Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kuqezinjtë e Panuccit ‘bien’ në Alikante, Spanja perfekte

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Kuqezinjtë e Panuccit ‘bien’ në Alikante, Spanja perfekte

Kuqezinjtë e Panuccit bien shumë shpejt në Alikante, nga një Spanjë që zbret në fushë me shumë etje për të fituar. Motivimi i lojtarëve shqiptarë për të marrë një rezultat pozitiv nuk arriti të bënte punë përballë gjigadëve të Spanjës. Lojtarët nuk u lidhën si duhet dhe ndoshta formacioni që hodhi në fushë tekniku italian nuk ishte ideali për të përballuar presionin e kësaj sfide. Pjesa e dytë u duk më pozitive për kuqezinjtë, të cilët iu afruan golit dy herë, por kjo ndoshta edhe ngaqë Spanja kishte shënuar tre herë dhe e mendonte ndeshjen e mbyllur. Me një Isco në formën më të mirë dhe me një Spanjë aq të organizuar kjo ishte më e mira që mund të merrnin kuqezinjtë. Me këtë humbje Shqipëria vazhdon të mbajë vendin e tretë pavarësisht fitores së Israelit përballë Lihtenshteinit.

Pjesa e parë mbyllet në disavantazh prej 3 golave për kuqezinjtë e Panuccit. Nuk ishte menduar që pjesa e parë të ishte kaq e dobët nga kombëtarja Shqiptare. E nisin mjaft mirë duke u hedhur në sulm, godasin dhe portën me Grezdën. Por spanjollët marrin në kontroll gjithçka dhe në të 15’ën Rodrigo kthen në gol një top të hedhur në zonë nga Isco, totalisht e përgjumur mbrojtja dhe portieri Berisha. Priteshe një reagim nga formacioni i Panuccit, por që nuk lidhen dot dhe të dalin në sulm rrjedhshëm që të jenë të rrezikshëm. Në minutën e 24’ janë sërish spanjollët që gjejnë golin me anë të madrilenit Isco, i cili shfrytëzon në mënyrë perfekt një vertikalizim në zonë nga Koke dhe mposht me mjaft lehtësi Berishën. Ndërkohë vjen një reagim nga Shqipëria me anë të Llullakut i cili godet nga jashtë zone dhe trondit traversën e mbrojtur nga De Gea. Tre minuta pas golit të dytë vjen edhe i treti për të vulosur rezultatin e pjesës së parë. Këtë herë është Alcantara që mposhtBerishën me një goditje mjaft të bukur me kokë. Në minutën e fundit të ndeshjes vjen një rast i artë për kuqezinjtë, ku Grezda i rrëmben një top Pique në zonë dhe pason për Llullakun i cili nuk arrin të godasë si duhet dhe të dërgojë topin në zonë. Me rezultatin 3-0 mbyllet edhe pjesa e parë, duke shuar çdo shpresë për të marrë një rezultat pozitiv. Të shohim në pjesën e dytë çfarë do të bëjë tekniku italian Panucci për të ndryshuar rrjedhjen e ndeshjes, apo për të mos u ndëshkuar më shumë.

Pjesa e dytë flet për kombëtaren Shqipëtare pasi Panucci bën dy zëvendësime të rëndësishm, hedh në lojë Sadikun dhe Agollin. Por edhe në fillim të kësaj pjese janë sërish spanjollët që kërkojnë më shumë golin duke vënë në vështirësi dy herë Berishën, por që këtë herë është i vëmendshëm. Shqipëria i afrohet golit me Sadikun, por që e ndalon shtylla. Më pas është Latifi që godet në hyrje të zonës, por De Gea është në pozicion dhe pret topin, I cili kthehet tek Sadiku që godet fluturimthi por që përfundon mbi traun e portës. Spanjollët kontrollojnë mjaft mirë rezultatin, duke mos i lejuar kuqezinjtë ti afrohen portës dhe të rrezikojnë. Me rezultatin e vulosur që në pjesën e parë u mbyll edhe ndeshja e 9 e grupit G e vlefshme për eliminatoret Rusi 2018.

Golat:

Tags: AlikantebienKuqezinjtëPanuccitperfektespanja

TË LIDHURA

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi
Aktualitet

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

19:20 | 14/02/2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital
Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

18:50 | 14/02/2026
Next Post
Tendencat moderne të modës dhe historitë e tyre interesante

Tendencat moderne të modës dhe historitë e tyre interesante

Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 7 Tetor

Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 7 Tetor

Shtypi i ditës, 7 tetor 2017

Shtypi i ditës, 7 tetor 2017







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com