Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kush do përfitonte realisht nga ngrirja e zgjerimit të BE-së në Ballkan?

7 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Kush do përfitonte realisht nga ngrirja e zgjerimit të BE-së në Ballkan?

Nga Aleks Eror “World Politics Riview”

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i la të frustruar kolegët e tij në një samit të fundit të liderëve të BE në Bruksel, teksa ata nuk arritën të bien dot dakord, se kush duhet të emërohet në postet më të larta në Komisionin Evropian. Pas bisedimeve të pasuksesshme gjatë gjithë natës, Macron shprehu kundërshtimin e tij ndaj zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian.

“Unë jam më shumë mosbesues ndaj atyre që thonë se e ardhmja e Evropës, bazohet tek zgjerimi i mëtejshëm i unionit, kur ne nuk mund të gjejmë dot gjuhën e përbashkët mes 28 shteteve anëtare. Unë do të refuzoj të gjitha format e zgjerimit, përpara përfundimit të reformës së thellë të mënyrës se si funksionojmë institucionalisht në BE”- u shpreh ai para gazetarëve.

Zgjerimi i mundshëm i BE, është rikthyer në axhendë, pasi udhëheqësit e unionit mendojnë se duhet të çelen negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, teksa Komisioni Evropian dha miratimin e tij vitin e kaluar. Por Macron ka qenë një kritik i vazhdueshëm i pranimit të anëtarëve të rinj.

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor, që u zhvillua në Bullgari në majin e vitit të shkuar, ai tha se zgjerimi ka “e ka dobësuar në çdo rast Evropën”. Qëndrimi i Macron, pasqyron një lodhje shumë më të gjerë në lidhje me zgjerimin, që vihet re në mbarë kontinentin, çka është një lajm i keq për 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor – Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën – që shpresojnë që një ditë t’i bashkohen BE-së.

Dy prej tyre, Serbia dhe Mali i Zi, janë aktualisht të angazhuara në bisedimet e pranimit, të cilat nisën përkatësisht në vitin 2014 dhe 2012, në një kohë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shpresojnë ta nisin këtë proces brenda këtij viti.

Kjo lodhje është disi e kuptueshme, pasi BE-ja ka shpenzuar shumë energji dekadat e fundit, duke kaluar nga kriza në krizë, dhe aktualisht është e përçarë nga ndarjet e brendshme, ku dominojnë debatet e forta mbi politikat buxhetore, deri tek kriza e emigracionit.

Shtimi i anëtarëve të rinj, veçanërisht ata që kanë ekonomi të dobëta, korrupsion të shfrenuar dhe sundim të dobët të ligjit, sikurse është rasti për secilin nga 6 aspiruesit ballkanikë për në BE, është një “recetë” e mundshme për ndarje dhe kriza të mëtejshme.

Por nga ana tjetër, refuzimi i hyrjes së këtyre shteteve në BE, rrezikon t’i hedhë ato në krahët e aktorëve të tjerë të fuqishëm, veçanërisht Rusisë, Kinës, Turqisë dhe shteteve të Gjirit Persik, të cilat janë aktive në rajon në mënyra të ndryshme. Dhe kjo do të krijonte një seri problemesh për Brukselin.

Në fakt, sipas një raporti të kohëve të fundit nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, vonesa e afrimit më të madh të këtyre vendeve me BE-në, ka shkaktuar tashmë dëme serioze në Ballkan. Kjo ilustrohet nga thellimi i prapësimit demokratik në këto vende, pikërisht “për shkak të interesit në rënie të vendeve anëtare të BE ndaj zgjerimit”, gjë që ka zbehur presionin për reforma politike dhe ekonomike në rajon.

Që nga fundi i luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990, Bashkimi Evropian ka investuar një kapital të rëndësishëm financiar dhe politik, në lidhje me edukimin e qeverisjes demokratike në rajon, si dhe ka ndihmuar në zhvillimin e tij ekonomik. Por, meqë integrimi evropian në Ballkan është ngadalësuar, këto arritje rrezikojnë që të zhbëhen.

Rusia është sfidantja kryesore e Evropës në Ballkan. Për Moskën, sabotimi i zgjerimit të BE-së dhe NATO-s, në një rajon ku ajo gëzon lidhje afatgjata kulturore dhe diplomatike, përbën një prioritet madhor. Për ta arritur këtë synim, Moska ka vepruar me sukses si një plan prishëse. Mbështetja e Rusisë ndaj Serbinë në mosmarrëveshjen që ajo ka me ish-krahinën e saj tashmë të shkëputur të Kosovës, ka luajtur një rol vendimtar në parandalimin e pajtimit mes të dyja palëve, gjë që ka qenë dhe mbetet objektivi kryesor i Brukselit në rajon.

Lidhjet e Kremlinit me Beogradin, janë një burim shqetësimi në Bruksel dhe Uashington.

Në vitin 2017, diplomati i atëhershëm amerikan përgjegjës për Evropën Juglindore, Hoyt Brian Yee, shprehu hapur pakënaqësinë e tij ndaj politikës së jashtme pro-ruse të Beogradit, kur i tha qeverisë serbe se “ju nuk mund të uleni në dy karrige në të njëjtën kohë, veçanërisht nëse ato janë larg njëra-tjetrës”.

Si fuqia më dominuese në rajon, Serbia, është në qendër të ambicieve të Brukselit në Ballkan. Moska është ndërkohë shumë aktive edhe në Bosnjën fqinje, ku mban lidhje të ngushta me Milorad Dodik, presidentin e shumicës serbe të Republikës Srpska. Në vitin 2016, Kremlini mbështeti një referendum për pavarësi, të propozuar nga Dodik, që do ta ndante Bosnjen sipas linjave kryesisht etnike, dhe do të zhbënte kësisoj Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftën civile brutale në vend.

Edhe pse referendumi është bllokuar nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjes, mbështetja e Moskës ndaj Dodik, ka shkaktuar me sukses një përçarje në vend, dhe ka rritur rrezikun e destabilitetit në pragun e Evropës. Si për zyrtarët e BE-së, ashtu edhe për ata amerikanë, zgjedhja në Ballkan duket më se e qartë. Ose t’i mbajnë pas vetes këto 6 vendeve, ose të rrezikojnë t’i lënë më shumë terren Rusisë, diçka që ka ndodhur edhe më parë.

Në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, Greqia bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në aleancë, gjë që shkaktoi një periudhë të regresit demokratik në vend nën ndikimin e Rusisë, dhe drejtimin e kryeministrit të atëhershëm maqedonas, Nikola Gruevski.

Edhe pse sot ai është zëvendësuar nga i moderuari Zoran Zaev, Brukseli rrezikon që duke shtyrë pafund çeljen e negociatave të anëtarësimit, të ushqejë pakënaqësi në vend, të cilat mund të forcojnë forcat joliberale. Dhe kjo vonesë vjen ne një moment kur Shkupi iu nënshtrua presionit ndërkombëtar, dhe pranoi të ndryshojë emrin nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë me Greqinë fqinje.

Ndryshe nga Rusia, angazhimi i Kinës në Ballkan është i një natyre më shumë ekonomike se sa politike. Përmes të ashtuquajturit formatit 17+1, Kina u ofron 5 shteteve të Ballkanit – përjashtuar Kosovën – qasje në hua të mëdha, pa kushtet e shumta që shoqërojnë zakonisht investimet dhe grantet e e BE-së.

Prandaj, elitat e Ballkanit janë në gjendje të përdorin shuma të mëdha parash, pa pasur nevojë të ndërmarrin më parë reforma të dhimbshme politike, që kërkohen me aq ngulm nga Brukseli. Oferta e Pekinit, ka qenë veçanërisht tërheqëse në Malin e Zi, të cilën komisioneri evropian i zgjerimit, Johannes Hahn, druhet se mund të bëhet një “Kalë Trojë” i Kinës në Evropë, në rast se nuk anëtarësohet shpejt në union.

Por nëse ndikimi rus dhe kinez, e dëmtojnë qartazi qeverisjen demokratike në Ballkan, çfarë duhet të bëjë BE-ja? Zgjerimi paraqet sfidat e veta, dhe nuk është një formulë magjike për problemet në rajon, dhe në fakt edhe brenda vetë BE-së.

Por, armiqësia që shfaq Macron ndaj kësaj ideje, dërgon në rajon sinjalet e gabuara. Nëse pranimi në union, fillon të duket një mirazh, BE-ja do të ketë më pak të drejtë të kundërshtojë kur Serbia, Mali i Zi dhe të tjerët, të pranojnë më shumë oferta financiare nga Moska dhe Pekini./ TIRANA TODAY

Tags: BallkanBallkani PerëndimorBrukselFondacioni i Shoqërisë së Hapuri zgjerimitngrirjapërfitonte

TË LIDHURA

Izraeli sulm në Gaza, nëntë persona humbin jetën, mes tyre tre fëmijë
Bota

Izraeli sulm në Gaza, nëntë persona humbin jetën, mes tyre tre fëmijë

09:24 | 04/02/2026
Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë
Bota

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!
Bota

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Next Post
Rama ia kthen Metës: 13 tetorin nuk e njoh!

Rama ia kthen Metës: 13 tetorin nuk e njoh!

“Babalja”/ Erzen Breçani dëshmon për takimin me Alizotin: Ishte pa ngrënë, i dhashë…

"Babalja"/ Erzen Breçani dëshmon për takimin me Alizotin: Ishte pa ngrënë, i dhashë...

Vitet kalojnë, por votat nuk ndryshojnë (ilustrime grafike)

Vitet kalojnë, por votat nuk ndryshojnë (ilustrime grafike)







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Izraeli sulm në Gaza, nëntë persona humbin jetën, mes tyre tre fëmijë
Bota

Izraeli sulm në Gaza, nëntë persona humbin jetën, mes tyre tre fëmijë

by mirseda
09:24 | 04/02/2026
0

Mediat palestineze raportuan se të paktën nëntë persona u vranë gjatë sulmeve izraelite në Rripin e Gazës...

Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit

Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit

09:21 | 04/02/2026
“S’kaluan vettingun!”/ Rama i ashpër me gjyqtarët: Në Kushtetuese kërkuat rritje pagash

“S’kaluan vettingun!”/ Rama i ashpër me gjyqtarët: Në Kushtetuese kërkuat rritje pagash

09:17 | 04/02/2026
Rama i përgjigjet shoqatave të gjyqtarëve: Po silleni si parti politike, pse jam i axhituar

Rama i përgjigjet shoqatave të gjyqtarëve: Po silleni si parti politike, pse jam i axhituar

09:12 | 04/02/2026
E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

22:45 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com