Aktualitet

Të dehur në timon, kontrolle të rrepta dhe ndaj urbanëve (VIDEO)


               Publikuar në : 15:18 - 18/11/19 M S

Policia Rrugore nuk ka të ndalur me kontrollet në rrugë, ku shumë shoferë janë kapur në shkelje dhe janë gjobitur. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se gjatë fundjavës, janë evidentuar dhe arrestuar 3 drejtues mjetesh, të cilët drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

Po kështu, janë pezulluar 29 leje drejtimi. Nga këto: 12 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, apo në gjendje të dehur. 13 për shpejtësi tej normave të lejuara, 3 për mosvendosje të rripit të sigurimit, dhe 1 për mungesën e kontrollit teknik të mjetit.

Në njoftim citohet fakti se një kontroll i rreptë është ushtruar edhe ndaj automjeteve të transportit publik (autobusë, fugona dhe taksi). Janë pezulluar 6 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, nga masa 0.33mg/l deri në 0.42 mg/l.

Njoftimi i policisë

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në DPPSH, në bashkëpunim me sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, ka ushtuar kontrolle të befasishme në akset rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, të cilat janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.

Gjatë fundjavës, nga kjo Njësi janë evidentuar dhe arrestuar 3 drejtues mjetesh, të cilët drejtonin mjetet në gjendje të dehur, me sasi alkooli nga 0.55 mg/l e deri në 0.67 mg/l.

Janë pezulluar 29 leje drejtimi, nga këto: 12 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 13 për shpejtësi tej normave të lejuara, 3 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 1 për mungesën e kontrollit teknik të mjetit.

Gjithashtu, janë vendosur 79 masa administrative, nga këto: 8 për parakalime të gabuara, 9 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 49 për parkime të gabuara dhe 13 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

Kontroll i rreptë është ushtruar ndaj automjeteve të transportit publik (autobusë, fugona dhe taksi). Janë pezulluar 6 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, nga masa 0.33mg/l deri në 0.42 mg/l.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanashëm.

#bashkëpërsigurinërrugore

“Mund të jetë udhëtimi i fundit”, policia merr masat ndaj shoferëve (VIDEO)

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT