Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kundër çeljes së negociatave/ Meta: Boll me demonizimin e Francës dhe Holandës

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kundër çeljes së negociatave/ Meta: Boll me demonizimin e Francës dhe Holandës

Presidenti Ilir Meta përgjatë një interviste për “News 24” theksoi se “është e pandershme të thuash që Holanda nuk e do Shqipërinë”. Ai ka bërë thirrje për dhënien fund të fushatës sipas tij demonizuese ndaj vendeve skeptike të BE-së që nuk pranuan hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sipas Kreut të Shtetit, në radhë të parë, duhet të shohim problemet tek vetja.

“Është e pandershme të thuash që Holanda nuk e do Shqipërinë, apo kërkon t’i mbyllë dyert Shqipërisë për kushedi çfarë arsyesh. Kjo është e pavërtetë! Holanda ka tre vjet që na paralajmëron për liberalizimin e vizave (të mos harrojmë se është marrë një iniciativë për herë të parë për të rishikuar liberalizimin e vizave), si dhe për çështje të cilat kanë të bëjnë me grupet e krimit të organizuar shqiptar, që kanë lidhje me Shqipërinë dhe që i krijojnë shqetësime Holandës”, pohoi Meta.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Duke pasur parasysh rrjedhën e Samitit të Liderëve të Këshillit Europian, zoti President, ishte fakti që Franca, Holanda ose disa vende të tjera që në fund refuzuan këtë vendimmarrje për refuzimin e negociatave. Kryeministri i vendit zoti Rama u shpreh se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat e veta sipas Raportit të Komisionit Europian dhe se kjo nuk është një çështje e jona, pra nuk është një problem i joni por më tepër një problem i vendimmarrjes së Bashkimit Europian. Ju si President si mendoni se ky rezultat, që Shqipëria nuk i mori negociatat është më shumë një problem i joni, apo është një problem i vendimmarrjes së Bashkimit Europian?

Presidenti Meta: E vetmja pjesë e saktë e asaj që thotë Kryeministri apo përfaqësues të qeverisë në këtë rast është që, sipas Komisionit Europian ata i kanë bërë detyrat, apo Shqipëria i ka bërë detyrat. Dhe kjo nuk është për herë të parë këtë vit, por kjo është për herë të tretë sepse u bë tre vite rresht që Komisioni Europian jep propozimin që Shqipërisë t’i hapen negociatat dhe pa kushte.

Në të tri rastet, në qoftë se u kthehemi vendimeve të mëparshme të para një viti, qershori 2018, po ashtu qershori 2017 e kështu me radhë, vendet anëtare kanë vendosur kushte mbi raportin e Komisionit Europian. Ajo që ka ndodhur praktikisht dhe që Franca, por edhe vende te tjera e kanë bërë evidente e që ka një bazë reale, është që Komisioni Europian nga një komision teknik shpesh është shfaqur si një komision politik.

Ndërsa vendet anëtare nga vendimet politike që do të duhet të merrnin bazuar mbi raportet teknike, janë bërë më teknike, pra nuk i marrin të mirëqena raportet e Komisionit Europian, por thellohen në ecurinë e reformave, nga letrat në terrenin konkret, në rezultatet e tyre. Duke qenë se nuk u korrespondojnë këto suksese në shumë raste që raporton Komisioni Europian, vendosin kushte, pasi është në të drejtën e tyre, tërësisht legjitime, që një vend anëtar të mbajë qëndrime të bazuara në fakte dhe standarde.

Tani le të ndalemi pak te Franca dhe tek Holanda. Më vjen shumë keq që kemi vënë re një fushatë demonizuese për Francën dhe për Holandën. Është e qartë se kanë qenë disa vende kundër. Nuk kanë qenë vetëm dy vende si Franca dhe Holanda, as katër vende siç shtohet dhe Danimarka apo Spanja, por kanë qenë shumë vende skeptike dhe dyshuese për kapacitet e Shqipërisë për të merituar çeljen e negociatave.

Është e pandershme të thuash që Holanda nuk e do Shqipërinë, apo kërkon t’i mbyllë dyert Shqipërisë për kushedi çfarë arsyesh. Kjo është e pavërtetë! Holanda ka tre vjet që na paralajmëron për liberalizimin e vizave (të mos harrojmë se është marrë një iniciativë për herë të parë për të rishikuar liberalizimin e vizave), si dhe për çështje të cilat kanë të bëjnë me grupet e krimit të organizuar shqiptar, që kanë lidhje me Shqipërinë dhe që i krijojnë shqetësime Holandës.

Edhe çështja e azilantëve, është problem i ngritur nga pala holandeze. Ne kemi bërë sikur nuk janë kaq serioze! Por janë probleme të ngritura nga Prokuroria holandeze, nga Qeveria holandeze dhe nga Parlamenti holandez. Pra, këtu kemi një problem të qartë, sistematik dhe shqetësues të një vendi partner, që nuk është adresuar në mënyrë të qartë, agresive, të besueshme nga ana e jonë si Shqipëri, që e detyroi Holandën të shkonte tek ai qëndrim që ka qenë mjaft i qartë edhe nga Kryeministri edhe nga Ministri i Jashtëm.

Unë një gjë mund t’iu them me siguri të plotë. Në rast se Danimarka do të kishte një të dhjetat e shqetësimeve që ka Holanda nga krimi i organizuar shqiptar, apo nga problematikat e shkaktuara nga shqiptarët, të jeni të sigurt se qëndrimi do ishte edhe më i ashpër se sa ai i Holandës. Sepse ka disa vende në Europë, të cilat janë shumë demokratike dhe nuk mund të pranojnë kurrsesi të cenohen standardet e tyre apo të qytetarëve të tyre për qëllime politike. Pra, ta pranojmë Shqipërinë apo ta pranojnë një vend tjetër pavarësisht nga këto probleme, sepse kjo i shërben stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Kjo nuk funksionon me të gjitha vendet. Funksionon me Italinë, Austrinë apo me disa vende të BE pranë rajonit tonë, që janë më fleksibël, por jo me disa vende të tjera në Veri të Europës që janë më kërkuese në respektimin e kritereve.

Është padrejtësi që ne të mos shohim problemet te vetja jonë, sepse unë nuk do t’i referohesha Kryeministrit të Holandës, Ministrit të Jashtëm, sepse këto kanë qene evidente, por do t’i referohesha një interviste të dhënë nga Wiersma, lider laburist holanez, një nga udhëheqësit kryesor të Partisë Socialiste Europiane, ish-Zëvendës President i saj dhe i Grupit Parlamentar në Bruksel, Grupi Socialist Europian, një mbështetës i njohur i Partisë Socialiste këtu në të kaluarën.

Ai është shprehur mjaft qartë që shumica e deputetëve ne Parlamentin e Holandës nuk besojnë në kapacitetet e Shqipërisë për të realizuar reformat që kërkohen për procesin e anëtarësimit. Dhe paralajmërimi tjetër i tij se një vend kaq i ndarë do ta ketë të vështirë që edhe në një rast tjetër në të ardhmen, përsëri të ketë mundësi të fitojë çështjen e negociatave. Sepse për Europën, dialogu politik është kyç për zbatimin e reformave dhe efektivitetin e tyre. Në një mjedis kaq të polarizuar dhe kaq të ndarë, si mund të flitet për një zbatim efektiv të ligjit.

Tags: BollFranceMetanegociata

TË LIDHURA

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

22:54 | 24/05/2025
Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore
Aktualitet

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)
Aktualitet

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
Next Post
Shpërtheu jelekun me eksploziv, vdes terroristi më i kërkuar pas Bin Laden

Shpërtheu jelekun me eksploziv, vdes terroristi më i kërkuar pas Bin Laden

Reforma në Drejtësi/ Meta: Ja kur do ta them një fjalë të mirë për të

Reforma në Drejtësi/ Meta: Ja kur do ta them një fjalë të mirë për të

Rita Ora

Serbët 'përzënë' nga Beogradi këngëtaren shqiptare

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com