Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme, duke sjellë dhe shira të pakët në zonat veriperëndimore.
Ndërsa pasditja me kthjellime pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.
Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.