Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kush e urdhëroi atentatin ndaj prokurorit

6 vjet ago
in Aktualitet, Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kush e urdhëroi atentatin ndaj prokurorit

Nga Andi Bushati

Nuk kishte diskutim se atentati mafioz ndaj prokurorit Arjan Ndoja do të merrte ngjyime të forta politike pas sulmeve publike që atij i bënë kryeministri dhe zëvndësi i tij, tre javë më parë. Në çdo vend normal të botës, breshëria e kallashnikovit ndaj një njeriu të ligjit për të cilin shefi i qeverisë ka bërë thirrje për ndëshkim, e ka etiketuar si të paguar nga bandat, e ka bërë si tabelë qitje disa herë me radhë, do të përbënte skandal.

Aq më tepër në një vend si ky yni, kur lidhjet e politikës me krimin nuk kanë nevojë për fakte, aq më tepër në Durrës kur mpleksja e interesave elektorale me ato mafioze ka arritur kulmin, aq më tepër në sfondin e allishverisheve dhe fallcifikimeve në të cilat është implikuar rilindja në këtë zonë, një ngjarje e tillë, e tmerrshme, do të linte shumë vend për dyshime.

Pandehmat e zeza do të bëheshin edhe më të mëdha po ti riktheheshim memories së qevisjes Rama. Raste si ato të goditjes së Dritan Zaganit, vetëm se denoncoi lidhjen e Saimir Tahirit me Habilajt, si ato të linçimit të policit që ngriti zërin për përdhunimin e një vajze nga djali i një deputeti të PS, dëshmojnë se përpara se të marrë anën e punonjësve të tij, shteti i ndëshkon ata ose i lë në dorë të krimit.

Askush nuk mund ta thotë se ngjarja e Shkozetit ka ngashmri me këto të mësipërmet. Por pasi ka ditur ato, akujt nuk mund ti heiqet e drejta të ngrejë dyshime.

A janë atentatorët që plagosën prokurorin Ndoja dhe tre të tjerë të frymëzuar nga pushteti? A janë yshtur vrasësit në tentativë për të goditur mbi targetin e tyre, nga fakti se ai ishte linçuar nga maja e piramidës?

A janë thirrjet e skandaloze të qeveritarëve të lartë, në mos një bashkëpunim, një frymëzim për krimin?

Këto pandehma të errëta janë normale në një situatë si kjo. Kushdo që nuk do ti thoshte do të ishte ose një shërbëtor qeverisë, ose më keq akoma, një shërbëtor i krimit.

Po nga kjo e deri tek të vënit e gishtit mbi Edi Ramën si udhëruesi i drejtëpërdrejtë i atentatit, ka një diferencë të madhe. Vetëm pak minuta pasi u mor vesh masakra e Shkozetit përfaqësuesit e PD dhe LSI-së nxituan të bëjnë pikërisht këtë. Ata e shpallën kryeministrin të përfshirë në krim, e vizatuan atentatin si të paralajmëruar, madje shpallën edhe fazën e re të Vettingutt: atë me plumba.

Natyrisht, po aq sa janë legjitime dyshimet mbi kreun e qeverisë, për atë që ka ndodhur sot, po aq të pabazuara janë edhe “të vërtetat” e etiketimit të tij si vrasës.

Në këtë pikë, opozita nxitoi të bëjë të njëjtin gabim si Rama tre javë më parë, duke u vetëshpallur në pozicionin e atij që ka monopolin e së vërtetës. Dhe kjo është ndihma më e mirë që mund ti japësh atij që është në hall. Ta akuzosh pa prova për një gjë më të madhe sesa ajo për të cilën ai është kapur me preshë në duar.

Pikërisht këtë gafë bënë sot PD dhe LSI me akuzat e tyre të drejtpërdrejta. Ato bënë çmos për të krijuar fabulën se ishte Rama ai që e urdhëroi atentatin, duke anashkaluar atë që është e prekshme dhe reale: se sot u godit me kallashnikov mbi një njeri, të cilin pavarësisht nga aktet e tij,  shteti e kish shpallur publikisht si fajtor pa gjyq./ Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIarjan ndojaatentatdurresProkuror

TË LIDHURA

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Politikë

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Next Post
Detaje nga atentati mafioz në Durrës, kush është prokurori Arjan Ndoja

Atentati ndaj prokurorit/ Basha: Ngjarja më e rëndë mafioze që mund të ndodhë

Gjendet makina e atentatorëve, brenda “Benzit” kishte 2 kallashnikovë dhe maska

Gjendet makina e atentatorëve, brenda "Benzit" kishte 2 kallashnikovë dhe maska

‘Rrahu biznesmenin libanez’/ Zbulohet kush ishte në makinë me prokurorin

Ata që duan të mos gjendet kush qëlloi mbi prokurorin







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

by mirseda
22:13 | 20/10/2025
0

Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

21:11 | 20/10/2025
Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com