Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kujt i intereson mungesa e Gjykatës Kushtetuese

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kujt i intereson mungesa e Gjykatës Kushtetuese

Nga: Ervis Iljazaj

Shqipëria për pothuajse dy vite gjendet pa Gjykatë Kushtetuese, si ndoshta asnjë vend tjetër në botë. Edhe në vendet autoritare ekziston një Kushtetutë, të paktën formalisht, dhe një gjykatë që mbron dhe garanton parimet që janë sanksionuar në të.

Duke qenë se në vendin tonë nuk ka një gjykatë që të mbrojë këto parime, praktikisht gjendemi pa një rend kushtetutes, ose si të thuash pa një regjim politik të përcaktuar. Sepse, karta e kontratës shoqërore në një vend të caktuar është  e shkruar në atë dokument që quhet Kushtetutë, ku përcaktohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, organet kushtetutuese dhe institucionet politike, si dhe  marrëdhëniet që ekzistojnë midis tyre.

E gjitha kjo situatë, ku demorkacia shqiptare nuk mund të konsiderohet si një demokraci kushtetuese sepse nuk ka kush të garantojë parimet e saj, është krijuar si pasojë e Reformës në Drejtësi, e cila ka krijuar një regjim politik anormal.

Reforma në Drejtësi u hartua dhe konceptua kryesisht nga aleatët ndërkombëtar të Shqipërisësi si një domosdoshmëri për ti dhënë fund njëherë e përgjithmonë mungesës së drejtësisë dhe pushtetit gjyqsor të kapur nga politika për 25 vite me radhë, si e keqja më e madhe e tranzicionit shqiptar. E vërteta është që Shqipëria kishte nevojë për një Reformë të tillë. Por koha e gjatë e zbatimit të saj, konfliktet politike dhe insitucionale që krijoi, si dhe lënia e qeverisë në arbitraritet të plotë pa asnjë kontroll, po kthehen në një sakrificë të madhe të shoqërisë shqiptare. Megjithatë, le të shpresojmë se kjo sakrificë do t’ia vlejë.

Mirëpo, ata që e hartuan, nuk menduan aspak fazën e qeverisjes tranzitore të pushtetit gjyqsor, mungesë e cila solli një kaos, dhe ndër të tjera, një konflikt politik që është futur në një nivel tjetër në momentin që po ndërtohen organet e reja të drejtësisë.

Pikërisht ky moment, ai i emërimit të antarve të Gjykatës Kushtetuese ka ndezur edhe më shumë konfliktin politik, sidomos midis presidencës dhe mazhorancës.

Është e qartë tashmë se procedurat e ndërtimit të organeve të reja të drejtësisë nuk mund të ndjekin dot atë që shkruhet në Kushtetutë pasi është e pamundur për shkak të boshlleqeve që janë krijuar si pasojë e vetë Reformës. Në këtë kuptim, ndërtimi i organeve të reja të drejtësisë do të ndërtohen me një vendim dhe një insistim të aleatëve ndërkombëtar të Shqipërisë.

Duke patur parasysh këtë situatë që është krijuar, ka nisur edhe konflikti midis presidencës dhe mazhorancës për procedurat e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sepse interpretimet e ndryshme për këtë procedurë janë të shumta.

Këtij konflikti procedurial nuk mund ti shpëtonte dhe konflikti tashmë tre vjecar që kur u aprovua Reforma në Drejtës. Një konflikt i cili sheh mazhorancën në një anë që ka marrë flamurin e Reformës në Drejtësi dhe akuzon opozitën se po bën çmos për të penguar atë sepse ka frikë nga drejtësia. Ndërsa, nga na tjetër, opozita akuzon qeverinë se ka kapur dhe po kap organet e reja në drejtësi. Në këtë frymë është dhe konflikti midis presidencës dhe qeverisë për sa i përket Gjykatës Kushtetuese.

Kujt i intereson në fakt mungesa e Gjykatës Kushtetuese, presidencës apo qeverisë?

Ata që akuzojnë Ilir Metën se po bllokon formimin e Gjykatës Kushtetuese përdorin shpesh argumentin se presidenti ka frikë për shkarkimin e tij sapo kjo gjykatë të formohet.

Mirëpo, nëse lexojmë raportin e Komisionit të Venecias  për zgjedhjet e 30 qershorit shkruhet qartë se Presidenti nuk i ka tejkaluar kompetencat në atë mënyrë sa mund të krijojë premisat për shkarkimin e tij. Nëse Presidenti shkarkohet për atë arsye, atëherë ai do të jetë një vendim politik, e në këtë kuptim, Ilir Meta ka të drejtë të thotë se kjo gjykatë po kapet politikisht.

Ka dhe një argument tjetër kundër Ilir Metës në këtë drejtim, që po abuzon me dekretet dhe kompetencat e tij për shkak se nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Edhe mund të jetë e vërtetë, por fakti është se asnjë dekret i tij në vitin e fundit nuk është marrë parasysh nga mazhoranca. Kështu që, ato nuk kanë patur asnjë efekt për politikën në Shqipëri, pasi forca e kartonëve të mazhorancës mbizotëron gjithmonë kundrejt dekreteve të një presidenti që s’ka asnjë instrument në dorë në këtë aspekt.

Une nuk jam as në mendjen e Ilir Metës dhe as të Edi Ramës për të kuptuar se çfarë planesh ka secili, apo se cfarë lojë po luajnë për Gjykatën Kushtetutes, por një gjë është e sigurtë.  Teorikisht, nëse ka një institucion që i intereson mungesa e Gjykatës Kushtetutese, ajo është qeveria. Madje, kostitucionalizmi ka lindur pikërisht për të kufizuar pushtetin politik të qeverisë, për të evituar atë që quhet tirania e mazhorancës, si dhe për të garantuar liritë dhe të drejta themelore të njeriut nga abuzimi me pushtetin.

Ka pothuajse dy vite që kjo mazhorancë qeverisë, merr vendime dhe aprovon ligje në liri të plotë dhe pa asnjë kontroll, të cilat nuk mund të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese pasi ajo nuk egziston, duke e bërë kështu pushtetin e qeverisë të pakontrollueshëm.

Që kostitucionalizmi është pikërisht për të kufizuar pushtetin e mazhorancës këtë e di dhe një student i vitit të parë. Por, atë që nuk kuptojnë shpesh në opinionin publik , është fakti se demokracia është mazhoritare, ndërsa kostitucionalizmi është minoritar. Konstitucionalizmi është  për të të mbojtur pakicat nga shumica si një element i domosdoshëm për demokracitë kushtetuese bashkëkohore.  Në këtë moment,qeveria e ka mazhorancën për të qeverisur, kurse opozita dhe insitucionet nuk e kanë Gjykatën Kushtetuese për të mbijetuar .

Megjithatë, kemi arritur në  një situatë absurde ku bëjmë diskutime se kujt i intereson më shumë mungesa e Gjykatës Kushtetutese. Prandaj, ngritja e saj sa më shpejt në mënyrë të pavarur është një interes ulëritës i qytetarëve shqiptarë dhe mungesa e saj është në interes të atyre, që pa dallim ngjyre politike, janë mësuar të abuzojnë me pushtetin e tyre.

 

Tags: ervis iljazajGjykata KushtetueseKomisioni i Venecias

TË LIDHURA

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
Next Post
Vendimi i gjykatës/ Vasili: Nuk ishte dënim, por dekorim për Tahirin

Vasili nuk i ndahet Ardian Dvoranit: Të gjithë po përpiqen ta shfajësojnë

“Përshëndetje zoti Edi, më fal”/ Fermeri i ngatërron emrin, ja reagimi i Bashës

“Përshëndetje zoti Edi, më fal”/ Fermeri i ngatërron emrin, ja reagimi i Bashës

Të dehur në timon, kontrolle të rrepta dhe ndaj urbanëve (VIDEO)

Të dehur në timon, kontrolle të rrepta dhe ndaj urbanëve (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

PD kërkon mbledhje të hënën, PS në Janar. Ja kërkesa e SPAK,Mer USB me vete
Aktualitet

PD kërkon mbledhje të hënën, PS në Janar. Ja kërkesa e SPAK,Mer USB me vete

by mirseda
14:49 | 19/12/2025
0

Partia Demokratike ka kërkuar që mbledhja e ardhshme e Këshillit të Mandateve për çështjen e zv/kryeministres Belinda...

SPAK shtyn afatin, hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj ende në proces

SPAK shtyn afatin, hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj ende në proces

14:41 | 19/12/2025
Florjan Binaj i bashkohet protestës së Agron Shehajt te Kryesia e Kuvendit

Florjan Binaj i bashkohet protestës së Agron Shehajt te Kryesia e Kuvendit

14:37 | 19/12/2025
10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë janë të mjaftueshme

10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë janë të mjaftueshme

14:22 | 19/12/2025
Marrëveshje në Bruksel arrihet pa përdorur asetet e ngrira ruse

Marrëveshje në Bruksel arrihet pa përdorur asetet e ngrira ruse

13:48 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com