pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomcasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetsezar casinomariobetbetasusdoedajojobetgrandpashabetgameofbetbetciobettiltpalacebet girişbetbey girişwbahis girişcratosroyalbet girişbetpuan girişbetpuan girişdinamobet girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetamgbahispalacebetbetbeywbahisbetebetcratosroyalbetbetpuanwbahispusulabeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinvdcasinopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanGrandpashabet girişbettilt girişcasibomGrandpashabetmatbet girişmatbet girişpusulabet girişVDCasinoVDCasinonesinecasinoromabetromabetgameofbetradissonbetpalacebetbetbeywbahiscratosroyalbetbetpuanjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinowbahis girişcasibomAvrupabetjojobetsahabetgrandpashabetholiganbetmatbetjojobetbetciosekabetjojobetmarsbahisgrandpashabetbetciopusulabetholiganbetgrandpashabetpornodinamobetŞans CasinocasibomGrandpashabetdinamobet güncel adresgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Kur Bari u “përmbyt” nga 20.000 emigrantët shqiptarë, të hipur në anijen “Vlora”

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga Annalisa Lo Monaco

Në fillim të viteve 1990, kur në Shqipëri u shemb regjimi komunist, vendi pësoi një kolaps të rëndë ekonomik, çka çoi në një mungesë serioze të ushqimeve bazë, si dhe në një situatë të frikshme, të nxitur nga pasiguria politike dhe ajo sociale.

Të gjitha këto vështirësi, detyruan shumë shqiptarë të përpiqen të largohen nga vendi i tyre, deri atëherë thuajse plotësisht i izoluar nga pjesa tjetër e botës. Edhe pse njohuritë mbi vendet e tjera, bazoheshin ekskluzivisht mbi historitë e dëgjuara, apo mbi ato që shihnin në rrjetet televizive italiane, një ndjenjë e fortë dëshpërimi, bëri që shumë shqiptarë të merrnin rrugën e emigrimit, si e vetmja mundësi për të nisur një jetë të re.

Shumica e tyre e kishin Italinë si destinacionin e tyre të preferuar, pasi ndodhej më pak se 100 km larg në pikën më të ngushtë të Kanalit të Otrantos, dhe pjesërisht sepse ishin të bindur gabimisht, se do të mbërrinin në atë vend të pasur dhe të lumtur, që e kishin parë në reklamat e televizioneve tona.

Në gushtin e vitit 1991, anija e mallrave “Vlora”, e sapoardhur me një ngarkesë nga Kuba, u ankorua në portin e Durrësit, për të shkarkuar sheqerin që kishte në bord. Motori kryesor ishte jashtë funksionit, dhe anija duhej të shkonte në kantier për riparimet e nevojshme.

Megjithatë në port, ishte mbledhur një turmë e jashtëzakonshme njerëzish, që shpresonte të hipte në bord për t’u nisur drejt Italisë. Askush nuk e ndaloi atë aventurë:rreth 20.000 njerëz hipën në anijen “Vlora” më 7 gusht 1991, një pjesë duke u zhytur fillimisht në ujë, dhe më pas duke u ngjitur në bordin e anijes përmes litarëve. Çdo centimetër katrorë i anijes ishte i zënë.

Kapiteni Halim Maliqi, në pamundësi për të frenuar “klandestinët”, disa prej të cilëve ishin të armatosur, vendosi ta drejtonte vetë anijen drejt Italisë, për të parandaluar që komandën e anijes ta merrte ndonjë amator. Duke lundruar vetëm me motorët ndihmës, pa radar, dhe me një ngarkesë njerëzore të jashtëzakonshme, anija nuk kishte asnjë nga tubat ftohës, pasi udhëtarët i kishin prerë ato, në përpjekje për të gjetur diçka për të pirë.

Kapiteni, u detyrua të përdorë ujin e detit, për të shmangur shkrirjen e motorëve. Falë kushteve të favorshme të motit, anija ”Vlora” mbërriti në afërsi të brigjeve italiane në orët e para të 8 gushtit. Rreth orës 4 të mëngjesit, ajo iu afrua portit të Brindizit, por zëvendësprefekti, që e kishte parandjerë situatën delikate që po krijohej, e bindi kapitenin Maliqi të shkonte drejt Barit, teksa po përpiqej ndërkohë të krijonte një organizim minimal, që të mund të përballonte atë ngjarje të jashtëzakonshme, duke përfituar nga 7 orët, që i duheshin anijes së mbingarkuar që të përshkonte distancën midis dy porteve.

Në Bari u bënë përpjekje, përmes anijeve të vogla, që të bllokohej hyrja në port, për ta bindur kapitenin Maliqi ta rikthente anijen në Shqipëri. Por pas 36 orësh lundrimi pa ushqim apo ujë, dhe në kushtet e një vape mbytëse, situata në bord ishte e dëshpëruar. Maliqi u tha autoriteteve italiane, se nuk do të tërhiqej mbrapsht.

Anija u stacionua në skelën më të largët të portit, aty ku shkarkohej zakonisht qymyri. Në mungesë totale të titullarëve të institucioneve (ata ishin të gjithë me pushime, nga ministri, prefekti, dhe deri tek peshkopi – i pranishëm ishte vetëm kryetari i bashkisë së Barit, që mbeti i shokuar nga dëshpërimi i atyre njerëzve), emigrantët u grumbulluan rreth mesditës në stadiumin e qytetit, ku do të duhej të qëndronin deri në dëbimin e tyre.

Kur shqiptarët e kuptuan se do të riktheheshin në shtëpi, u përpoqën të çajnë kordonin policor që rrethonte stadiumin, dhe shumë prej tyre arritën të arratisen. Në ditët në vijim rreth 3000 emigrantë u riatdhesuan , disa prej të cilëve u kthyen vullnetarisht në atdheun e tyre, të tronditur nga pritja e keqe (sipas Don Tonino Belos ata u trajtuan si kafshë).

Të tjerët u bindën të besonin se do të transferoheshin, me anije dhe avionë, në qytete të tjera italiane. Qëndrimi i ashpër i qeverisë italiane, u kritikua nga organizata të ndryshme humanitare, por edhe nga Vatikani./ TIRANA TODAY 

Tags: 199020.000 emigrantëtanijen “Vlora”bariitalishqiptare

TË LIDHURA

Aktualitet

Mbyllet protesta e 48-të para Kryeministrisë, qytetarët: Nesër do të jemi më shumë

23:03 | 17/07/2026
Aktualitet

GJK arsyeton vendimin: Pranoi Komisionin për Zgjedhjet, rrëzoi kërkesën për “McGonigal”

22:46 | 17/07/2026
Aktualitet

Atentat ndaj Thimjo Rubatit, policia reagon pas sulmit me armë pranë biznesit të 50-vjeçarit

22:44 | 17/07/2026
Next Post

Axhenda e re e BE-së mbi Ballkanin: Zgjerimi kalon në plan të dytë

Pas Greqisë, 2 tërmete të njëpasnjëshme trondisin Turqinë

E rëndë në Vlorë, merr flakë makina në lëvizje







JU REKOMANDOJMË

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Aktualitet

Mbyllet protesta e 48-të para Kryeministrisë, qytetarët: Nesër do të jemi më shumë

by mirseda
23:03 | 17/07/2026
0

Pas marshimit kilometrik nëpër rrugët e Tiranës, mijëra qytetarë kanë përmbyllur protestën e 48-të kundër qeverisë, duke...

GJK arsyeton vendimin: Pranoi Komisionin për Zgjedhjet, rrëzoi kërkesën për “McGonigal”

22:46 | 17/07/2026

Atentat ndaj Thimjo Rubatit, policia reagon pas sulmit me armë pranë biznesit të 50-vjeçarit

22:44 | 17/07/2026

”Ndjesa e një monstre”, Berisha për ministres serbe: Të shpallet ”non-grata”

22:38 | 17/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Qëllohet një person, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

22:02 | 17/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com