Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ku ndryshon 14 shkurti i Kosovës, me 25 prillin e Shqipërisë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
BE- Shqipëri, ose dashuri në kohën e koronavirusit

Nga: Alfred Peza

Dy shtetet shqiptare në Ballkan, si kurrë më parë janë në të njëjtën kohë, në fushatë elektorale për zgjedhjet e reja parlamentare. E kjo veç të tjerash, na ndihmon që të bëjmë një krahasim më pak çalues, përsa i përket pikave të përbashkëta dhe se ku ndryshon “Shën Valentini” i Kosovës, nga 25 prilli i Shqipërisë.

Kristalizimi i aleancave dhe koalicioneve partiake, në të dyja anët e kufirit formal mes dy vendeve tona, ta jep tani këtë mundësi. Vulën ia vuri firmosja e marrëveshjes mes Kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe udhëheqëses së Nismës “Guxo”, duke u angazhuar që të garojnë sëbashku. Sipas saj, Albin Kurti do të kandidojë për postin e Kryeministrit, ndërsa Vjosa Osmani për atë të Presidentes së vendit.

Pika që i bashkon aleancat parazgjedhore, si në Tiranë ashtu dhe Prishtinë, është se sfiduesit që synojnë rikthimin në pushtet janë më pranë njëri tjetrit politikisht. Qenia në opozitë e partive të tyre dhe në Presidencë e Ilir Metës dhe Vjosa Osmanit, është njëra anë. Kryesorja, është se kohët e fundit, kanë ardhur duke i parafruar si kurrë më parë qëndrimet e tyre në skenën politike mbarëkombëtare.

E pikërisht, këtu ku duket se ndodhet pika më e fuqishme që i bashkon, është edhe pika më e dobët e kufirit që i ndan ata jo thjeshtë si programe, si filozofi, si kahje në spektrin politik, si qasje, si frymë apo si gërmë. Mbi të gjitha, si ofertë reale elektorale për të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës.

Nëse Albin Kurti u tha me krenari gazetarëve krah Vjosa Osmanit se “këtij binomi që keni para jush i përket e ardhmja” në Kosovë, e sigurtë është se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë një binom që u përket e shkuara në Shqipëri.

Të qenurit e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit të rinj edhe në moshë edhe si pjesë e elitës së re politike të Prishtinës, është një avantazh për ta, në raport me elitën e vjetër të mbi dy dekadave të pas luftës. Qoftë kjo jo vetëm në raport me Kryetarin e LDK Isa Mustafa, por edhe me ish komandatët e UÇK të shndërruar në liderë politikë. Pa harruar që një pjesë e tyre, këtë radhë ndodhen në Gjykatën e Hagës, në pamundësi qoftë edhe fizike për të qenë pjesë aktive e kësaj fushate elektorale në terren.

Pikërisht këtu qëndron edhe kontrasti më i madh, mes koalicioneve opozitare në Tiranë dhe Prishtinë, liderët e të cilave ndodhen dukshëm në pozita diametralisht të kundërta me njëra tjetrën. Sepse si Sali Berisha ashtu dhe Ilir Meta kanë prej 30 vitesh që janë pjesë e një elite të vjetër politike në Shqipërinë postkomunistë, të cilat në vendet e tjera të ish Lindjes Komuniste, kanë dalë prej shumë e shumë vitesh nga skena e madhe, duke i hapur rrugën të rinjve.

Ndaj nëse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do ta përdorin pozitën e tyre politike në raport me të shkuarën,- siç edhe po bëjnë,- ata do të jenë më të avantazhuar në zgjedhjet e 14 shkurtit për të ardhmen politike në Kosovë. E nëse oferta kryesore politike e PD dhe LSI për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, është e shkuara e Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit kuptohet që ky është edhe disavantazhi më i madh që ka opozita në Shqipëri në përpjekjet e saj për tu rikthyer pas 8 vjetësh në pushtet.

Tirana elektorale e pranverës së vitit 2021, nuk ka asnjë prurje të re, në lidershipin politik opozitar. Të njëjtët që ishin në 2013 në pushtet, të njëjtët janë edhe sot, që presin të rikthehen sërisht: Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, Agron Duka dhe katërshja e pandryshueshme në krye të PD dhe LSI.

Në këto kushte nëse në Kosovë kali i betejës elektorale mbetet lufta mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes elitës së vjetër dhe të re politike, mes liderëve të vjetër dhe liderëve të rinj, në Shqipëri sfida është e një lloji krejt tjetër gati gati në kufijtë e një sfide unikale.

Këtë radhë kali i betejës elektorale në Tiranë, mbetet ndarja njëherë e përgjithmonë nga liderët e vjetër të post komunizmit, për ti hapur edhe këtu rrugën liderëve të rinj politikë dhe riformatimit të opozitës. Kjo do të thotë se nëse në Kosovë fitorja me shumë gjasë do i buzëqeshë Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, në Shqipëri e vetmja alternativë mbetet, fitorja e mandatit të tretë nga PS dhe Kryeministri Edi Rama.

Tags: Albin KurtiAlfred PezaVjosa Osmani

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Ekspertët të shqetësuar për shtyrjen e dozës së dytë të vaksinës

Ekspertët të shqetësuar për shtyrjen e dozës së dytë të vaksinës

Spërkatën ‘BMW’ me benzinë, kamerat e sigurisë filmojnë autorët

Spërkatën ‘BMW’ me benzinë, kamerat e sigurisë filmojnë autorët

Aksident i rëndë në Tiranë, shoferja merr përpara kalimtarin në trotuar (VIDEO)

Aksident i rëndë në Tiranë, shoferja merr përpara kalimtarin në trotuar (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore
Aktualitet

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

by mirseda
17:54 | 12/02/2026
0

Dhoma e Avokatisë Vlorë, përmes një deklarate publike drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë,...

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Spiropali përshëndet deklaratën e Kuvendit për ish-krerët e UÇK-së

Spiropali përshëndet deklaratën e Kuvendit për ish-krerët e UÇK-së

17:17 | 12/02/2026
U largua nga drejtimi i Prefekturës së qarkut të Tiranës, Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT

U largua nga drejtimi i Prefekturës së qarkut të Tiranës, Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT

16:43 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com