Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Kur përfundon Bypass-i i Vlorës? Balluku inspekton punimet

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kur përfundon Bypass-i i Vlorës? Balluku inspekton punimet

Bypass-i i Vlorës do të jetë gati brenda afateve të parashikuara në kontratë. Aktualisht kanë përfunduar gati 12 përqind e punimeve dhe e gjithë vepra do të jetë plotësisht e aksesueshme në fillim të vitit 2021.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato inspektuan nga afër punimet.

Supervizori i punimeve, Demetrios Tsolkas i ka njohur me ecurinë e deritanishme të punimeve. “Bypassi i Vlorës është 29 km i gjatë. Punimet kanë nisur në të gjithë gjatësinë e rrugës, kryesisht me punimet e gërmimeve në disa seksione dhe me themelet e urave. Ndërkohë kontraktori ka nisur ndërtimin e mbulesave dhe jemi duke vazhduar punën. Progresi i bërë deri tani është rreth 10-12% dhe i gjithë procesi është duke ecur mire”, është shprehur Tsolkas.

I pyetur nga ministrja Balluku se si do ta vlerësonte ecurinë e deritanishme të punimeve të kryera, supervizori është përgjigjur: “Në fazat e para të çdo projekti ka shumë punime parapërgatitore që duhen kryer dhe shumë çështje që duhen zgjidhur, aksesi në rrugë, aksesi për të ndërtuar urat, pra punë që nuk mund të shihen nga fillimi, por që janë duke u kryer në shumë pjesë të rrugës. Të gjitha punimet kanë bërë progres dhe në muajt e ardhshëm unë pres që ndërtimet e mëdha, që janë 5 ura të kenë filluar ndërtimin”

Drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato, theksoi se krahas hapjes së rrugës po punohet paralelisht dhe për ndërtimin e shtatë strukturave të cilat janë ura dhe tombino.

“Gjatë gjithë vitit 2019, deri më sot janë realizuar pothuajse rreth 400 mijë metër kub gërmime dhe rreth 300 mijë metër kub mbushje me dhera të projektit të rrugës ndërkohë që po punohet paralelisht dhe për shtatë struktura të cilat janë ura dhe tombino. Kjo është ecuria e deri tanishme. Ne parashikojmë që të mbyllim brenda afateve në 2021-shin”, u shpreh Qato.

Nga ana e saj, ministrja Balluku vlerësoi se krahas përfundimit në kohë dhe me cilësi të punimeve për ndërtimin e bypass-it, është e rëndësishme gjithashtu që ato të mos impaktojnë në mjedis. Vlora, u shpreh Balluku, është qyteti kryesor ku është bazuar strategjia kombëtare për zhvillimin e turizmit dhe për këtë arsye kërkoi nga inxhinierët e firmës që po kryen punimet një kujdes edhe më të madh sa i takon ndikimit në mjedis.

“Punimet në Vlorë, përveç faktit që duhen dorëzuar në kohë, duhen dorëzuar me cilësi. Ato kanë dhe një specifikë tjetër, që nuk duhet të impaktojnë negativisht ambientin pasi ky është qyteti ku ne kemi bazuar nisjen e strategjisë së turizmit. Kjo duket nga Lungomarja apo të gjitha projektet të cilat janë dorëzuar. Kështu që projektet e tjera të infrastrukturës, më të fuqishme, që janë të vendosura në këtë qytet, kërkojnë edhe këtë specifikë, një kujdes nga ana juaj përsa i përket punimeve”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur gjithashtu se hapja e Bypass-it të Fierit para nisjes së sezonit, por edhe ndërhyrjet që po bëhen në portin e Vlorës, janë investime të cilat shtojnë edhe më shumë potencialet turistike të Vlorës duke e bërë atë më lehtë të aksesueshme nga turistët vendas dhe të huaj.

Tags: belinda ballukuBypass-ipunimetvlore

TË LIDHURA

Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan
Aktualitet

Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

21:48 | 12/11/2025
Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT
Politikë

Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

21:29 | 12/11/2025
Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’
Aktualitet

Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

20:50 | 12/11/2025
Next Post
Ambasada Amerikane, njoftim për të gjithë fituesit e Lotarisë

Ambasada Amerikane, njoftim për të gjithë fituesit e Lotarisë

Zyrtari i PD sulmon ish-gardistin e 21 janarit: I “tradhtove” menjëherë policët e plagosur

Zyrtari i PD sulmon ish-gardistin e 21 janarit: I "tradhtove” menjëherë policët e plagosur

Historia e Zaiminës me helikopterët e Ushtrisë, që futi në sherr politikanët

Historia e Zaiminës me helikopterët e Ushtrisë, që futi në sherr politikanët







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Elhaida Dani paralajmëron albumin me tre reperë surprizë
Showbizz

Elhaida Dani paralajmëron albumin me tre reperë surprizë

by mirseda
22:44 | 12/11/2025
0

Elhaida Dani po sjell një projekt të ri, një mini-album me pesë këngë që mban emrin “Pasqyra...

Gjykata Speciale po gjykon ish-pjesëtarët e UÇK-së mbi dokumente të fabrikuara nga Beogradi

Gjykata Speciale po gjykon ish-pjesëtarët e UÇK-së mbi dokumente të fabrikuara nga Beogradi

21:58 | 12/11/2025
Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

21:48 | 12/11/2025
Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

21:29 | 12/11/2025
Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

20:50 | 12/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com