E shtunë, 6 Mars, 2021
13 C
Tirana

Spërkatën ‘BMW’ me benzinë, kamerat e sigurisë filmojnë autorët

Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.15 në Durrës, rreth orës 03:30. Pronari i mjetit tip ‘BMW’, gjatë dëshmisë së dhënë në polici është shprehur se nuk ka patur konflikte me asnjë person.

“Nuk kam pasur asnjëherë konflik me njeri. Momentalisht nuk dyshoj te askush”, mësohet të jetë shprehur pronari i mjetit. Makina në pronësi të shtetasit R.Xh., u dogj tërësisht, ndërsa nga ngjarja ka vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar.

Në polici janë shoqëruar disa persona të dyshuar, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Personat që kanë kryer aktin janë filmuar duke mbajtur në dorë bidona me benzinë, të cilat i kanë përdorur për të djegur mjetin.

Kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendngjarjes kanë kapur dy persona, të cilët ishin të veshur me kapuç dhe kanë spërkatur makinën me benzinë duke i vënë flakën, raporton “dosja.al”

Si provë materiale policia ka evidentuar bidonat të cilët janë gjetur në oborrin e shtëpisë. Policia ka shoqëruar për në komisariat disa persona, të cilët dyshohen se mund të jenë autorët e ngjarjes. Policia nuk përjashton mundësinë e ndonjë konflikti që pronari i makinës mund të ketë me ndonjë person.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Premier League/ Leicester me mungesa, Arsenali luan për Champions-in

Një katastrofë përsa i përket formës, ka bërë që kontrolli i Leicesterit në vendin e katërt në Premier League të zbehet. Ekipi i pozicionuar në...

Meta sfidon Ramën: Në takim me njerëzit pa truprojë (Video)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shfaqur sot në njësinë 10 në kryeqytet, duke takuar qytetarë të ndryshëm. Disa persona ndalojnë dhe e përshëndesin me...

SHBA-ja dënon “sulmin” e Kinës ndaj autonomisë së Hong Kongut

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar vendimet e Kinës për të rregulluar sistemin elektoral të Hong Kongut dhe i kanë konsideruar ato si “sulm të...

Tjetër tërheqje nga PS-ja, deputeti Vorpsi: Do t’ia kaloj stafetën të rinjve

Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherësh Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi ka njoftuar largimin e tij nga politika. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Basha: Sfida më e madhe pas 25 prillit, frenimi i ikjes së të rinjve nga vendi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim online me studentë dhe përfaqësues të EDS (European Democrat Students). Të pranishëm në këtë takim...