E enjte, 26 Nëntor, 2020
2 C
Tirana

Varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, qeveria miraton fondin e shpronësimit

Më të lexuarat

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Studimi/ Ja cila është simptoma më e zakonshme e njerëzve të prekur nga Covid

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit, ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë. Në fillim të shpërthimit të pandemisë, ekspertët paralajmëruan...

FOTO-VIDEO/ Teoritë e shumta mbi metalin misterioz monolit të gjendur në Utah

Një pllakë gjigande, misterioze metalike, ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve, teksa spekulojnë se si një strukturë e tillë u krijua në një pjesë...

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zbatimi i projektit “Për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941”, në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010.

Shpronësimi bëhet në favor të Ministrisë së Mbrojtjes. “Pronari i pasurive të paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit tokë “arë”, me vlerë 448 000 (katërqind e dyzet e tetë mijë) lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 448 000 (katërqind e dyzet e tetë mijë) lekësh dhe shpenzimet procedurale, në vlerën 59 000 (pesëdhjetë e nëntë mijë) lekë do të përballohen nga Ministria e Mbrojtjes.

Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.Pronari, sipas të dhënave të tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur pranë Ministrisë së Mbrojtjes certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, si dhe hartën treguese të regjistrimit” përcaktohet në vendim.

Ministria e Mbrojtjes do të kryejë procedurat për likuidimin e pronarit të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim. Afatet për kryerjen e punimeve do të jenë në përputhje me parashikimet e projektit “Mirëmbajtja, rinovimi dhe zgjerimi i varrezave të grekëve të rënë në luftën e viteve 1940-1941 në Këlcyrë, Shqipëri”.

Vendimi përcakton se Agjencia Shtetërore e Kadastrës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë në favor të shtetit.

Miratimin e ndryshimit të statusit, nga kategoria e resursit “tokë bujqësore” në tokë urbane “truall/varreza”, të pasurive me nr.364/20 dhe nr.364/21, zona kadastrale 2131, në Këlcyrë, sipas të dhënave në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi.

Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Qarku Gjirokastër, të pasqyrojë ndryshimin e kategorisë së resursit në dokumentacionin kadastral për pasuritë, sipas të dhënave në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi. Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë në favor të shtetit. /SCAN

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reali “trullos” Interin, fitojnë Bayern dhe Atalanta

Përfundojnë ndeshjet e katërta në grupe të Champions League. Reali ka mundur Interin në “San Siro” me rezultatin e pastër 0-2. Ndeshja u zhbllokua...

Maradona ndërroi jetë, 5 fëmijët e tij “në luftë” për milionat

Vdekja e Diego Maradonës mund të shkaktojë një grindje familjare mbi pasurinë e tij ndërsa ai lë pas pesë fëmijë që i njohu si...

Zgjedhjet/ Duka: Po s’ka dakordësi me Bashën, do ketë me Patozin e Topallin

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, i ka dhënë mesazhe të qarta kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa ka qenë i ftuar...

Gjermania zgjedh më 26 shtator 2021, pasuesin e Angela Merkel

Qeveria gjermane vendoi të mërkurën që më 26 shtator 2021 të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur kreun e ri të ekzekutivit që...

OKB: Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi

Në të gjithë botën të mërkurën u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në shumë vende gratë thanë se bllokimet për shkak...