjeshtë, zjarri kujtohet kur i ka dalë flaka çatisë.

Kujtohet uji kur përmbytja ka marë përpara shtëpitë.

Kujtohet thatësira kur vapa ka kapur piskun dhe pikun e saj.

Kujtohet rregulli kur hilja nuk mbaron më punë.

Kujtohet doktori kur sëmundjes nuk i bën derman as Perëndia.

Kujtohet Perëndia vetëm kur hesapi shkon drejt fundit dhe kur vajit i është tharrë dhe pika e fundit e vajit.

Apo e thënë më modernisht, siç do ta thoshin, fjala vjen në Lisbonë, kujtohet BE-ja vetëm kur vjen Brukseli në Tiranë. Ndërsa Tirana sillet ende si një skaj province, ku burrat e politikës  zihen si gratë për dashnorët e njëra-tjetrës dhe politika e burrave predikon ditën se dashurinë e ble vetëm dashuria dhe natën e paguan dashurinë me cash në dorë.

Ky është problemi i vërtetë i asaj çfarë ndodhi këtë javë dhe jo çfarë realisht është parë se ka ndodhur.

Prania e trupave ushtarake në Rinas e “çliroi” aeroportin nga papërgjegjshmëria e koncesionarit dhe do t’i mbajë larg tij banditët. Në fakt, mbas ngjarjes së fillimjavës, edhe nëse aty nuk do të kishte asnjë këmbë rojeje, askush nuk do të guxojë të afrohet për të grabitur. Më shumë se ushtria e policia, gardhin e shqyer të aeroportit do ta ruajë frika dhe vëmendja publike mbi të. Kështu do të vazhdojë të jetë edhe ca kohë kur për shkak të rutinës së të përditshmes, kjo histori do të harrohet dhe një grup tjetër banditësh do të hyjë sërish në aeroport për të grabitur. Dhe kjo javë do të jetë sërish një Déjà Vu, që do të rivihet në skenë me një njëjtin tekst edhe nëse aktorët janë të ndryshëm.

Tani për tani është koha për reflektim. Për të kuptuar se koncesioni i shitur lirë vite më parë, po i bën të gjithë shqiptarët të paguajnë më shtrenjtë për shumë vite me rradhë. Tani e gjithë shoqëria po paguan me turpin që na qeveris fakti i kryer. Kësaj here, fakti i kryer kishte pamjen e atyre që ikën në drejtim të paditur dhe me miliona euro në çanta dhe portretin e atij me maskë silikoni në fytyrë dhe një plumb të vetëm në kokë. Fatkeqësisht, mbas asaj maske, shoqëria shqiptare, në përgjithësi dhe politika lokale në veçanti, mund të shohë jo vetëm fytyrën e banditit të vrarë, por identikitin e saj hileqar dhe dembel, plot me vese dhe paaftësi ulëritëse./JAVANEWS

Tags: bandititfshihetmaskasilikonitvrarë

TË LIDHURA

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Next Post
Mbledhja e Kuvendit vë në lëvizje opozitën, ironizon Strazimiri: Grramos, dëgjo mua

Skenari i fshehtë i opozitës për protestën: Shpresa e drejtuesve është që...

Beteja Kosovë-Serbi, në garë për investimin miliardësh të gjigantit të makinave

Beteja Kosovë-Serbi, në garë për investimin miliardësh të gjigantit të makinave

SPAL i shtyn festën Juventusit, bën përmbysjen e madhe (Video)

SPAL i shtyn festën Juventusit, bën përmbysjen e madhe (Video)

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Këngëtarja Era Istrefi feston ditëlindjen, ja dhurata luksoze dhe e veçantë që mori
Showbizz

Këngëtarja Era Istrefi feston ditëlindjen, ja dhurata luksoze dhe e veçantë që mori

by mirseda
10:18 | 05/07/2025
0

Në një postim mbresëlënës në Instagram, Era ka publikuar një foto ku shfaqet pranë një makine luksoze...

Lamtumira e fundit për Diogo Jotën në qytetin e tij

Lamtumira e fundit për Diogo Jotën në qytetin e tij

09:54 | 05/07/2025
Marco Rubio viziton Tiranën, njofton ambasadori Bushati pas takimit në SHBA

Marco Rubio viziton Tiranën, njofton ambasadori Bushati pas takimit në SHBA

09:29 | 05/07/2025
Vapa rrit rrezikun e krizave hipertensive, kardiologia apelon për kujdes

Vapa rrit rrezikun e krizave hipertensive, kardiologia apelon për kujdes

09:13 | 05/07/2025
Sarandë/ I riu italian me thikë me vete në mes të shëtitores, shoqërohet në komisariat

Sarandë/ I riu italian me thikë me vete në mes të shëtitores, shoqërohet në komisariat

09:03 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com