Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kryesindikalisti Xhimi Hofa, që ndërtoi kazinotë e mafias në Las Vegas

6 vjet ago
in Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Kryesindikalisti Xhimi Hofa, që ndërtoi kazinotë e mafias në Las Vegas

Në mesin e shumë triumfeve të regjizorit amerikan Martin Skorceze, “The Irishman” ishte filmi i duhur për të rizbritur në sheshin e xhirimit aktorin e famshëm Al Paçino. Ai luan rolin e kreut të sindikatës së punëtorëve në SHBA, Xhimi Hofa, në kulmin e epokës së re të gangsterëve, duke e shndërruar në një nga rolet më të mëdha të Paçinos ndër dekada.

Por Hofa është gjithashtu një personazh, që i ka dhënë mundësi Paçinos të luajë një rol që ai e bën mësë miri. Portretizimin e njerëzve të vërtetë. Dhe në fakt historia e vërtetë e Xhimi Hofas, nuk ka nevojë për zbukurime. Ai bëri shumë armiq në kohën e vet, por edhe shumë miq të rrezikshëm.

Lindi në vitin 1913 në shtetin e Indianas. Babai i tij, një minator i qymyrit, vdiq nga një tumor në mushkëri kur Xhimi ishte vetëm 7-vjeç. Kjo tragjedi e ndërgjegjësoi atë që në moshë të re, mbi rëndësinë e jashtëzakonshme që kanë kushtet e sigurta të punës dhe të drejtat e punonjësve.

Në vitin 1930, Hofa nisi të organizonte grevat e punëtorëve, teksa punonte në një dyqan ushqimesh në Detroit. Ai e braktisi shkollën kur ishte vetëm 14-vjeç, dhe u përfshi në aktivitetin sindikal që në moshë të re. Në fillim, ishte kryetar i Këshillit të Shoferëve të Shteteve Qendrore. Në vitin 1957, ai u zgjodh president i “International Brotherhood of Teamsters”.

Ai do të ishte një nga figurat më të famshme në historinë e sindikatës, dhe në një moment u bë ndër njerëzit më të pushtetshëm në Amerikë. Nën drejtimin e tij, sindikata u bë më e madhja në vend. Ai luftoi me forcë për të drejtat e punëtorëve, dhe arriti disa fitore të mëdha, si pakti i vitit 1964 me qeverinë, që i garantoi një kontratë pune gati të gjithë drejtuesve të kamionëve në SHBA.

Hofa nuk ishte thjesht i famshëm. Ai ishte një emër shumë familjar në kohën e tij. Në atë kohë, gati një e treta e amerikanëve i përkisnin një sindikate, dhe “The Teamsters” ishte më e madhja nga të gjitha. Siç shprehet në një moment Robert De Niro në “The Irishman”, reputacioni i Hofas, ishte i krahasueshëm me atë të grupit muzikor britanik “The Beatles”, apo këngëtarit amerikan Elvis Presli.

Por ndërsa Hofa u bë shumë i pushtetshëm, ai u tërhoq ndërkohë edhe në një rrjet të dhunshëm të krimit të organizuar. Frenk Shiran, drejtuesi real i mafias që luhet nga Robert De Niro, thotë se ishte krahu i djathtë i Hofës, dhe se në fund u ngarkua ta vriste kryesindikalistin në vitin 1975.

Kjo është një dëshmi e dhënë nga vetë Shiran, shkrimtarit Çarls Brand. Në fakt, nuk është e qartë nëse Shiran dhe Hofa ishin aq shumë të afërt me njëri-tjetrin. Por është e vërtetë që sindikata e “The Teamsters”, kishte lidhje të forta me mafian. Dhe se vetë Hofa ishte njeriu kyç në këtë lidhje. Gjithçka lidhet me fondin e pensioneve.

“The Teamsters”, grumbulluan një llogari të madhe bankare që tërhoqi interesin e mafies. Fondi i pensionit, u bë një pjesë thelbësore e “ekosistemit” mafioz, duke u siguruar shumë para anëtarëve të Cosa Nostras, dhe duke financiar ndërtimin e kazinove të Las Vegas, ndihmuar në manipulimin e zgjedhjeve politike, dhe korruptimin e zyrtarëve të ndryshëm.

Dhe natyrisht, Hofa mori pjesën e tij të fitimeve. Kjo ngatërresë e madhe me mafian, e bëri Hofan një objektiv kryesor të vëllezërve Kenedi. Siç tregohet në film, ka pasur një konflikt të ashpër midis dinastisë së famshme politike amerikane dhe Hofas. Robert Kenedi, u bë prokuror i përgjithshëm në vitin 1961. Ai nisi një “kryqëzatë” të pamëshirshme kundër krimit të organizuar në SHBA.

Kenedi besonte se Hofa, po i përdorte paratë e sindikatës për të paguar organizatat mafioze. Dhe pavarësisht përpjekjeve të mëdha të Hofas për të shmangur proceset gjyqësore ndaj tij, Robert Kenedi arriti ta dënojë kreun e sindikatës në vitin 1964. Pas 3 viteve përpjekje për të apeluar vendimin, Hofa u dënua me 13 vjet burg për ryshfet dhe mashtrim.

Por falë pranisë së fuqishme anti-Kenedi në skenën politike amerikane, Hofa doli nga burgu pas vetëm 5 vjetësh. Por si vdiq Hofa, dhe pse vrasja e tij mbetet ende një mister? Pavarësisht burgosjes, Hofa mbeti presidenti i sindikatës “Teamsters” deri në vitin 1971, duke refuzuar të tërhiqej.

Shumë vetë besojnë, se kemi të bëjmë me një vrasje që ka lidhje me mafian. Përpjekjet e Hofas për të rivendosur pushtetin e tij në sindikatë, nuk u panë me sy të mirë nga bashkëpunëtorët e tij mafiozë, dhe në vitin 1975 Hofa u zhduk pa lënë gjurmë.

Vendndodhja e fundit e njohur e Hofas ishin shtëpia e tij në Detroit, prej nga ku thuhet se u largua për të zhvilluar një takim në një restorant me mafiozët e lidhur me sindikatat, Entoni Provencano dhe Entoni Xhakalone. Por Hofa nuk u kthye më kurrë në shtëpi.

Në 1982, pas përpjekjeve të pasuksesshme për të gjetur vendndodhjen e ish-shefit të sindikatës, Hofa u shpall ligjërisht i vdekur. Mbi zhdukjen e tij janë shkruar disa libra. Në dekadat e fundit, 14 njerëz kanë pohuar se e kanë vrarë Hofan. Dhe ndonëse dosjet e FBI, raportojnë se Shiran ndodhej në Detroit në kohën e vdekjes së Hofas, disa raporte thonë se ai mund të ketë qenë i përfshirë në vrasje, por nuk ka pasur një rol kryesor në këtë krim.

TIRANA TODAY

Tags: Robert De NiroThe IrishmanXhimi Hofa

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Vuçiç: Të ishte për Putinin, nuk do të bombardoheshim në vitin 1999

Vuçiç: Të ishte për Putinin, nuk do të bombardoheshim në vitin 1999

Durrës/ Hajdutët përfitojnë nga tërmeti, vjedhin nga banesat e braktisura

Durrës/ Hajdutët përfitojnë nga tërmeti, vjedhin nga banesat e braktisura

Meta: Kjo fatkeqësi natyrore dëshmoi solidaritetin mbarëkombëtar

Meta: Kjo fatkeqësi natyrore dëshmoi solidaritetin mbarëkombëtar







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar
Bota

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar

by mirseda
22:43 | 24/02/2026
0

Rreth 30 udhëheqës të vendeve aleate me Ukrainën i kanë bërë thirrje Rusisë të pranojë një armëpushim...

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

21:25 | 24/02/2026
“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

21:01 | 24/02/2026
Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com