Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Lamtumira e fundit për Diogo Jotën në qytetin e tij

3 ditë ago
in Sport
Lamtumira e fundit për Diogo Jotën në qytetin e tij

28-vjeçari, baba i tre fëmijëve, kishte fituar këtë vit Premier Leaguen me Liverpool-in dhe Nations League me Portugalinë, por jeta e tij u ndërpre papritur në një aksident tragjik gjatë kthimit në Angli për fazën përgatitore.

Lot, këngë, lule dhe heshtje! Kështu u përshkua atmosfera në qytetin Gondomar të Portugalisë, ku qindra mijëra njerëz u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht vetëm 11 ditë pas martesës së tij.

Jota po udhëtonte me makinë drejt Liverpool-it, pasi ishte këshilluar të mos fluturonte për shkak të një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale. Fatkeqësisht, rruga e tij nuk përfundoi kurrë.

Liverpool e përshkroi vdekjen e tij si “një tragjedi që tejkalon futbollin”, ndërsa mijëra tifozë u mblodhën pranë stadiumit Anfield, për të vendosur lule, shalla dhe për të kënduar në kor këngët kushtuar atij.

Ish-kapiteni Jordan Henderson nuk i mbajti dot lotët teksa vendoste një kurorë me një mesazh prekës:
“Prehu në paqe, miku im, bashkë me vëllain tënd André. Do na mungosh të gjithëve.”

Mohamed Salah, sulmuesi i Liverpool-it, tha se e kishte të vështirë të mendonte kthimin në klub pas kësaj humbjeje tronditëse: “Jam pa fjalë. Deri dje, nuk mendoja se do kishte ndonjë gjë që do më trembte të kthehesha në Liverpool.”

Për nder të tij, në koncertin e ribashkimit të grupit Oasis në Cardiff, imazhi i Jotës u shfaq në fund të këngës “Live Forever”, duke marrë duartrokitje të gjata nga stadiumi i mbushur.

Edhe rivali lokal i Liverpool-it, klubi Everton, nuk qëndroi indiferent. Një delegacion – përfshirë sulmuesit me origjinë portugeze Beto dhe Youssef Chermiti – vendosi lule pranë Anfield.

Ish-këshilltari i qytetit të Liverpool-it, Peter Millea, tha për BBC: “Ishte një nga ata lojtarë që e fiton menjëherë zemrën e tifozëve, jo vetëm për golat, por për mënyrën si sillej brenda dhe jashtë fushës.”

Këngët për Jotën u dëgjuan edhe jashtë Anglisë. Në stadiumin Molineux të Wolves, ish-klubi i tij, tifozët lanë homazhe. Në Wimbledon, tenisti portugez Francisco Cabral veshi një shirit të zi, ndërsa në ndeshjen e Euro 2025 për femra mes Danimarkës dhe Suedisë u mbajt një minutë heshtje. Varrimi i Jotës do të zhvillohet këtë të shtunë në orën 10:00 në Igreja Matriz de Gondomar.

TË LIDHURA

PSG përballë Realit – Enrique: Të fortë dhe të qëndrueshëm
Sport

PSG përballë Realit – Enrique: Të fortë dhe të qëndrueshëm

17:42 | 07/07/2025
Gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klube, arbitri i Real Madrid-PSG
Sport

Gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klube, arbitri i Real Madrid-PSG

16:15 | 07/07/2025
Donnarumma reagon pas dëmtimit të Musialës: Jam i tronditur, s’ishte qëllimi im
Sport

Donnarumma reagon pas dëmtimit të Musialës: Jam i tronditur, s’ishte qëllimi im

15:00 | 07/07/2025
Next Post
Këngëtarja Era Istrefi feston ditëlindjen, ja dhurata luksoze dhe e veçantë që mori

Këngëtarja Era Istrefi feston ditëlindjen, ja dhurata luksoze dhe e veçantë që mori

Radhë kilometrike në Qafë Botë, qytetarët orë të tëra pritje në kufi

Radhë kilometrike në Qafë Botë, qytetarët orë të tëra pritje në kufi

Aksident në Vlorë, i moshuari përplaset te vijat e bardha, në gjendje të rëndë në spital

Aksident në Vlorë, i moshuari përplaset te vijat e bardha, në gjendje të rëndë në spital

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit
Bota

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit

by mirseda
16:48 | 08/07/2025
0

Aksident dramatik këtë të martë në aeroportin Orio al Serio (Bergamo), ku një burrë vdiq pasi u...

Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova

Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova

16:41 | 08/07/2025
Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë

Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë

16:38 | 08/07/2025
Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni

Rama: Mungesa e ujit në Vlorë e papranueshme, shkak paaftësia dhe paturpësia

14:44 | 08/07/2025
Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

14:41 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com