Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kujt i intereson tallja mediatike në emër të Presidentit të Republikës

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse opozita u tërbua kaq shumë me Lali Erin!

Nga: Alfred Peza

Zhurma e ndezjes së motorëve të makinës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021, ka filluar që të ndihet më së pari, në mediat shqiptare. Ca nga natyra e tyre sensacionale, ca nga gara brenda llojit për disa klikime e shikueshmëri më shumë dhe ca nga filozofia e vijimit të politikës me mjete mediatike, ka nisur të nxjerrë kokë që tani 7 muaj përpara ditës së votimit fenomeni i fake news. Me sa duket, ato do të na shoqërojnë më shumë se çdo herë tjetër, në këtë fushatë zgjedhore.

Sa herë që opozita ka patur nevojë për të ndezur lojën politike, sa më e pafuqishme ka qenë për të prodhuar vetë politikë, për të motivuar strukturat, opozitarët dhe popullin aq më shumë ka përdorur mediat për të përhapur panik. Për të transmetuar lajme të rreme. Për të përcjellë sensacione që nxisin reagime negative. Për të diskutuar rreth teorive konspirative. E duke iu larguar kësisoj me koshiencë, në mënyrë diabolike aq shumë të vërtetës dhe realitetit, sa disa studio televizive kanë filluar të marin trajtën e dhomave të çmendinave.

E kanë bërë këtë përpara dorëzimit të mandateve të deputetëve të opozitës në fillim të vitit të shkuar. E pasuan gjatë “revolucionit të molotovëve”. Për ta vijuar pas çdekretimit të datës së zgjedhjeve lokale nga Presidenti i Republikës. E për të mos u ndalur më, as pas bojkotit të tyre nga ana e opozitës para, gjatë dhe pas 30 qershorit 2019.

Provat kishin filluar më parë, atëherë kur nisën të nxirrnin njerëzit nga shtëpia në mes të natës, sepse “parashikonin” në mediat e tyre orën se kur do të binte saktësisht, madje edhe sesa i fortë do të ishte tërmeti i radhës. Për të vijuar më pas me lajmet të llojit; “Presidenti i Republikës Ilir Meta në filan ditë e në filan orë, do të shpërndajë Parlamentin”. “Do të rrëzojë qeverinë e Edi Ramës”. Se “Ilir Meta priti në selinë e Kryetarit të Shtetit, liderin e opozitës Lulzim Basha në sallën e posaçme të rezervuar ekskluzivisht, vetëm e vetëm për pritjen e Kryeministrave”.

Të gjitha këto tituj bombastikë dhe lajme apokaliptike, nuk u përgënjeshtruan, nuk u sqaruan apo moderuan asnjëherë as nga opozita dhe as nga kreu i shtetit. Shenjë e qartë se nga e kishin në mos burimin, frymëzimin apo mikpritjen. Ndaj, nuk ndaluan asnjëherë. Përkundrazi. Pas kësaj nëpër ekranet e mediave tradicionale dhe mediat e tjera të reja, gati gati nisi një garë e shfrenuar e llojit “qytetari dixhital” se kush e kush të hidhte shashkën më të zhurmshme dhe të emetonte “lajmin” më të çuditshëm të padëgjuar ndonjëherë më parë.

Derisa sot u përhap lajmi se nga burime jozyrtare, se në datë 26 prill 2021 Ilir Meta do lërë Presidencën për të marrë postin e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, ose të zv/kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm njëherazi. Kjo natyrisht në varësi të rezultatit të zgjedhjeve.

Brenda 48 orëve nga marrja e detyrës, Shqipëria do të jetë vend i sigurt, thonë burimet, pasi grupet kriminale dhe ato politikanë të lidhur me krimin e organizuar do arrestohen brenda natës së parë si ministër. Ndërkohë, postin e Presidentit mund ta marrë z. Rexhep Mejdani, Dr. Sali Berisha ose Lulzim Basha. Ilir Meta nuk do të mbajë asnjë tesere partie.

“Lajme” të tilla nuk mund të shpërndahen dot nga një media, nisur vetëm nga fantazia e ndonjë reporteri terreni, që mbulon zhvillimet e Presidencës. Përkundrazi. Ato në mos burimin, e kanë frymëzimin nga brenda vetë institucionit, i cili ndryshe nga herët e tjera kur reagon edhe për gjënë më të parëndësishme këtë radhë është e sigurtë, se s’ka për ta marrë mundimin që ta bëjë këtë. E në fakt, mirë do bëjnë. Sepse nuk ka një rast më domethënës sesa ky, për të zbatuar nga opozita dhe Presidenca publikisht parimin: Shkon për të hequr vetullat dhe nxjerr sytë!

E para, sepse është absurditeti më i madh që të mendosh se PD dhe Lulzim Basha do futen në zgjedhje për të fituar votat, që të bëjnë Ilir Metën Kryeministër.

E dyta, duke thënë sot, se pas 25 prillit 2021 Sali Berisha do të bëhet President, i ke humbur zgjedhjet ende pa filluar dhe i ke dhuruar me duart e tua që tani, mandatin e tretë qeverisës Edi Ramës.

Ndaj, jo çdo gjë e keqe vjen gjithmonë për keq. Sepse ka edhe raste si ky, kur tallja mediatike në emër të Presidentit të Republikës, mund të mos jetë edhe aq e keqe sesa kanë menduar ata që e kanë shpërndarë lajmin. Përkundrazi!

Tags: Alfred PezabashaBerishaMeta

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
“Ju ishit aktore e një regjisori të dështuar”, artisti i njohur e bën ‘për një lek’ ministren Shahini

“Ju ishit aktore e një regjisori të dështuar”, artisti i njohur e bën ‘për një lek’ ministren Shahini

Basha: Do bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë

“Jeta jonë është më e rëndësishme se çdo show politik”, zbardhet kërkesa urgjente e Bashës

Vrasja horror e Eglantina Bucit/ 8 vjet pa varr, xhaxhai bën kërkesë në Policinë e Tiranës

Vrasja horror e Eglantina Bucit/ 8 vjet pa varr, xhaxhai bën kërkesë në Policinë e Tiranës







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Rama takim me drejtorin e Qatar Airways në Doha: Së shpejti në Shqipëri kemi fluturimet…
Politikë

Rama takim me drejtorin e Qatar Airways në Doha: Së shpejti në Shqipëri kemi fluturimet…

by mirseda
10:02 | 24/11/2025
0

“Doha, Katar – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, folëm për hyrjen...

Ministrja Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm

Ministrja Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm

09:58 | 24/11/2025
Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz

09:34 | 24/11/2025
Netanyahu nuk tërhiqet: Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut

Netanyahu nuk tërhiqet: Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut

09:04 | 24/11/2025
Durrës/ Shfrytëzonte pa autorizim hapësirën si parkim, procedohet pronari i lokalit

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, dyshohet se i njëjti autor i vendosi lënë plasëse dhe në Kamëz

08:18 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com