pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişwbahistaraftarium24betasusjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvtaraftarium24betgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişenbetmarsbahisenbetenbetcasibombetistpusulabetromabetibizabet girişbetexper girişbetexperpalacebet girişpalacebetmercurecasino girişmercurecasinocasinowon girişbetexpersonbahis girişcasinowonbetbey girişsonbahiscratosroyalbet girişbetbeygrandpashabetcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet giriştambetbetbeysonbahismercurecasinobetplaypalacebetteosbetbetgitcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetmeritkinggrandpashabetJojobetholiganbetbetistonwinjojobetcasibomgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusujojobetcasibombetgitbetbeyesbetcashwinibizabetbetgithititbetibizabetpalacebetcasinowoncratosroyalbetgrandpashabetjojobetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kush është shqiptarja që u paraqit me plis në kokë para Trumpit

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha

Gruaja e parë shqiptaro-amerikane, e cila ka qenë zgjedhur si këshilltare në një kantonë të shtetit e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit shqiptarë, është e vetmja shqiptare që mori pjesë në Fjalimi i Përvitshëm i Presidentit mbi Gjendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të martën më 30 Janar 2018, shkruan Indeksonline.

milicajTë ftuarit Presidentit Trump, ishin emocionalisht të fuqishëm si shembuj të vlerave të tij dhe të vlerave, në të cilat shumica e amerikanëve besojnë, do të thoshte pas këtij fjalimi të rëndësishëm të Presidentit të SHBA, ish drejtuesi i të dy Dhomave të Senatit e Kongresit Newt Greenwich, duke shtuar se :” . Impakti i historive të tyre personale lidheshin me principe më të mëdha që fjalimi kërkonte të frymëzonte. Ata nuk ishin vetëm të ftuar emocionalë. Ata ishin të ftuar didaktikë, historitë e të cilëve na mësuan diçka rreth vetes tonë dhe rreth vlerave që e bëjnë Amerikën unike dhe të jashtëzakonshme”.

Ish- këshilltaria në një kantonë të shtetit e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit shqiptarë, ishte gjithashtu ajo e vetmja që tërhoqi dhe vemendjen e Presidentit Trump, gjatë fushatës së tij, për kandidat nga partia republikane, për President.

Ajo arriti deri sa të jetë cituar një vit më nga presidenti në SHBA, Donald Trump në rrjetin social Twitter.

Vet Presidenti Trump citoi një mesazh ku ajo shprehte mbështetjen për kandidatin, pavarësisht prej kritikave nga “National Review”, revistës konservatore amerikane. Revista sapo kishte porositur Republikanët që të mos gënjeheshin prej retorikës së manjatit të pronave të patundshme nga New York-u.

Lisa Milicaj, vajza e dy emigrantëve nga Kosova, ishte një nga mbështetësit e shumtë që reaguan në favor të kandidatit Trump, shkruante një vit më parë gazeta shqiptaro amerikane Illyria në New York.

“Të them të drejtë nuk kisha dëgjuar kurrë për ‘National Review’ derisa ‘u përpoqën’ të deklarojnë luftë kundër jush. Pa merak, ju tashmë e keni votën time”, ka shkruar ajo në Twitter, mesazhin që është ripërsëritur fjalë për fjalë nga Trump.

Mirëpo kësaj rradhe shqiptaro amerikania Lisa Milicaj, jo vetëm që ka marrë pjesë së bashku me Harry Bajraktarin një veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar, së bashku me mikun e madh të shqiptarëve, kongresitin demokrat Eliot Engel dhe bashkëshorten Patty, por ka vendosur mbi kokë në mes sallës së Kongresit dhe Senatit, gjatë Fjalimit të Përvitshëm i Presidentit mbi Gjendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Plisin e bardhë të Kosovës, dhe ka pozuar duke bashkuar dy pëllëmbat e dyarve, duke bërë kështu edhe simbolin e Shqiponjës, me dy krena të flamurit tonë kombëtar.

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalë së gjatë vuri theksin tek gjendja e mirë ekonomike dhe bëri thirrje për përpjekje dypalëshe lidhur me emigracionin, gjatë fjalimit të tij të martën në mbrëmje mbi gjendjen e vendit.

Fjalimi i tij përpara të dy dhomave të Kongresit erdhi një vit pasi Donald Trumpi ka marrë detyrën e Presidentit dhe rreth një javë nga debatet mbi buxhetin dhe politikën që duhet ndjekur në raport me një grup emigrantësh që kanë ardhur në Amerikë ilegalisht në moshë të mitur. Debatet çuan në mbylljen për tre ditë të qeverisë.

Presidenti Trump foli mbi çështje që lidhen me punësimin, ekonominë dhe reformën e taksave, si dhe kërkojë ligjvënësve të miratojnë planin e tij prej triliona dollarësh mbi infrastrukturën.

Ai foli gjithashtu për çështje të sigurisë kombëtare, përfshirë aktivitetin bërthamor dhe programin e raketave të Koresë së Veriut, si dhe nevojën për politika të drejta tregtare, njoftojë në komentin e saj Zëri i Amerikës, emisioni televizivë Ditari në shqip..

Mirëpo, për të gjithë ato vende që preken nga fjalimi i Presidentit, jo me pak vemendje është ndjekur edhe ajo pjesë e fjalimit, të tij, kur Presidenti i SHBA, Donald tha se :”Asnjë dollar për ata që votuan kundër nesh në OKB më 20 Dhjetor 2017”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, me këtë rast edhe një herë ka paralajmëruar ndërprerjen e fondeve për të gjitha ato shtete, që simbas tij nuk votuan rezolutën e Amerikës për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Në fjalimin e drejtuar SHBA, Trump, ka qenë shumë i ashpër me vendet që dolën kundër nismës së SHBA dhe qëndrimit të tij si Presidente. “Kush votoi kundër nesh nuk ka pse përfiton nga paratë amerikane! Ndihma jonë për miqtë e jo për armiqtë e Amerikës”,- është shprehur Trump.

Ai tha se do t’i kërkonte Kongresit të SHBA që nisma për ndërprerjen e fondeve për këto shtete, rreth 20 miliardë dollarë, të shoqërohej dhe me ndryshimet ligjore.

Plot 129 shtete në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, dihet se kanë shprehur qëndrim të kundërt me Uashingtonin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, përfshirë edhe Tiranën, qeverinë e Edi Ramës.

Gruaja e parë shqiptaro-amerikane, e cila ka qenë zgjedhur si këshilltare në një kantonë të shtetit e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit shqiptarë, e cila është e vetmja shqiptare që mori pjesë në Fjalimi i Përvitshëm i Presidentit mbi Gjendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e konsideruar nga disa media në Shqipëri, si mikeshë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nëpërmjet një shënimi në Facebook, e ka quajtur “të ulët dhe të turpshëm” vendimin e Shqipërisë, për të mbështetur një rezolutë kundër qëndrimit Amerikan për Jerusalemin, më 21 Dhjetor 2017.

Tags: ështëkokekushparaparaqitplisshqiptarjaTrumpit

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Pogradec–Qafë Plloçë, makina del nga rruga, një i lënduar

16:39 | 10/06/2026
Aktualitet

E gjithë Shqipëria në rrugë/ Tropoja i bashkohet reagimit popullor, protestë këtë të mërkurë

16:33 | 10/06/2026
Aktualitet

Pas Zvërnecit, gardh me gjemba edhe në Rrjoll! Banorët paralajmërojnë protestë kombëtare

16:15 | 10/06/2026
Next Post

“E dërguam nuse dhe u kthye e vdekur”, letra e prindërve të vajzës që e vrau burri

Humb jetën në aksident zyrtari i ISHSH, kreu i institucionit mesazh prekës

Harta e rrezikut/ Reshje intensive dhe erë e fortë, ja qytetet më problematike







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Aksident në Pogradec–Qafë Plloçë, makina del nga rruga, një i lënduar

by mirseda
16:39 | 10/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, ku një automjet ka...

E gjithë Shqipëria në rrugë/ Tropoja i bashkohet reagimit popullor, protestë këtë të mërkurë

16:33 | 10/06/2026

Pas Zvërnecit, gardh me gjemba edhe në Rrjoll! Banorët paralajmërojnë protestë kombëtare

16:15 | 10/06/2026

Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

15:26 | 10/06/2026

Gonxhja nga Konferenca Rinore: Jemi një hap larg BE-së, protesta është medalje demokracie

15:18 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com