Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kurti: Targat KS nuk kthehen, reciprocitet për dokumente

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kurti: Serbia mohon me paturpësi gjenocidin në Srebrenicë

Autoritetet e Kosovës nuk do të pranojnë rikthimin në qarkullim të targave KS për veturat brenda territorit të Kosovës, si dhe do të zbatojnë masa reciproke për qytetarët e Serbisë sa i përket dokumentit për hyrje/dalje.

Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti, të mërkurën gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Kurti tha se në takimin e 18 gushtit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel, u diskutua për menaxhimin e krizës në veri të vendit, përkatësisht zbatimin e vendimeve për dokumentet për hyrje-dalje për shtetasit serbë dhe riregjistrimin e veturave me targa të përkohshme që lëshohen nga Serbia.

“Në Bruksel, nuk kemi pasur angazhim konstruktiv e as propozime konkrete nga pala serbe”, deklaroi Kurti, duke shtuar se katër propozime konkrete lidhur me këtë çështje ishin dhënë nga Miroslav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë – Beograd.

Ai i quajti gënjeshtra deklaratat se pala serbe është treguar konstruktive në takimin që e patën liderët e dy vendeve më 18 gusht në Bruksel.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, më 23 gusht e quajti të përgatitur palën serbe për paraqitjen e saj në rundin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi. Ndërkaq, palët e tjera, siç tha ai, nuk ishin të përgatitura “që të flasin për specifika”.

“Ne ishim të hapur për diskutime në këtë drejtim, mirëpo, nga ndërtesa ka dalë pala tjetër”, deklaroi Kurti.

Pala serbe pretendon se ka këmbëngulur që qytetarët nga veriu i Kosovës të përjashtohen nga vendimi për lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje, dhe që automjetet e tyre me targa KM, PR, etj., t’i riregjistrojnë me shkronja neutrale ndaj statusit të Kosovës – KS, e jo RKS.

Kurti të mërkurën përsëriti se për Kosovën opsioni më i pranuar do të ishte eliminimi i plotë nga të dyja vendet i dokumenteve për hyrje/dalje për qytetarët e të dyja shteteve.

“Derisa do të ketë në një anë, duhet të ketë edhe në anën tjetër”, tha ai.

Sa i përket riregjistrimit të veturave, Kurti tha se targat KS nuk mund të rikthehen më në qarkullim, ashtu siç kërkon Serbia për ato vetura që kanë targat e Serbisë me akronimet e qyteteve në Kosovë. Në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se “dialogu asimetrik ku Kosova është më shumë temë se sa palë, nuk ngjan më në Bruksel”.

“Opsionet ku Kosova duhet të prodhojë targa neutrale për veten nuk vijnë në konsiderim, me mua si kryeministër, me këtë udhëheqje demokratike”.

I pyetur se çfarë pritet të ndodhë më 1 shtator, Kurti u shpreh i vendosur se do të fillojë zbatimi i vendimit për dokumentet për hyrje-dalje, sipas parimit të reciprocitetit. “Ose nuk do të ketë fare dokument të tillë në asnjërën anë, ose do të ketë në të dyjat”, tha ai.

Kurti insistoi se 1 shtatori do të jetë ditë normale. I pyetur lidhur me barrikadat e mundshme që mund të ngriten atje, ai tha se kjo është çështje e organeve të rendit.

“Ne do të bëjmë çmos me partnerët ndërkombëtarë, me KFOR-in e organet e sigurisë që të mos vijnë në shprehje barrikadat. Unë s’e bëj dot policin, as prokurorin – kur bën shkelje ligji ka organe shtetërore për këtë gjë”, tha Kurti.

Kurti u shpreh i bindur që pala serbe, “panevojshëm dhe krejt artificialisht” është duke eskaluar, si retorikën, ashtu edhe veprimet në fushën e sigurisë.

Ai tha se qytetarët, të cilët i mbështesin “vendimet legjitime të Republikës së Kosovës, po kërcënohen vazhdimisht”.

“Si e tillë, kjo përbën cenim të drejtpërdrejtë, si të sigurisë nacionale, ashtu edhe të rajonit në tërësi. Mendoj se këto kërcënime synojnë që padrejtësisht të krijojnë epërsinë në negociata, duke kërcënuar Bashkimin Evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Mbretërinë e Bashkuar, me tensione në të ardhmen”, theksoi Kurti.

“Nuk do të ketë pogrom të serbëve”

Duke iu referuar deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se Serbia nuk do të lejojë pogromin (pogrom-ndjekje dhe vrasje në masë, që organizohet nga shtetet reaksionare kundër pakicave kombëtare ose njerëzve përparimtarë) e serbëve nga Kosova, dhe se Serbia ka informata që po përgaditet likuidimi i disa personave në veri, Kurti gjatë konferencës për media pas takimit të Qeverisë tha:

“Asnjë pogrom nuk do të ndodhë. Unë ju garantoj këtë. Vetëm kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e Republikës së Kosovës në të gjithë territorin. Të gjitha ato deklarata për përdorimin e forcës, për pogrom, për likuidimin e serbëve, janë përpjekje për të sunduar mbi serbët e Kosovës përmes frikës. Por, serbët në Kosovë janë më mirë në Kosovë se në Serbi. Kosova është shtet demokratik, ndërsa Serbia është një autokraci ku nuk ka liri mediatike”, foli Kurti në gjuhën serbe.

Kërcënimet me largimin eventual të qytetarëve të minoritetit serb nga institucionet e Kosovës, sipas Kurtit, përbëjnë “dominim të narrativës së kriminelëve si Milan Radoiçiqi, e jo të atyre që integrimin e shohin si opsionin primar”.

“Unë besoj fuqishëm që përfaqësuesit e qytetarëve serbë më së paku do të duhej të përfaqësojnë dhe të shtyjnë përpara narrativa të individëve që kanë promovuar dhe vazhdojnë të promovojnë krimin e organizuar, dhe që kanë arritur deri në listën e zezë të SHBA-së”, deklaroi Kurti.

Milan Radoiçiq, është nënkryetari i partisë kryesore serbe në Kosovë – Listës Serbe. Ai kërkohet nga autoritetet kosovare për shkak të përfshirjes së tij në rastin “Brezovica”, në të cilin dyshohet se ka “frikësuar dëshmitarët gjatë procedurës penale”. Po ashtu është në listën e zezë amerikane për shkak të përfshirjes së tij në krimin e organizuar ndërkombëtar.

“Diskutim për marrëveshje të përgjithshme e jo menaxhim krize me hapa të vegjël”

Sipas Kurtit, në takimin e Brukselit, sipas agjendës së dakorduar më herët, ka qenë e paraparë që të diskutohet korniza e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë si dhe çështjet aktuale.

Për pikën e parë, Kurti tha se kanë dërguar propozim me gjashtë kapituj për mënyrën se si pala kosovare mendon se duhet të duket marrëveshja e përgjithshme për normalizim të marrëdhënieve.

Në këto pika, sipas Kurtit, kërkohet dakordimi për njohje reciproke, ballafaqim me të kaluarën, bashkëpunimin e mëtutjeshëm mes dy shteteve, trajtimin e pakicave etnike përkatëse në dy shtetet, etj. /evropaelire

Tags: kosovekurtiserbitargatVucic

TË LIDHURA

Natë e dhunshme në Serbi, 16 policë të plagosur, reagon Vuçiç: Atentat i shumëfishtë
Rajoni

Natë e dhunshme në Serbi, 16 policë të plagosur, reagon Vuçiç: Atentat i shumëfishtë

08:58 | 14/08/2025
Protesta të tensionuara në disa qytete të Serbisë, përplasje mes qytetarëve dhe mbështetësve të pushtetit
Rajoni

Protesta të tensionuara në disa qytete të Serbisë, përplasje mes qytetarëve dhe mbështetësve të pushtetit

22:16 | 13/08/2025
Rikthehen tërmetet në Turqi, “shkundet” Stambolli, ja sa ishte magnituda
Rajoni

Pas zjarreve të shumta, Greqia goditet edhe nga tërmeti

20:39 | 13/08/2025
Next Post
“Ka gjithmonë shpresë, Ejsi hapi sytë”, Arbër Hajdari jep lajmin e bukur për vogëlushen 4-vjeçare

"Ka gjithmonë shpresë, Ejsi hapi sytë", Arbër Hajdari jep lajmin e bukur për vogëlushen 4-vjeçare

Rrebeshe shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat për sot

Rrebeshe shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat për sot

“Turizmi po falimenton”, Berisha paralajmëron Ramën: Në shtator do marrë përgjigjen e merituar

SPAK nisi hetimet për Metën/Berisha sulmon Ramën: Ti dhe shteti yt mafioz njëpartiak, do keni fundin e merituar!

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Ndihmat popullsisë së Gazës”/ Organizatat humanitare, letër Izraelit: Të mos na pengohet puna
Bota

Ndihmat popullsisë së Gazës”/ Organizatat humanitare, letër Izraelit: Të mos na pengohet puna

by mirseda
12:46 | 14/08/2025
0

Më shumë se 100 organizata humanitare ndërkombëtare, mes tyre Oxfam dhe Mjekët pa Kufij, kanë nënshkruar një...

Zelensky: Ukraina ka siguruar 1.5 miliardë dollarë nga aleatët evropianë për armë amerikane

Zelensky: Ukraina ka siguruar 1.5 miliardë dollarë nga aleatët evropianë për armë amerikane

12:35 | 14/08/2025
Ministri izraelit njofton planet e vendbanimeve për të penguar shtetin palestinez

Ministri izraelit njofton planet e vendbanimeve për të penguar shtetin palestinez

12:03 | 14/08/2025
Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për Arbenita Ismajli

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për Arbenita Ismajli

11:12 | 14/08/2025
Karta në tryezë, Trump do t’i ofrojë Putinit akses në mineralet e rralla të Ukrainës

Karta në tryezë, Trump do t’i ofrojë Putinit akses në mineralet e rralla të Ukrainës

10:36 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com