Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Kulturë politike në kohë pandemie

5 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, W-Instant
Kulturë politike në kohë pandemie

Nga: Mirela Kumbaro

Qeveria, Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, Urgjenca Kombëtare, Qendrat Universitare Spitalore, dhe i gjithë stafi mjekësor dhe ndihmës mjekësor, por edhe Policia e Shtetit, bashkitë dhe jo vetëm, janë angazhuar në një luftë të disiplinuar për të përballuar një situatë të jashtëzakonshme, ndërsa neve na kërkohet vetëm të rrimë në shtëpi dhe të mbështesim me mendje ata që janë në front dhe me veprime të thjeshta të mbrojmë jetët tona.

Nga ana tjetër, ne jemi mësuar që shpesh punët e qeverisë të shoqërohen me kritika (krejt normale kjo në demokraci), me akuza (le të ndiqen, po si jo, nëse janë të mbështetura në prova e fakte), me shpifje (fatkeqësisht duket si normalitet bashkëjetesa me to).

Të gjitha këto janë bashkudhëtare të zakonshme në demokraci dhe është detyrë e mazhorancës që të qeverisë duke u dalë për zot, duke i kundërshtuar me fakte, ose duke i dëgjuar e reflektuar me korrigjime. Por situata e pandemisë që po kalojmë nuk është kohë paqeje, është kohë lufte. Dhe në luftë ka një tjetër qasje në interes të vendit e të qytetarëve. Në këtë luftë nuk jemi vetëm ne.

Në këtë kontekst më bëri përshtypje e doja të ndaja me ju një informacion nga një organ i pavarur shëndetësor në Francë, “E përditshmja e Mjekut”, (Le Quotidien du Médecin) që sjell reagimet e disa ish- ministrave të shëndetësisë në Francë lidhur me pandeminë COVID19.

Nuk është pak e ashpër skena e politikës franceze, dhe mjafton të kujtojmë vitin e kaluar që u shenjua më shumë se kudo nga maratona e protestave kundër Presidentit Macron dhe qeverisë së Edouard Philippe.

Nuk është aspak e lehtë as situata që po kalon Franca e cila është një ndër vendet ku pandemia ka fatkeqësisht shtrirje të konsiderueshme dhe ku masat shtrënguese kanë filluar gjithsesi më pas se sa në Shqipëri.

Nuk më shkon ndër mend as të analizoj dhe as të gjykoj situatën atje, por nuk mund të mos më tërhiqte vëmendjen ky reagim i 6 ish-ministrave të shëndetësisë, qëndrim solidar, qytetar, patriotik, dinjitoz dhe dëshmitar se në situatë lufte ata kanë vendosur në vend të parë Francën dhe francezët.

– “U pëlqen apo s’u pëlqen atyre që u japin leksione gjithë dynjasë, pandemia e virusit të koronës ishte e paparashikueshme dhe qeveria po bën më të mirën e mundshme!”
Kështu pohojnë dhe bien dakord gjashtë ish-ministra të shëndetësisë në Francë, në funksione në qeveri e kohëra të ndryshme (1988 – 2017), si dhe në krahë të ndryshëm të politikës.
– “Si mund të parashikosh të paparashikueshmen?” thotë Roselyne Bachelot (2007-2010)
– “Po e zbulojmë çdo ditë që epidemia avancon, situata që janë të pamundura të parashikoheshin. Qeveria po reagon në mënyrën e duhur dhe të proporcionuar” vë në dukje Claude Evin (1988-1991) duke shtuar se “ata që pretendojnë se ka një tjetër strategji janë njerëz që nuk dinë të marrin përgjegjësi të denja për të qenë të tilla”.
– “Qeveria ka marrë masat e duhura në kohën e duhur” pohon Jean François Mattei (2002-2004).
– « Kritika do të bëhet kur t’i vijë koha, por është për të ardhur keq që krizën disa duan ta përdorin për të akuzuar të tjerët » thotë Marisol Touraine (2012-2017).
– « Është indinjuese që disa nga këta që japin leksione, qëllojnë me gurë njerëz që bëjnë sa munden, dhe japin më të mirën e tyre » denoncon Elisabeth Hubert (1995)
– « Nuk është koha për polemikë. Në kohë lufte, duhet unitet kombëtar, duhet ndihmuar qeveria të ecë përpara në këtë ndërmarrje”, gjykon Philippe Douste Blazy i cili ka qenë dy herë ministër shëndetësie (1993-1995 dhe 2004-2005)

Tags: koronavirusMirela Kumbaropandemia

TË LIDHURA

Janar-qershor, 80 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës
Kultura

Janar-qershor, 80 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

08:18 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin
Analizë

Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

09:00 | 27/06/2025
Next Post
Ekonomia post-koronavirus, çfarë pritet të ndodhë

Ekonomia post-koronavirus, çfarë pritet të ndodhë

Riatdhesimi i qytetarëve amerikanë, reagon Ambasada e SHBA

Riatdhesimi i qytetarëve amerikanë, reagon Ambasada e SHBA

16 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, 259 të prekur në total

16 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, 259 të prekur në total

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin
Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

by mirseda
22:46 | 02/07/2025
0

Zegjine Çaushi humbi për disa orë mandatin e deputetes pas përfundimit të rinumërimit të votave për Qarkun...

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

22:42 | 02/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

21:55 | 02/07/2025
Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

21:36 | 02/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com