Aktualitet

“Përshëndetje zoti Edi, më fal”/ Fermeri i ngatërron emrin, ja reagimi i Bashës


               Publikuar në : 15:17 - 18/11/19 M D

Kryetari i PD-së Lulzim Basha zhvilloi ditën e sotme një takim në Lezhë me fermerët.

Disa prej këtyre të fundit, i janë ankuar Bashës për mosmbajtjen e premtimeve nga ana e politikanëve.

Ndërkohë, një fermer ka shkaktuar të qeshura, teksa ngatërroi emrin e Lulzim Bashës me atë të kryeministrit Edi Rama.

Pjesë e shkëputur nga biseda:

Fermeri: Përshëndetje zoti Edi, më fal!

Basha: Mirëmbrëma zoti Zef!

Fermeri: Të dëgjova me shumë vëmendje, hë mo se s’prish punë.

Basha: Ta dëgjojmë njëherë se ndoshta ka pas në mendje me i thënë diçka edhe atij.

Fermeri: Jo për Zotin, këtë që po të them ty ia kam thënë edhe atij e ai nuk mundet me ardh me u ballafaqu me ne. Por edhe ty po të them a do vish më me këto fjalë që na the sot këtu? Unë kam qen me Salën, Fatosin, kam le e rrit e jam bo 57 vjeç, asnjëri se ka pru. A do mundesh me u kthy prapë me këto fjalë që na the?

Basha: Faleminderit Zef. Zef ëë??

Fermeri: Po, paradite Zef.

Basha: Po mbasdite?

Fermeri: Mbasdite si të duash.

Gjithashtu mund të lexoni:

Lulzim Basha nxjerr videon: Ja rekordet e vjedhjeve të Ramës

Sikur Lulzim Basha të ishte sot kryeministër i Astirit

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT