E shtunë, 28 Mars, 2020
11 C
Tirana

Vuçiç: Të ishte për Putinin, nuk do të bombardoheshim në vitin 1999

Lexo edhe ...

Juventus mer vendimin për pagat e lojtarëve

Lojtarët dhe trajneri i ekipit të parë heqin dorë nga një pjesë e pagës. Kursimi... 90 milion euro. Juventus është skuadra e parë italiane që...

Vetëvendosje kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme pas koronavirusit

Lëvizja Vetëvendosje tha të shtunën se deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për këshillime me partitë politike për formimin e qeverisë së re,...

Rama: Ata që shajnë e mallkojnë do t’i mohojnë ato që thonë sot

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një video përmes së cilës tregon se aksioni humanitar për të ndihmuar njerëzit në nevojë në këto...

30 mjekë dhe infermierë drejt Italisë/ Meta: Mirënjohje dhe krenari

30 mjekë dhe infermierë shqiptarë janë nisur ditën e sotme në drejtim të Italisë, e cila prej javësh është gjunjëzuar nga koronavirusi. Qeveria shqiptare ka...

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të martën në Sochi të Rusisë se po të ishte në vitin 1999 në krye të federatës ruse Vladimir Putin, nuk do të ndodhte bombardimi i Serbisë nga NATO-ja.

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin rus të cilit i tha se nuk “është optimist” për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën, pavarësinë e së cilës Beogradi vazhdon ta kundërshtojë dhe për këtë ka edhe mbështetjen e Moskës.

Presidenti rus tha se zgjidhja për Kosovën duhet të kërkohet në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe se Rusia mbështet çdo zgjidhje që do të arrihej në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por do të jetë në anën e Serbisë.

Të dy ata u zotuan për zgjerimin e lidhjeve energjetike de ushtarake. Presidenti serb tha se Serbia pret pajisjen e ushtrisë së saj me armatime të tjera ruse ndërsa theksoi se “po të vendoste Putini në Rusi në vitin 1999, Serbia nuk do të bombardohej…”.

Bombardimet e NATO-s në vitin 1999 u dhanë fund mizorve të forcave serbe në Kosovë, e cila në shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë e saj me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Serbia mbetet aleate e Rusisë, ndonëse synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian ndërsa shumica e serbëve e shohin Rusinë si mbrojtëse të tyre edhe për shkak të qëndrimit të saj kundër pavarësisë së Kosovës.

Takimi i së martës pasoi zbulimin e një skandali të spiunazhit muajin e kaluar ku ishin përfshirë agjentë rusë dhe pjesëtarë të ushtrisë serbe.

Ndonëse kishte pohuar se janë dokumentuar operacionet e tilla të spiunazhit, presidenti serb kishte thënë se kjo nuk do të dëmtojë marrëdhëniet “vëllazërore” të Serbisë me Rusinë dhe kishte ritheksuar zotimin se vendi i tij nuk do të mbështesë asnjë veprim kundër Moskës, njësoj siç ka kundërshtuar të mbështesë sanksionet ndërkombëtare ndaj saj për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Juventus mer vendimin për pagat e lojtarëve

Lojtarët dhe trajneri i ekipit të parë heqin dorë nga një pjesë e pagës. Kursimi... 90 milion euro. Juventus është skuadra e parë italiane që...

Vetëvendosje kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme pas koronavirusit

Lëvizja Vetëvendosje tha të shtunën se deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për këshillime me partitë politike për formimin e qeverisë së re,...

Rama: Ata që shajnë e mallkojnë do t’i mohojnë ato që thonë sot

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një video përmes së cilës tregon se aksioni humanitar për të ndihmuar njerëzit në nevojë në këto...

30 mjekë dhe infermierë drejt Italisë/ Meta: Mirënjohje dhe krenari

30 mjekë dhe infermierë shqiptarë janë nisur ditën e sotme në drejtim të Italisë, e cila prej javësh është gjunjëzuar nga koronavirusi. Qeveria shqiptare ka...

Kosovë/ Shkon në 90 numri i të prekurve nga koronavirusi

Autoritetet në Kosovë kanë pohuar se janë konfirmuar 2 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 90. Instituti...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT