Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Kujdes, këto janë organet e trupit më të rrezikuara gjatë një vale të nxehti!

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Kujdes, këto janë organet e trupit më të rrezikuara gjatë një vale të nxehti!

Në qershorin e këtij viti, pjesa më e madhe e Evropës u godit nga një vala e madhe e të nxehtit, me temperatura që arritën rekordin në Francë me afro 46 gradë celcius. Një valë vape, karakterizohet nga temperatura shumë të larta gjatë disa ditëve dhe netëve.

Dhe ato kanë një ndikim të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme. Ne ndihemi më të stresuar dhe më të lodhur. Kur vijnë valë të tilla, autoritetet këshillojnë njerëzit të pijnë sa më shumë ujë. Të shmangin aktivitetet e lodhshme dhe të qëndrojnë në ambjente të freskëta.

Në të kundërtën, rrezikojnë të pësojnë një goditje, që mund të jetë potencialisht kërcënuese për jetën. Por si reagon trupi i njeriut nga temperatura të tilla ekstreme dhe pse është vapa është kaq e rrezikshme? Cilat organe preken më tepër dhe kur gjërat mund të marrin një kthesë fatale?

Mbajtja freskët e trupit

Zakonisht temperatura e trupit të njeriut, luhatet midis 36-38 °C. Këto lloj tempaturash, mundësojnë vazhdimin normal të proceseve biokimike në trupin tonë. Çka është jetike për funksionimin e duhur të qelizave dhe organeve. Kur kjo temperaturë nis të rritet apo ulet, trupi fillon të reagojë në mënyrë fiziologjike, që të rikthejë temperaturën e vet normale.

Kjo përgjigje termo-regullatore është e ngjashme me termostatin që keni në shtëpinë tuaj. Sapo temperatura në shtëpi e kapërcen nivelin ideal, sistemet e ngrohjes apo ftohjes aktivizohen për të rikthyer temperaturën e preferuar. Në trupin e njeriut, ky “termostat” ndodhet në qendër të trurit tonë, në një rajon të quajtur hipotalamus.

Përgjigja e parë dhe më e rëndësishme ndaj rritjes së temperaturave, është shpërndarja e nxehtësisë përmes lëkurës dhe gjymtyrëve të trupit tonë. Siç janë duart dhe këmbët. Ne fillojmë prodhimin e djersës, e cila do të dalë përmes lëkurës tonë, duke shpërndarë nxehtësi gjatë kësaj kohe.

Ky sistem është shumë efektiv në ftohjen e trupit, por mund të kërkojë deri në 2 litra ujë në orë, në rastet e një të nxehti ekstrem. Nëse jo, humbet aftësia për t’u djersitur dhe ftohur, duke sjellë kësisoj një mbinxehje të organeve. Përmes ujit të pijshëm, ne marrin gjithashtu elektrolite dhe kripëra, të cilat ruajnë një aciditet normal të gjakut, gjë që është jetike për funksionimin e qelizave.

Nga truri tek veshka

Ai që ndikohet i pari është sistemi kardiovaskular. Humbja e ujit në trup, përmes djersës, shkakton një rënie të presionit të gjakut në organet qendrore. Për të ruajtur një rrjedhë normale të gjakut në organet jetësore, zemra përpiqet ta kompensojë këtë duke rritur normën e rrahjeve.

Megjithatë, nëse rishpërndarja e rrjedhjes së gjakut shoqërohet me humbje të tepërt të ujit, presioni i gjakut do të bjerë në mënyrë të rrezikshme. Dhe do të shkaktojë zbehje të personit, një shenjë e rëndësishme e goditjes nga nxehtësia.

Në një skenar më të keq, kjo mund të çojë në pushim zemre, nëse nuk merren masa urgjente. Një organ tjetër jetik që vuan nga temperatura e lartë është truri. Rritja e temperaturave, pengon komunikimin midis qelizave nervore. Pasi nxehtësia ndikon në strukturën e ADN-së dhe proteinave, si dhe në strukturën e membranës qelizore.

Dehidratimi shkakton ndërkohë një mungesë balance tek elektrolitet, çka mund të prishë komunikimin e qelizave nervore-muskulore. Sa më gjatë të zgjasë mbinxehja e trupit, aq më serioze mund të jenë pasojat. Shtigjet konjitive të trurit, mund të ç’akordohen dhe të provokojnë ndryshime emocionale, si rritja e ankthit, dhimbje koke dhe dëmtim të arsyetimit.

Një nga mënyrat e ftohjes së trurit, është përmes sistemit të frymëmarrjes. Trupi rrit frekuencën e frymëmarrjes, duke ftohur gjakun që hyn dhe del nga truri. Ajri që hyn në trupin tonë, mund të shihet si një lloj sistemi natyror me ajër të kondicionuar. Megjithatë, efekti i kundërt është rritja e pH së gjakut, për shkak të zvogëlimit të presionit të bikarbonatit dhe CO2. Gjë që mund të rrezikojë funksionimin e qelizave në organe të tjera.

Zorra është një tjetër organ që merr më pak gjak për shkak të rishpërndarjes së tij në periferi. Ajo ndalon së funksionuari normalisht dhe në raste ekstreme mund të shkaktojë të vjellja. Së fundmi, humbja e ujit dhe kripërave, shkakton reagim në traktin urinar.

Nën ndikimin e një hormoni të veçantë nga truri, hormoni antidiuretik, stimulohet ri-përthithja e ujit dhe kripërave. Për të neutralizuar humbjen e presionit të gjakut në sistemin kardiovaskular. Për pasojë, veshkat tona prodhojnë më pak urinë por më të përqëndruar. Që është në ngjyrë kafe dhe kjo na bën të shkojmë më pak në banjë. Periudhat e gjatë të ekspozimit në temperatura të larta dhe dehidratimi mund të sjellin dëmtimin e indeve në veshka./ TIRANA TODAY

Tags: organet e trupitrrezikuaratemperaturatrurivala e madhe e të nxehtitveshka

TË LIDHURA

Çfarë po ndodh?! ChatGPT jashtë funksionit, i padisponueshëm në të gjithë botën
Bota

Çfarë po ndodh?! ChatGPT jashtë funksionit, i padisponueshëm në të gjithë botën

15:11 | 03/09/2025
Këtë të diel, sytë nga QIELLI NË TIRANË! Do bëhemi dëshmitarë të një prej shfaqjeve më të bukura natyrore
Kuriozitete

Këtë të diel, sytë nga QIELLI NË TIRANË! Do bëhemi dëshmitarë të një prej shfaqjeve më të bukura natyrore

14:31 | 02/09/2025
15 sekonda mund të shpëtojnë jetën, stetoskopi me Inteligjencë Artificiale zbulon sëmundjet e zemrës
Kuriozitete

15 sekonda mund të shpëtojnë jetën, stetoskopi me Inteligjencë Artificiale zbulon sëmundjet e zemrës

21:16 | 30/08/2025
Next Post
Meta refuzon Gjinushin, Akademia e Shkencave: Të rishikohet vendimi

Meta refuzon Gjinushin, Akademia e Shkencave: Të rishikohet vendimi

Nuk aprovoi mandatin e Valbona Sakos në Durrës, PS kërkesë Gjykatës

Nuk aprovoi mandatin e Valbona Sakos në Durrës, PS kërkesë Gjykatës

Masakra në Tomorr, policia shpall 7 persona në hetim

Masakra në Tomorr, policia shpall 7 persona në hetim

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Mbi 1,457 viktima nga tërmeti në Afganistan, të mbijetuarit në vështirësi
Bota

Mbi 1,457 viktima nga tërmeti në Afganistan, të mbijetuarit në vështirësi

by mirseda
10:03 | 04/09/2025
0

Ekipet e shpëtimit luftuan për të nxjerrë trupat nga rrënojat e shtëpive të shkatërruara nga tërmetet në...

Kamioni kreu parakalim të rrezikshëm në aksin Kakavije-Gjirokastër, e pëson shoferi

Kamioni kreu parakalim të rrezikshëm në aksin Kakavije-Gjirokastër, e pëson shoferi

09:38 | 04/09/2025
Babë e bir kapen nga policia për plagosje në Shkodër, sekuestrohet arma e krimit

Babë e bir kapen nga policia për plagosje në Shkodër, sekuestrohet arma e krimit

09:12 | 04/09/2025
ALARM NË GJERMANI – Shpërthen gripi i pulave

ALARM NË GJERMANI – Shpërthen gripi i pulave

09:04 | 04/09/2025
Gjermania, po kthen gjithnjë e më shumë emigrantë në atdhe

Gjermania, po kthen gjithnjë e më shumë emigrantë në atdhe

09:01 | 04/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com