E hënë, 25 Maj, 2020
15 C
Tirana

Kur Kosovën duan ta bëjnë copë, në këtë kohë pandemie

Më të lexuarat

Koronavirusi në Shqipëri/ Rritet numri i viktimave

Në Shqipëri është rritur numri i viktimave nga COVID-19, duke shkuar në 32. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se mbrëmjen e sotme ka ndërruar...

“Rreth 131 mijë debitorë nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje”, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, iu bën thirrje të gjithë debitorëve të energjisë të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e...

Si do bëhet hapja e transportit publik? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se hapja e transportit publik do të bëhet “pjesë-pjesë”. Kreu i Qeverisë sqaroi qytetarët se deri në fund të...

Aksident rrugor në aksin Seman-Fier, plagosen dy persona

Së fundmi ka ndodhur një aksident rrugor në aksin Seman-Fier. Aksidenti ka ndodhur përkatësisht në zonën e njohur si Çlirim i Fierit. Raportohet se kanë mbetur...

COVID-19/ Kur do hapen kufijtë? Rama tregon datën

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se Shqipëria do të hapë kufijtë tokësorë me fqinjët, më datën 1 Qershor. “Duke nisur nga 1 Qershori do...

Si paraqitet situata nga koronavirusi në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Si paraqitet situata nga koronavirusi në Itali? Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se 50 persona kanë humbur jetën në shtetin fqinj gjatë 24 orëve të...

Zbulohet biznesmeni që mbante milionat në makinë, ja ku do i çonte

Të dhëna të reja kanë dalë nga hetimet paraprake, sa i takon vjedhjes së lekëve nga bagazhi i mjetit të një biznesmeni. Me datë...

Grabitja e milionave/ Vëllai dhe i dashuri i spikeres ndoqën biznesmenin

Lidhur me grabitjen e një shume të majme parash në Tiranë, mësohet se dy grabitësit janë njerëzit e afërt të një ish-spikereje. Donald Hoxha...

“E ndoqa me vrap derisa u lodh”, flet i riu që ndali rrëmbimin e fëmijës në Korçë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmë në Korçë, teksa një vajzë 4-vjeçare është tentuar të rrëmbehet ndërsa ishte me nënën e saj. Ishin banorët...

Ekzekutohet para derës së shtëpisë, 25-vjeçari para 3 muajve kishte ardhur nga Belgjika

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Një i ri është ekzekutuar me kallashnikov, pranë shtëpisë së tij në zonën e “Ujit të...

Nga Teuta Nunaj

Kryetari i LDK-së ka iniciuar një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti në Kosovë. Them kryetari, pasi jo e gjithë kryesia e LDK-së dhe me të drejtë, janë pro këtij mocioni. Arsyet e paarsyeshme të këtij mocioni janë cilësuar dy, të cilat po i faturohen si shkelje Kryeministrit Kurti: (i) mos heqja e plotë e tarifës doganore me Serbinë, gjë e cila po shkakton “prishje” të marrëdhënieve speciale të Kosovës me SHBA-në; dhe (ii) shkarkimi i Ministrit Veliu. Nuk po merrem me “arsyet” e pretenduara nga Kryetari Mustafa, pasi nuk është ky qëllimi i shkrimit, por po përpiqem të analizojë kohën e papërshtatshme në të cilën po ngrihet ky mocion:

  1. Qeveria Kurti është një qeveri legjitime, nuk ka mbushur ende 100 ditë dhe i duhet dhënë koha e mjaftueshme dhe e duhur që të marri vendime, që vendimet e saj të japin efekt dhe këto efekte të mund të analizohen për të kuptuar rezultatet e tyre, nëse ishin të dobishme apo të dëmshme.
  2. Aktualisht Kosova si pjesë e botës ku po vepron pandemia nga virusi korona ka domosdoshmërinë jetike, që e gjithë vëmendja e qeverisë së saj dhe e kujtdo instance apo individi, kushdo qoftë ai, të jetë për të ndihmuar popullatën e Kosovës nga sulmi i padukshëm i virusit, dhe jo për të vepruar dhe për t’u mbrojtur nga llogaritjet politike.
  3. Interesi për të mirën e Kosovës duhet të prevalojë interesin e çdo politikani, të cilët për të mbrojtur veten, flasin e flasin pa reshtur në emër të popullatës së Kosovës.
  4. Situata e korona virusit është serioze dhe për politikën në Kosovë, si kudo në botë kërkohet solidaritet njerëzor, kalimin në plan të parë i mbrojtjes së popullatës dhe jo mbrojtja e favoreve personale të personave që kanë pushtet politik dhe jo vetëm.
  5. Kriza politike në Kosovë ka potencial të rrisë dëmet ekonomike, sociale e kulturore në vend, të cilat janë cenuar në këtë periudhë izolimi nga virusi korona, por mund të sjellë edhe më shumë shkatërrim, nëse lufta politike do të zhvendoset në plan të parë.
  6. Destabiliteti i qeverisë së Kosovës, paqëndrueshmëria politike në këtë periudhë pandemie, dëmton rëndë integritetin e shtetit të Kosovës në raportet rajonale e më gjerë.
  7. Lufta politike po zhvillohet në kohën më të papërshtatshme dhe lënia e Kosovës pa Qeveri në këtë kohë pandemie është vrastare për shqiptarët e Kosovës, por edhe për shqiptarët në Serbi, sepse zvogëlon mbështetjen dhe ndihmën ndaj tyre.
  8. Kosova një shtet i ti, me demokraci në konsolidim me institucione ende të paforcuara dhe në këtë situatë emergjente nga pandemia, nuk e ka luksin të jetë e destabilizuar.
  9. Qeveria e Kosovës sot ka nevojë për mbështetje më shumë se kurrë, por nesër, kur kjo situatë të kalojë, atëherë po, mund ta bësh copë dhe ta rrëzosh me të gjitha mjetet ligjore, gjithnjë nëse ky vendim është në të mirë të Kosovës dhe jo të disa individëve politikanë.
  10. Situata është përtej normales, që i kapërcen kufijtë e zakonshëm dhe populli i Kosovës ka nevojë më shumë se kurrë për stabilitet politik, për një qeveri që të udhëheqë popullin dhe të dëgjohet, për një klasë politikanësh që të punojë totalisht për ta, jo vetëm për vete.
Lexo edhe :   Një parukiere infekton me koronavirus 91 persona në SHBA
Lexo edhe :   Itali/ Ulet numri i viktimave në krahasim me një ditë më parë

Ndaj inicimi i mocionit ndaj Qeverisë Kurti është pabesi që i bëhet popullit të Kosovës; është largim i vëmendjes nga problemet më themelore që ka shteti më i ri në Evropë; është luftë e pastër politike për interesa vetjakë dhe jo për shqiptarët në Kosovë apo jashtë saj. Në këtë situatë lufte të padukshme me virusin, mocioni kthehet në një absurd dhe vetëm do e copëtojë dhe do e dëmtojë edhe më shumë Kosovën dhe banorët e saj.

Sot, nuk është koha për të kryqëzuar Qeverinë Kurti, apo këdo qeveri tjetër po të ishte në vend të saj. Çdo largim vëmendje nga lufta ndaj virusit, është një largim vëmendje e drejtpërdrejtë nga mbrojtja e popullatës. Politikanët në Kosovë kanë kohën më të mirë që të tregojnë qoftë një herë të vetme se mendojnë për Kosovën më shumë se për interesin e tyre politik, është koha për bashkëpunim mes tyre dhe ata nuk duhet të keqpërdorin besimin dhe votën e qytetarëve. Ndryshe, historia do t’i gjykojë, por urojmë të mos jetë vonë për Kosovën dhe shqiptarët.

Dr. Teuta Nunaj, Pedagoge

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtari i SHBA: Kina fshehu virusin, do t’i shkojmë çështjes deri në fund

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik...

Koronavirusi/ Një lajm i mirë vjen nga Kosova

Mbrëmjen e sotme një lajm i mirë ka ardhur nga Kosova lidhur me koronavirusin. Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë...

“Europa Nostra” për Teatrin: Le të shënojë kjo ngjarje fillimin e një zgjimi

Organizata “Europa Nostra” i ka dërguar ditën e sotme një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në ditën e Bajramit, si një mbështetëse e kauzës...

Policia bllokoi liqenin me shirita, “rebelohen” qytetarët

Me urdhër të qeverisë, Tirana gjatë kësaj fundjave i është nënshtruar masave izoluese. Këtë të dielë të gjitha aktivitetet dhe bizneset janë mbajtur të mbyllura,...

Rama: Kjo do të jetë java e fundit e kufizimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se kjo do të jetë java e fundit e kufizimit të orareve. Në vijim, ai pohoi se fundjava do...
WhatsApp KONTAKTO TT