Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kush do të jetë kryeministri i ri britanik/ Ç’tregojnë sondazhet

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kush do të jetë kryeministri i ri britanik/ Ç’tregojnë sondazhet

Votuesit britanikë zgjedhin sot qeverinë e re – për herë të dytë qëkur Mbretëria e Bashkuar votoi për Brexit-in apo daljen nga Bashkimi Evropian.

Gjatë fushatës, Brexit-i pashmangshëm ka qenë lart në agjendë dhe kryeministri aktual, Boris Johnson, është zotuar se do ta përfundojë.

Procesi është zvarritur me vite për shkak të mospajtimeve të thella politike mbi kushtet e divorcit.

Ende nuk dihet saktë se kur do të ndodhë, edhe pse 31 janari është caktuar si datë e mundshme.

Udhëheqësi i Partisë opozitare Laburiste, Jeremy Corbyn, nuk pajtohet me qëndrimin e Johnsonit se Brexit-i duhet të kryhet me ose pa marrëveshje.

Dhe ai, në qendër të fushatës së tij ka pasur kujdesin shëndetësor.

Corbyn e ka portretizuar veten si mbrojtës të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit dhe është zotuar se do të rrisë shpenzimet për të.

Me këto vizione krejt të ndryshme për të ardhmen, të paraqitura nga liderët e dy partive kryesore politike dhe disa parti më të vogla – që po ashtu luajnë role potencialisht vendimtare – këto janë ato që duhen ditur për zgjedhjet në Britani:

Si funksionon votimi?

Votuesit zgjedhin një përfaqësues nga qarku i tyre lokal. Në total, 650 ligjvënës – një nga secili qark – do të zgjidhen anëtarë të Parlamentit, i cili vendos për ligjet dhe politikat e vendit.

Zgjedhjet mbahen zakonisht çdo katër ose pesë vjet, por Parlamenti mund të votojë për mbajtjen e tyre sa herë që dëshiron. Këto janë të tretat nga viti 2015.

Kutitë e votimit hapen në orën 7:00, sipas kohës lokale, dhe mbyllen në 22:00.

Exit pollet e para të besueshme dalin shumë shpejt, ndërsa për rezultatet zyrtare secila votë duhet numëruar me dorë.

Partia Konservatore (e Johnsonit) dhe ajo Laburiste janë më të mëdhatë, ndërsa në garë janë edhe disa parti më të vogla.

Nëse njëra parti fiton më shumë se gjysmën e vendeve në Parlament, ajo do të formojë qeverinë dhe lideri i saj do të bëhet kryeministër.

Për dekada, qeveritë e tilla të shumicës ishin rezultati më i zakonshëm. Por, kjo ka ndodhur vetëm një herë në tri palë zgjedhjet e kaluara.
Dy rastet e tjera kanë prodhuar “parlamente të varura”, me asnjë parti mjaftueshëm të fuqishme sa për të qeverisur e vetme.

Në të tilla raste, partia më e madhe zakonisht ka mundësinë e parë për të mbledhur shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë.

Çfarë ka ndodhur herën e kaluar?

Kur kryeministrja Theresa May i ka thirrur zgjedhjet e përgjithshme më 2017, sondazhet e opinionit i kanë dhënë Partisë së saj

Konservatore një përparësi prej së paku 20% kundrejt opozitës laburiste.

May, me anë të zgjedhjeve, ka bërë përpjekje të zgjerojë shumicën parlamentare të partisë së saj – të fituar në vitin 2015 – me shpresën se do të siguronte marrëveshjen për Brexit.

Por, gjërat nuk kanë shkuar sipas planeve.

May ka pësuar humbje poshtëruese.

Partia e saj Konservatore ka humbur shumicën dhe është detyruar të mbështetet në dhjetë votat e Partisë së Bashkuar Demokratike, për të ruajtur kontrollin me një qeveri të pakicës.

Partisë Laburiste, ndërkaq, mbështetja i është rritur ndjeshëm, me 32 ulëse.

Cilat janë gjasat këtë herë?

Sondazhet kombëtare tregojnë se Partia Konservatore ka përparësi të qartë.

Kështu ka treguar edhe një anketë e kryer nga kompania e respektuar, YouGov, megjithëse analistët paralajmërojnë se të gjitha këto janë me rrezik.

Sipas një studimi të Shoqatës për Studime Politike në Mbretërinë e Bashkuar, Partia Konservatore do të mbetet më e madhja, por ka skepticizëm ndaj sondazheve që sugjerojnë se ajo do të ketë shumicë të qartë.

“Ky parashikim i kujdesshëm për asnjë mazhorancë pasqyron mësimet e marra nga viti 2017, kur parlamenti i varur ka befasuar shumëkë”, ka thënë Joe Greenwood, nga Shkolla Ekonomike në Londër.

Qytetarët që duan të qëndrojnë në Bashkimin Evropian, janë të ndarë midis disa partive, ndërsa ata pro Brexit-it duket se janë të bashkuar kryesisht pas Konservatorëve. /REL

Tags: britanikkryeministrisondazhevotues

TË LIDHURA

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

22:46 | 11/03/2026
Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë
Bota

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin
Bota

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Next Post
Akademia e Shkencave në Bullgari nxit debat: Gjuha maqedonase nuk ekziston

Akademia e Shkencave në Bullgari nxit debat: Gjuha maqedonase nuk ekziston

Pamje të frikshme, kapet me 221km/h në autostradën e Saukut

Pamje të frikshme, kapet me 221km/h në autostradën e Saukut

Varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, qeveria miraton fondin e shpronësimit

Varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, qeveria miraton fondin e shpronësimit







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com