E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

Kur nuk të besojnë, as premtimin për dorëheqje

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Nga Mero Baze

Ilir Meta vazhdon të mos heqë dorë nga “kërcënimet” që do të japë dorëheqje.

Fillimisht kërcënoi ende pa shkuar në zyrën e presidentit,  në fushatën e vitit 2017. Ndërkohë që kishte marrë votat në Kuvend dhe priste të merrte detyrën në korrik, ai u angazhua në fushatë elektorale, me eskortë si president, duke kërcënuar dhe shantazhuar në Lezhë se nuk i interesonte posti që i kishte dhënë Edi Rama, por ishte gati të përballej me të.

Nuk e mori njeri seriozisht, bile as Aldo Bumçi, që ishte rivali partisë së tij në Lezhë. Zgjedhjet mbaruan, Edi Rama fitoi i vetëm, ndërsa Ilir Meta u kthye në Presidencë, për të filluar betejën si president i opozitës.

Në pranverën e vitit 2019, pasi kishte bërë disa beteja me Qeverinë për mos dekretime ministrash, duke i hequr deputetëve kompetencën e tyre thelbësore, që ka të bëjë me votimin e një Qeverie, ai kërcënoi për herë të dytë. Ndërsa turmat me molotov mbushnin një herë në javë Bulevardin, ai sërish hapi fjalë se do të jepte dorëheqje.

Këtë e bëri pasi ç’dekretoi zgjedhjet dhe i shtyu me mendjen e vet më 13 tetor. Pas kësaj u hap dhe lajmi se do japë dorëheqje që të bëhet krizë institucionale dhe askush të mos ketë fuqi të vendosë asgjë.

Kur e pa që askush nuk përfilli ç’dekretimin e zgjedhjeve dhe dekretin për zgjedhjet e reja, por shkuan në kuti të votimit më 30 qershor, i futi një xhiro maleve me Çim Pekën dhe u kthye prapë në Presidencë me bisht në shalë.

Herën e tretë që kërcënoi me dorëheqje, ishte kur socialistët ngritën Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit, për shkelje të rënda kushtetuese. Ai deklaroi se, “nëse Komisioni i Venecias deklaron se kam shkelur Kushtetutën, do jap dorëheqjen”.

Komisioni i Venecias deklaroi se ç’dekretimi i zgjedhjeve të 30 qershorit ishte shkelje kushtetuese, por shtoi se meqë shumica nuk e përfilli Metën, ajo nuk shkaktoi pasoja të rënda. Pra presidenti u certifikua edhe si shkelës kushtetute, edhe si njeri që nuk përfillet. Pra dy herë më keq.

Ai sërish e hëngri fjalën dhe nuk dha dorëheqjen, duke u justifikuar se e shkeli Kushtetutën, ‘por ju nuk më përfillët’. Kjo në fakt përbën dy arsye për të dhënë dorëheqje, e para si shkelës Kushtetute, dhe e dyta si një president që nuk e respekton askush, por kjo e dyta i duket alibi. Nuk e dha dorëheqjen.

Lexo edhe :   A e ka lënë amanet Skënderbeu, trafikun e pasaportave?
Lexo edhe :   Banalizimi i debatit për plehrat

Tani në prag të zgjedhjeve parlamentare, kur LSI del në sondazhe 1,4 për qind, dhe kur duket se ai nuk ka asnjë shans të faktorizohet për zgjedhjet e tjera, kur reaksioni ndaj shfaqjeve publike të gruas së tij, është 100 për qind negativ dhe kur ai ka plane të tjera për të ribërë një parti të re, po e mendon dhe një herë këtë punën e dorëheqjes.

Por këtë radhë krejt ndryshe. Këtë radhë premton se do ta japë dorëheqjen një ditë pas zgjedhjeve, për t’ia ngrirë Lulit buzëqeshjen. Kjo, duke nënkuptuar nëse ata do fitojnë.

Nëse ata do humbasin akoma më keq, ai do jetë lideri suprem i opozitës dhe do nisë ofensivën e madhe kundër Edi Ramës.

Por ky premtimi i fundit për dorëheqje duket se e ka një problem serioz, pasi tregon më shumë pasigurinë e tij për të ardhmen, se sa sigurinë çfarë do të bëjë.

Nëse ai është gati për luftë, duhet të jepte dorëheqjen ditën që dekretoi zgjedhjet dhe të dalë në betejë. Pastaj pas 25 prillit, le të bëjë ç’t’i dojë zemra, po fitoi.

Por ai do që betejën dhe përgjegjësinë ta kenë të tjerët, kurse ky të shfaqet me lugë në brez, ose me pushkë në dorë më 26 prill, pasi ka premtuar dorëheqje.

Ky është paralajmërimi i katërt për dorëheqje, që i bie nga një për çdo vit që ka qenë president. Po të duronte dhe një vit, i mbaron mandati dhe s’ka nevojë të premtojë më dorëheqje, pasi është e qartë që ai nuk është duke kërkuar të iki nga pushteti, por duke kërkuar pushtet më shumë.

Problemi është, kush ja ka mbushur mendjen, që po të paralajmërojë ky dorëheqje, njerëzit mërziten apo shqetësohen.

E vërteta është se njerëzit mërziten pse ky nuk jep dorëheqjen, apo pse nuk e heqin, dhe jo pse paralajmëron dorëheqje.

Edhe dje, sikur të mos ishte paralajmërimi i katërt për dorëheqje, në Tiranë do kishte nisur festa. Por ngaqë është e katërta herë që gënjen, as mërzitet dhe as gëzohet njeri, nga paralajmërimet për dorëheqje.

Është rasti kur njerëzit kanë hequr dorë nga presidenti, duke mos i besuar as premtimin për dorëheqje. Merre me mend sa mund t’i besojnë premtimet e tjera.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...