Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kufizimet e Covid/ Ja vendet dhe kushtet se si udhëtojnë shqiptarët

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Autoriteti i Aviacionit Civil pezullon fluturimet nga Tirana me 10 aeroporte

Zvicra iu shtua listës së vendeve që heqin kufizimet anti-Covid për shtetasit shqiptarë. Vendimi për të hyrë në Zvicër hyri në fuqi që nga dita e sotme. Sipas këtij urdhri mjafton bileta, pasaporta dhe një maskë. Vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë Austria, Holanda, Belgjika dhe Zvicra.

Ndërkohë, përsa i përket vendeve të Bashkimit Europian  Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron se, nëse për të shkuar në Belgjikë dhe Zvicër mjaftojnë vetëm bileta, pasaporta dhe maska, për të udhëtuar drejt Holandës duhet te keni plotësuar dhe deklaratën e shëndetit.

Por cilat janë vendet e tjera që kanë hequr, apo lehtësuar lëvizjen?

Austria ishte ndër të parat që hoqi kufizimet, duke lënë si kusht të vetëm maskën e llojit FFP2. Franca gjithashtu ka zbutur kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, ndërsa sa u takon personave të pa vaksinuar, ata mund të udhëtojnë vetëm nëse kanë një test PCR të 72 orëve të fundit, ose testin e antigjenit. Personat që janë të vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson janë të lirë të hyjnë në Francë, kurse vaksinat e tjera, ende nuk njihen. Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:

  • 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);
  • 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);
  • 2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).

Danimarka prej 25 qershorit hoqi kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike. Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë, mjafton që të kenë një PCR të 72 orëve të fundit, test antigjen, ose certifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA, pra AstraZebecan, Pfizer, Moderna ose Johnson&Johnson.

Holanda hoqi duke filluar nga 24 qershori të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike që udhëtojnë për atje, pavarësisht arsyes. Në këtë vend nuk kërkohet test dhe as kriter vaksine. I vetmi kriter që u kërkohet qytetarëve shqiptarë është që të plotësojnë Formën e Deklaratës së Shëndetit në linkun: https://www.government.nl/documents/publications/2020/07/07/information-for-passengers-flying-to-and-from-the-netherlands

Bullgaria ishte shteti i parë që hoqi kufiuzimet. Ajo njeh të gjitha llojet e vaksinave, ndërsa për udhëtarët e pavaksinuar kërkohet një test PCR.

Rumania pasoi vendimin e Bullgarisë për shtetasit shqiptarë, ku njihen të gjitha llojet e vaksinave.

Spanja ka lehtësuar prej disa ditësh tashme kriteret e udhëtimit për shqiptarët. Atje mund të hyjnë vetëm qytetarët shqiptarë që kanë vërtetim se kanë bërë të dyja dozat e vaksinës dhe të paktën 14 ditë kohë parë udhëtimit. Vaksinat që njeh janë Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Janssen, Sinopharm apo Sinovac-CoronaVac .

Hungaria gjithashtu njeh të gjitha llojët e vaksinave pas një marrëveshjeje mes dy vendeve për njohje të ndërsjellë të tyre. Marrëveshja u arrit gjatë vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Budapest, ku u takua me homologun e tij hungarez, Viktor Orban.

Gjermania ka hapur dyert, por me kusht që qytetarët të jenë të vaksinuar me një nga tre vaksinat e njohura nga EMA, të kenë një dëshmi që kanë kaluar më parë Covid, apo një test negativ të 72 orëve të fundit. Greqia liroi masat më 19 qershor. Ky vend njeh të gjitha vaksinat dhe lejon udhëtimit për çdolloj arsyeje.

Turqia lejon lëvizjen nëse udhëtari ka dëshmi të vaksinimit, test negativiteti, apo vërtetim të kalimit të Covid.

Ku nuk mund të udhëtojmë?

Pavarësisht vendeve që kanë lejuar hyrjen e shqiptarëve duke zbutur rregullat apo lehtësuar krejtësisht ato, në BE ka ende vende ku shqiptarët nuk mund të udhëtojnë lehtësisht. Kështu janë Italia, Suedia, Portugalia, Sllovenia, Republika Ceke dhe Sllovakia që kanë rregulla të ashpra.

Shqipëria është përfshirë në listën jeshile nga BE, që do të thotë me rrezikshmëri të ulët infeksioni e me të cilën rekomandohet hapja e kufijve. Por, secili shtetet anëtar e ka në dorë vetë që të përcaktojë afatet dhe kushtet. Vendimi i BE u lë po ashtu dorë të lirë vendeve anëtare të zgjedhin se cilat certifikata do të pranojnë, cilat vaksina do të njohin dhe çfarë kufizimesh do të vendosin në kufi.

Çfarë duhet të kenë me vete udhëtarët?:

Formularin e Lokalizimit të Pasagjerëve (i detyrueshëm për të gjithë, nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.

Certifikatë vaksinimi, test PCR ose Rapid.

Ose certifikatë e diagnozës pozitive (e vlefshme për 2 deri në 9 muaj)

Fëmijët mbi 12-vjeç do të kenë të njëjtat kritere si të rriturit. Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse.

Frikë nga versioni “Delta”

Por, pavarësisht të lehtësimeve të lëvizjeve, nuk janë të pakta shqetësimet në mbarë globin nga përhapja e shpejtë e mutacionit “Delta”, për të cilin shkencëtarët thonë se është tetë herë më ngjitës se varianti fillestar dhe tashmë është identifikuar në 85 vende të botës. Mbi të gjitha, frika është se ky lloj mutacioni do të dominojë në Evropë në fund të Gushtit dhe më konkretisht do të përbëjë 90% të të gjitha rasteve në BE.Ekspertët e kanë bërë të qartë se e vetmja armë që është provuar të jetë efektive në trajtimin e këtij lloji të veçantë, i cili nga njëra anë duket më ngjitës se të tjerët, dhe nga ana tjetër duket më i rrezikshëm, sidomos në spitale, është vaksinimi i plotë.

Qeveritë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë bërë thirrje për marrjen e masave për të shpejtuar fushatat e vaksinimit dhe vlerësohet se nëse një valë e katërt ndodh në vjeshtë për shkak të mutacionit, ajo do të godasë ata që nuk janë vaksinuar.

Në cilat vende mbizotëron “delta”

Indonezia, Rusia dhe Izraeli, tashmë janë duke përjetuar një ringjallje të numrit të infeksioneve të reja. Ky rikthim mësohet se është shënuar pjesërisht edhe për shkak të përhapjes së llojit Delta, ndërsa shumë vende janë në panik. Ndërkaq, Britania ka raportuar një rritje të infeksioneve me mutacionin Delta, dhe zyrtari më i lartë i shëndetit publik të Gjermanisë ka parashikuar që varianti do të dominojë së shpejti, pavarësisht rritjes së numrave të vaksinimit. Varianti i koronavirusit Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi në Prill, tani është përhapur në të paktën 85 vende, sipas OBSH-së./ Tirana Today

Tags: COVID-19kufizimeshqiptareudhetime

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Varianti Delta krijon ‘panik’ në Australi/ Sidnei në karantinë dy javore

Varianti Delta krijon 'panik' në Australi/ Sidnei në karantinë dy javore

Foto/ Ministri britanik reagon pas fotove duke puthur ndihmësen

Britani/ U filmua duke puthur asistenten, dorëhiqet ministri i Shëndetësisë

Danimarka, 'hirushja' e Euro 2020/ Shkatërron Uellsin dhe kalon në çerekfinale

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com