Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kujt në të vërtetë i takon Partia Demokratike?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
PD në kërkim të një pazari për reformën

Nga: Artur Ajazi

Partinë Demokratike nuk e themeloi Sali Berisha. Ai e mori (rrëmbeu) me marifete dhe dredhira, e drejtoi me mënyra dhe metoda nga më stalinistet, derisa pergatiti “djalin” e tij pasardhës. Ky i fundit, në fakt, i bëri hatanë, e flaku si njeri të padenjë për partinë. Kjo ka ndodhur dhe ndodh gjithmonë në partitë maksiste-leniniste. Vjen një ditë dhe “i riu, e ha të vjetrin”.

Por ditët e fundit në atë parti, debati mbi largimin dhe vendimin e Bashës, ka marrë një tjetër rrjedhë mendimi dhe diskutimi. Shpesh në mediet që mbrojnë me zell Doktorin, po i mëshohet faktit se “PD e themeloi Sali Berisha, ajo parti i takon Sali Berishës, dhe vetëm atij”. Pra po kurdiset dhe trumbetohet me të madhe teoria se “partia i takon Sali Berishës”. Analistë dhe gazetarucë, po mblidhen çdo natë në studiot e Doktorit, dhe po i thurrin lavde dhe rapsodira, “themeluesit, ideatorit, udhëheqësit, largpamësit”, dhe po i kërkojnë me përulësi të madhe “rikthimin në krye të partisë”.

Njeriu që bëri sikur u largua në 2013 (dhe që në fakt ka qenë non-stop aty) sot kërkon rikthimin. E quan pronë, e quan çiflik, dhe thotë se “i dhimbëset sovraniteti partisë, i dhimbësen demokratët”. Teoria dhe praktika e ndjekur deri sot nga “udhëheqësi” në atë parti, janë shkaku për pasojat dramatike që kaloi 8 vjet ajo forcë politike, duke parandjerë trauma të tjera pas angazhimit të Berishës në turin e tij në rrethe.

Thotë se “do të sqaroj anëtarësinë, do të ndryshoj vendimin, do të detyroj Lulzimin të largohet, dhe pse jo, mund edhe të rimarr partinë, për ta çuar në fitore”. Tanimë në atë parti, pritet të hidhet shorti mes anëtarësisë së cunguar dhe çoroditur, se “kujt i takon Partia Demokratike, Sali Berishës apo Lulzim Bashës”. Më dramatike nuk bëhet, se kjo situatë e cila ka pllakosur forcën e parë politike opozitariste, e cila u krijua nga studentët dhe intelektualët e 1990, dhe u rrëmbye nga Sali Berisha pabesisht.

Ai që deklaron se “ dua të ringjall edhe njëherë 1990-1991, për ti dhënë PD-së sovranitetin”, ka 30 vjet në politikë, që shkatërron, rrënon, persekuton, dhe përvetëson gjithçka që lidhet me pluralizmin, lirinë, demokracinë, fjalën dhe mendimin e lirë. Baza e asaj partie, sot më shumë se kurrë, duhet të ndërgjegjësohet dhe ti drejtohet me gisht, me zë dhe figurë, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, për të larguar duart e tyre të ndotura nga fatet e asaj force politike. Partia Demokratike, është aset kombëtar, është “pronë” e anëtarësisë saj, dhe jo e një grushti karrieristësh që prej 30 vitesh luajnë bixhoz me fatet e saj, majmen me pasuri nën emrin dhe pushtetin e saj, dhe që mbijetojnë politikisht falë pazareve dhe skenarëve.

Partia Demokratike nuk i takon as Sali Berishës, dhe aq më pak Lulzim Bashës, nuk i takon as atyre që erdhën dje me “lugë në brez” nga zyrat dhe skutat e errëta të një pushteti tjetër, për të përmbushur në atë parti epshet, planet dhe synimet e tyre djallëzore.

Partia Demokratike, është e kontributorëve të rrahur dhe të flakur si leckë në rrugë nga “udhëheqësi”, është e atyre që shkrinë aftësinë, pasurinë dhe jetën e tyre për ta ngritur në nivele europiane atë forcë progresiste, por që në fakt u poshtëruan nga Sali Berisha dhe pasardhësi i tij Lulzim Basha. Basti i Berishës dhe skuthëria e Lulzim Bashës, nuk mundet të mbajnë peng të ardhmen e një partie që sot është kthyer në qendër biznesi, dhe arenë dyluftimi, mes atyre që me kohë anëtarësia duhej ti kishte shpallur “non-grata”.

Tags: non grataPDsali berisha

TË LIDHURA

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Next Post
Qeveria shton 12 mijë të punësuar në sektorin publik

Qeveria shton 12 mijë të punësuar në sektorin publik

Doni të udhëtoni drejt Austrisë? Ministria e Jashtme rikujton masat

Doni të udhëtoni drejt Austrisë? Ministria e Jashtme rikujton masat

Shokon dedektivja shqiptare: 70% e të martuarve tradhtojnë

Shokon dedektivja shqiptare: 70% e të martuarve tradhtojnë







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Nisin punimet restauruese në kishën e Profetit Ilia në Lekël, u dëmtua nga zjarret e vjetshme
Aktualitet

Nisin punimet restauruese në kishën e Profetit Ilia në Lekël, u dëmtua nga zjarret e vjetshme

by mirseda
14:21 | 20/04/2026
0

Kisha e Profetit Ilia në fshatin Lekël në Tepelenë do të restaurohet pas dëmtimit që pësoi vitin...

Selin fitoi edicionin e5  të BBV“Kupa shkoi për mbretëreshën time”, babai i saj për “Shqipëria Live”

Selin fitoi edicionin e5 të BBV“Kupa shkoi për mbretëreshën time”, babai i saj për “Shqipëria Live”

14:07 | 20/04/2026
Makinat bëhen “lëmsh” në rrugën Maqellarë-Peshkopi, 6 të pl*gosur

Makinat bëhen “lëmsh” në rrugën Maqellarë-Peshkopi, 6 të pl*gosur

14:04 | 20/04/2026
Vranë 41-vjeçarin në Fier në 2023, pas vëllait, arrestohet edhe 38-vjeçari i shpallur në kërkim

Vranë 41-vjeçarin në Fier në 2023, pas vëllait, arrestohet edhe 38-vjeçari i shpallur në kërkim

14:00 | 20/04/2026
A do të ndalohen rrjetet sociale për të miturit?/ Përgjigjet kryeministri Rama

A do të ndalohen rrjetet sociale për të miturit?/ Përgjigjet kryeministri Rama

12:58 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com