pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisholiganbethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetsuperbetingrandpashabetjojobetmeritkingdeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinobetzulamatadorbetpashagamingdoedacasibomcasinowongameofbetgrandpashabetmatbetradissonbetbahiscasinoromabetgrandpashabetteosbetteosbetgameofbetgrandpashabetmarsbahisimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinopusulabetjojobetvdcasinourfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinobetciopusulabetsuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişbetvolejojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanbets10 girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişVDCasinoonwinbetcio girişsekabet girişbetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobetgrandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetiptv satın alromabetTipobetcasibommeritkingjojobettrbetgrandpashabetholiganbetpusulabetvdcasinobetciosekabetjojobetmarsbahissekabetmatbetimajbetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerpalacebetŞans CasinocasibomGrandpashabetbetciograndpashabetpusulabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Axhenda e re e BE-së mbi Ballkanin: Zgjerimi kalon në plan të dytë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga Vessela Tcherneva “European Council on Foreign Relations”

Një ndryshim i heshtur por thelbësor po ndodh në politikën e Bashkimit Evropian mbi Ballkanin Perëndimor. Me mbarimin e mandatit të Komisionit aktual Evropian, duket se çdo plan për zgjerimin e unionit do të rishihet. Zgjerimi, po bëhet politika që nuk do të emërohet – të paktën, në mbledhjet e qeverive dhe parlamenteve në Evropën perëndimore.

Nuk është një sekret, që shumica e publikut evropian është kundër zgjerimit. Por, siç e konfirmon Eurobarometri, kjo tendencë nuk është e re. Ajo që ka ndryshuar, është angazhimi i qartë i politikëbërësve për të mos devijuar nga pritshmërinë e publikut për çështje periferike siç është edhe ajo e zgjerimit.

“Për shkak të frikës nga emigrantët e huaj”- deklaroi kohët e fundit një deputet gjerman, “njerëzit në zonën time elektorale do të shihnin me shqetësim vendimin për të çelur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut”. “Edhe pse është vetëm një hap i vogël, shumë larg anëtarësimit të plotë, ai do të pritej në këtë moment me tone shumë kritike nga publiku”- theksoi ai.

Sigurisht, arsyet e kësaj sjellje mbrojtëse, shtrihen përtej krizës së migracionit. Ato kanë të bëjnë me transformimet e vështira të Rumanisë dhe Bullgarisë në vende anëtare të bllokut, me mangësitë e sundimit të ligjit në Poloni dhe Hungari, si dhe me mungesën e mekanizmave shtrënguese që kanë vendet e tjera anëtare dhe institucionet e BE-së mbi këto vende.

Më e rëndësishmja, frika e evropianëve ka lidhje me qëndrueshmërinë e BE-së. Shumica e qytetarëve evropianë, besojnë se ekziston një mundësi realiste, që unioni të shpërbëhet gjatë 20 viteve të ardhshme. Prandaj, pozicioni i Francës për frenimin e zgjerimit, ka më pak të bëjë me vetë Ballkanin Perëndimor, sesa me dëshirën e presidentit Emanuel Makron, për t’i dhënë përparësi cilësisë së integrimit.

Megjithatë, vizita e fundit e Makron në Beograd, tregoi se ai po shkëputet nga ky model. Për herë të parë ndër dekada, një president francez i kushtoi kohë dhe kapital politik një vendi të Ballkanit Perëndimor. Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, Makron adoptoi një qëndrim miqësor ndaj vendeve të rajonit.

Por ai nuk e zuri fare në gojë procesin e anëtarësimit, përkundrazi u përqendrua në mosmarrëveshjen Serbi-Kosovë. Makron premtoi të ndihmojë në rinisjen e bisedimeve për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës gjatë javëve të ardhshme.

Qeveria gjermane, organizoi samitin e Berlinit për të përshpejtuar bisedimet në prapaskenë midis Vuçiç dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, mbi një marrëveshje të mundshme të bazuar tek shkëmbimet territorioale. Kancelarja gjermane Angela Merkel, i nxiti liderët nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të shprehnin shqetësimet e tyre rreth reaksionit zinxhir që mund të nxisë një marrëveshje të tillë.

Edhe pse kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është detyruar të japë dorëheqjen, pasi është marrë sërish i pandehur nga prokurorët e krimeve të luftës në Hagë, Kosova nuk i është nënshtruar presionit për të shfuqizuar tarifën në masën 100 për qind. Diplomatët francezë, shpresojnë që një qeveri e re në Prishtinë, të përpiqet të korrigjojë qasjen e saj përkundrejt Beogradit.

Mesazhi kryesor i Francës dhe Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor është i qartë: vendet në rajon, duhet t’i japin përparësi përpjekjeve për të dëshmuar një nivel të mjaftueshëm të qeverisjes politike. Dhe atyre do t’u lejohet të nisin proceset teknike të pranimit në BE, vetëm pasi ta kenë arritur këtë.

Prandaj, është ende shumë herët të thuhet nëse vendet e rajonit po shkojnë drejt anëtarësimit në BE, apo drejt një bashkimi midis disa sektorëve të ekonomive të tyre dhe tregut të BE-së. Meqënëse Komisioni Evropian i ardhshëm, nuk ka të ngjarë ta ketë zgjerimin një prioritet, përfaqësuesi i rradhës i BE-së për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë, do të ketë një ndikim relativ në rajon.

Kur Josep Borrel të lërë postin e tij si Ministër i Jashtëm i Spanjës për të marrë postin e ri të shefit të politikës së jashtme, ai do të duhet të dëshmojë “evropianizmin” e tij në Ballkanin Perëndimor. Me largimin e Britanisë nga BE – dhe fuqinë e saj të zvogëluar diplomatike në rajon – Borrel do të detyrohet të rreshtohet me Berlinin dhe Parisin në dialogun Kosovë-Serbi.

Për të prodhuar zgjidhje të qëndrueshme, çdo marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës, do të duhet të përfshijë aspektet më të gjera politike të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Krijimi i një të ardhmeje të përbashkët për komunitetet në veri të Kosovës dhe Serbinë jugore, do të përfshijë një vizion afatgjatë dhe jo vetëm demarkacionin e territorit.

Dhe teksa BE-ja po rikalibron politikat e saj mbi Ballkanin Perëndimor, fuqitë e tjera po e forcojnë “lojën” e tyre atje. Rajoni ka qenë në fokus të përpjekjeve të Kinës, për të shtrirë aty Nismën e saj të Brezit dhe Rrugës. Sot, ka një prani të dukshme kineze gati në çdo cep të rajonit. Ndërkohë, po lulëzon edhe bashkëpunimi ushtarak midis Beogradit dhe Moskës, kjo ”për të ruajtur integritetin territorial të Serbisë”, siç njoftoi Vuçiç javën e kaluar në Nish.

Bashkimi Evropian, nuk duhet të presë edhe për shumë kohë, para se të shkojë drejt një qasje më të afërt mbi çështjet ekonomike, emigracionin, dhe çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa po rikalibron mjetet e tij politike dhe logjikën e tyre themelore, Brukseli duhet të sqarojë se u takon vendeve të Ballkanit Perëndimor që të veprojnë me përgjegjësi.

Pjekuria dhe zgjedhjet e tyre politike, dhe jo ushtrimet e plotësimit të “detyrave të shtëpisë” që karakterizojnë procesin e pranimit, do të diktojnë marrëdhënien e tyre me BE-në, më shumë sesa ka ndodhur në dekadat e fundit./ TIRANA TODAY

Tags: Aleksandar Vuçiçanetaresimibehashim thacizgjerimi

TË LIDHURA

Bota

Marta Kos reagon ndaj deklaratës së Paunoviç: Nuk mund ta imagjinoj që është ende ministre

14:29 | 16/07/2026
Bota

Mitsotakis sulmon opozitën dhe Prokurorinë Europiane: Kush do t’u kërkojë falje ministrave tanë?

13:45 | 16/07/2026
Rajoni

Deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e Paunoviç: Deklarata, skandaloze dhe e papranueshme

18:19 | 14/07/2026
Next Post

Pas Greqisë, 2 tërmete të njëpasnjëshme trondisin Turqinë

E rëndë në Vlorë, merr flakë makina në lëvizje

Debati i autizmit, bie niveli i vaksimit të fëmijëve në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Kultura

Rama: Iso-polifonia shqiptare frymëzoi kolonën zanore të “The Odyssey

by mirseda
22:27 | 16/07/2026
0

Shqipëria është bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha kinematografike të Hollywood-it, pasi tingujt e...

Amerika vijon për të pestën natë radhazi sulmet ndaj objektivave iraniane

22:24 | 16/07/2026

Deputetja e PS, Bylykbashi: Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës

21:49 | 16/07/2026

Dokumenti zbulon si u largua Jasir Asani nga Irani: “Pavarësisht mirëbesimit të lojtarit…”

21:24 | 16/07/2026

Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

21:21 | 16/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com